Gluteni, pse nuk është i mirë për disa njerëz

Author

Categories

Share

Gluteni për disa persona quhet një vrasës i heshtur, sepse mund të shkaktojë dëme kronike në të gjithë trupin. Ndonjëherë pacienti as nuk është i vetëdijshëm për pasojat e konsumit të glutenit.

Çfarë është sëmundja celiake?

Sëmundja celiak është sëmundje gjenetike autoimune në të cilën gluteni çon në dëmtimin e zorrëve. Gluteni provokon inflamacion në zorrë që ndikon në aftësinë e trupit për të absorbuar ushqyesit. Gjendja prek 1 në 100 njerëz në mbarë botën. Një për qind, ose tre milionë amerikanë, jetojnë me sëmundjen celiake. Trajtimi i vetëm për sëmundjen është një regjim ushqimor pa gluten.

Disa shenja:

Probleme me traktin gastrointestinal

Simptomat lidhen kryesisht me zorrët, të vjella, diare, dhimbje barku madje edhe kapsllëk. Njerëzit shpesh i shoqërojnë këto simptoma me sëmundje të tjera. Studimet konfirmojnë se 10-15% e popullsisë botërore vujan nga IBS. Por kjo diagnozë mund të çojë tek njerëzit ndjeshmëri gluteni që nuk marrin trajtimin e duhur, kështu që simptomat nuk zhduken.

Ndryshime të pashpjegueshme të peshës

Intoleranca ndaj glutenit mund të çojë në humbje peshe dhe shtim në peshë pa e kuptuar as vetë. Kjo ndodh për shkak të proceseve inflamatore në nivel qelizor dhe çrregullimeve metabolike. Një ndryshim i papritur në peshë mund të shoqërojë sëmundje të tjera.

Mosbalancimi hormonal

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis intolerancës së glutenit dhe çrregullimeve hormonale që mund të ndodhin si një cikël menstrual i parregullt, luhatje të papritur e peshës dhe çrregullime të gjumit. Dështimet hormonale të shkaktuara nga intoleranca e glutenit mund të përforcohen shumë herë gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës. Mbani mend se këto simptoma kryesisht njihen tek gratë.

Probleme me sistemin nervor qëndror

Gluteni rrit inflamacionin dhe përshkueshmërinë e zorrëve. