Ënjtja e gjymtyrëve, kura me majdanoz

Author

Categories

Share

Për arsye të ndryshme thuajse të gjithë njerëzit kanë vuajtur të paktën një herë në jetë nga fryrja e gjymtyrëve. Termi mjekësor që përshkruan këtë gjendje është “edemë periferike” dhe është rezultat i mbajtjes së lëngjeve në indet e këmbëve. Edema mund të jetë një simptomë e sëmundjeve kardiovaskulare, një bllokim në sistemin limfatik, mpiksjes së gjakut në këmbë, ose ënjtje e membranës që rrethon zemrën. Megjithatë, edema mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i terapisë hormonale, shtatzënisë apo qetësuesve të dhimbjes si ibuprofen dhe naproxen. Nëse përjetoni ënjtje së bashku me simptoma si dhimbje gjoksit që zgjat më shumë se disa minuta, keni vështirësi në frymëmarrje, marramendje, ose shpërqëndrim, telefononi menjëherë urgjencën. Ju mund të jeni duke vuajtur nga një mpiksje gjaku në mushkëri ose një kompliakacion të zemrës.

Ënjtja e këmbëve

Ënjtja e këmbëve për shkak të ulurit të gjatë ose qëndrimit në këmbë ndikon negativisht mbi kualitetin e jetës së njerëzve. Këmbët, veçanërisht kyçet, janë pjesë e trupit ku më shpesh mund të vërehen të ënjtur (edem).

Shenjat

Shenjat e para janë ndenja e parehatshme tek këpucët dhe shtrëngim, që fillon nëse gjatë kohës qërrini ulur ose qëndroni në këmbë. Në disa raste, mund të vërehen dhimbje e plogështi. Por ënjtje tek këmbët mund të jetë edhe simptoma e parë për sëmundje sistematike. Cilat sëmundje sistematike manifestohen me ënjtjen e këmbëve, përgjigje na dha Dr. Ljupço Stojkovski, specialist nefrolog, në Spitalin  e klinikës “Acibadem Sistina”.

Ënjtja në këmbë dhe shputa

Ënjtja në këmbë dhe shputa, shpesh është simptoma fillestare e insuficiencës venoze, gjëndje kur gjaku me vështirësi lëviz nëpër vena prej këmbëve drejt zemrës. Në kushte të këtilla lëngu qëndron në indet e buta në pjesën e poshtme të këmbëve dhe shputave. Po ashtu, insuficienca venoze mund të sjellë edhe ndryshime në lëkurë, me paraqitjen e të thatit dhe infeksionit.

Shtatzënia 

Të ënjturit e këmbëve mund të paraqiten edhe në periudhën e shtatzënisë, për shkak të ndikimeve prej hormoneve. Veçanërisht është e rëndësishme të keni kujdes me ënjtjet e këmbëve gjatë shtatzënisë. Gjatë rritjes së foshnjes, ndikimi i peshës së foshnjës e rritë presionin mbi legenin e nënës. Kjo gjëndje shkakton presion në venat kryesore dhe në kanalet limfatike në trupin e nënës. Nëse foshnja është ulur në mënyrë asimetrike në stomakun e nënës ose nëse është e anuar në njërën anë, kjo mund të shkaktojë ënjtje serioze në këmbën që është në atë anë. Është e rëndësishme të konsultoheni me specialistin, veçanërisht pas muajit të gjashtë të shtatzënësie kur të ënjturit janë më të shprehur në njërën këmbë ose tek të dyja.

Infeksioni

Ënjtja në këmbë dhe shputa mund të jetë shenjë edhe për infeksion. Pacientët me nefropati diabetike, kanë rrezik të rritur  të zhvillojnë infektim të lëkurës së këmbëve. Nëse keni sëmundje sheqeri, rregullisht duhet t’i kontrolloni këmbët, nëse keni fshikë ose plagë të cilat për shkak të dëmtimit të nervave mund të manifestohen me dhimbje të dobët. Nëse vëreni ënjtje në këmbë ose flluskë që është e infektuar, menjëherë paraqituni tek mjeku.

Ngurtësimi i gjakut 

Ngurtësimi i gjakut në venat e këmbëve mund ta ndërpresë qarkullimin e gjakut deri tek zemra dhe të shkaktojë ënjtje të kyçeve dhe shputave. Ngurtësimi i gjakut mund të jetë sipërfaqësore (në venat nën lëkurë) ose e thellë (gjëndje e njohur si trombozë e thellë venoze). Nëse keni trombozë të thellë venoze, mund të bllokohen një ose më shumë vena kryesore në këmbë. Këto ngurtësime mund të jenë të rrezikshme për jetën nëse shkëputen dhe arrijnë deri tek zemra dhe mushkëritë. Prandaj, nëse keni ënjtje në njërën këmbë, të shoqëruar me dhimbje dhe ethe të dobëta, dhe nëse këmba e ndryshon ngjyrën, menjëherë paraqituni tek mjeku.

Zemra, mëlçia ose veshkat

Ndonjëherë ënjtja në këmbë mund të tregojë për probleme me zemrën, mëlçinë ose veshkat. Nëse kyçet ënjten në orët e mbrëmjes, mund të jetë shenjë se uji mbetet në trup për shkak të dobësisë së zemrës. Sëmundjet e veshkave po ashtu mund të shkaktojnë ënjtje në këmbë dhe kyçe. Kur veshkat nuk funksionojnë si duhet, lëngu në trup nuk mund të hidhet jashtë në tërësi. Sëmundjet e mëlçisë mund të ndikojnë mbi taitjen e proteinës albuminë, e cila qëndron në ujë në inde dhe qarkullim. Gravitacioni shkakton që lëngu të mbetet tek këmbët dhe kyçet, por lëngu mund të akumulohet edhe në pjesën e stomakut dhe kraharorit. Nëse ënjtja është e shoqëruar edhe me simptoma të tjera si lodhje, humbje e oreksit dhe rritje e  peshës trupore, menjëherë vizitoni mjekun tuaj. Nëse nuk mund të merrni frymë ose keni dhimbje në kraharor, presion e shtrëngim, menjëherë paraqituni tek mjeku.

Ënjtja e gishtave

Gishtat ënjten për një sërë arsyesh, disa të padëmshme, por ndonjëherë ënjta mund të paralajmërojë për gjëndje më të rënda shëndetësore. Ja cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ënjtjes së gishtave, dhe kur duhet të konsultoheni me mjekun.

Osteoartriti

Nëse ju janë ënjtur artikulacionet kockore të gishtave, shkaku mund të jetë osteoartriti, sidomos nëse i keni gishtat të ënjtura në mëngjes. Osteoartriti shoqërohet shpesh (jo gjithmonë) me dhimbje dhe ngurtësim të gishtave. Artriti reumatoid, një sëmundje autoimunitare që prek veshjen e  brëndshme të artikulacioneve, mund të shkaktojë gjithashtu ënjtje. Ndryshe nga osteoartriti, artriti reumatoid nuk është sëmundje e lidhur me moshën dhe mund t’i ndodhë kujtdo, në çdo moshë. Zakonisht njerëzit me artrit reumatoid kanë ënjtje të kyçeve dhe artikulacioneve të gishtave. Bllokim në sistemin limfatik Limf’edema është sëmundje e ënjtjes së gjymtyrëve që shfaqet kur lëngjet limfatike (që mbajnë papastërti, baktere dhe viruse) nuk zbrazen siç duhet. Në këtë rast ënjtjen gishtat e duarve dhe të këmbëve, si dhe në disa raste edhe i gjithë krahu dhe këmba. Lëkura gjithashtu mund të duket më e tendosur ose më e ënjtur se zakonisht. Në raste më të rralla, limfedema mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga një zhvillim jonormal i sistemit limfatik.

Abuzimi me kripën

Teprimi me ushqimet shumë të kripura mund t’ju shkaktojë ënjtje të gishtave. Trupi përpiqet që të mbajë një balancë të ujit dhe kripës. Duke konsumuar shumë kripë, trupi e kompenson këtë duke ruajtur shumë ujë në trup, ndaj krijohet edhe ënjtja. Zakonisht, ënjtja e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të kripura largohet vetvetiu brënda disa ditësh. Nëse e keni kufizuar kripën dhe vazhdoni t’i keni sërish duart e ënjtura, duhet të konsultoheni me mjekun.

Gratë shtatzëna

Ënjtja është tipike për gratë shtatzëna. Megjithatë, ënjtja e duarve dhe fytyrës sidomos nëse krijohet një hapësirë bosh në lëkurë kur e prekni me gishtin tregues mund të jetë shenjë e preklampsisë. Kjo gjëndje karakterizohet nga tension i lartë i gjakut dhe nëse lihet pa trajtuar, mund të shkaktojë ndërlikime shumë të rënda si për nënën ashtu dhe beben.

Stresi

Shfaqet nga ngushtimi i arterieve si pasojë e motit të ftohtë ose stresit. Nga ngushtimi i arterieve kufizohet edhe qarkullimi i gjakut. Ënjtja, së bashku me mpirjen ose ndjesinë e shpimit me gjilpërë, shfaqet kur gjaku fillon të qarkullojë normalisht (kur ju ngrohen duart ose nuk keni më probleme me stresin). Kjo gjëndje është më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat.

Aktiviteti fizik

Gjatë aktivitetit fizik, duart mund të ënjten duke qenë se enët e gjakut në trup reagojnë ndaj nevojës që kanë muskujt për shtim të energjive. Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi. Sistemi vaskular bën që të lëshohen më shumë lëngje në gishta, si të duarve ashtu edhe këmbëve.

Problemet me veshkat
Nëse veshkat nuk i filtrojnë mirë të gjitha lëngjet, trupi do t’i ruajë ato, dhe si pasojë shkaktohet ënjtja në disa pjesë të trupit, njohur në gjuhën mjekësore si edema. Edema mund të prekë çdo pjesë të trupit, megjithatë shkakton më shumë ënjtje të duarve, këmbëve dhe artikulacioneve. Veshkat rregullojnë dhe elektrolitet në tru, kështu çdo lloj problemi me veshkat mund të ndikojë tek ky proces. Hipertensioni dhe diabeti janë disa nga sëmundjet që mund të shkaktojnë probleme me veshkat.

Ilaçet

Duhet theksuar gjithashtu se disa ilaçe mund të shkaktojnë ënjtje të gishtave të duarve dhe këmbëve. Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, diabetin, steroidet dhe pilulat për kontrollin e lindjeve mund t’ju kenë shkaktuar ënjtje të gishtave.

Sindroma e tunelit karpal

Një nga shkaktarët e ënjtjes së gishtave të dorës është edhe sindroma e tunelit karpal, një gjëndje ku nervi i mesit, që fillon nga parakrahu deri tek dora, fillon të tkurret në kyçin e dorës. Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit. Ënjtja zakonisht shoqërohet edhe me dhimbje, mpirje apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë të gishtave ose dorës.

Temperaturat e larta

Nxehtësia shkakton zgjerim të enëve të gjakut. Me tendosjen e enëve të gjakut, një pjesë e lëngjeve mund të kalojnë tek indet e buta dhe të shkaktojnë ënjtje. Ky lloj i ënjtjes zakonisht largohet vetvetiu ndërkohë që vazhdoni aktivitetin e përditshëm. Por, nëse vëreni ënjtje vetëm në duart e gishtave (jo të këmbëve), të shoqëruar edhe me dhimbje ose dobësi, mund të jetë shenjë jo vetëm e nxehtësisë, prandaj duhet të konsultoheni me një mjek.

Kurat natyrale

Çaj majdanozi

Nëse besoni se fryrja e gjymtyrëve është shkaktuar nga diçka më pak serioze, ju mund të trajtoni këtë shqetësim me çaj majdanozi në kushte shtëpie. Majdanozi është një diuretik, që do të thotë përmirëson funksionin e veshkave dhe ndihmon trupin të largojë ujin dhe kripërat e tepërta. Për të bërë çajin e majdanozit ajo që duhet të bëni është të zieni disa gjethe majdanozi në një enë të vogël me ujë për 7-8 minuta dhe pasi uji të jetë ftohur ta konsumoni me pak mjaltë apo limon.

Kura të tjera

Shalqi, rrush, domate dhe kastraveci ju ndihmon për këtë problem. Për gratë shtatzëna që vuajnë nga edema, vitaminat C dhe B shtojcat e vitamina komplekse mund të përmirësojnë qarkullimin limfatik e të ulin mbajtjen e ujit.

Author

Share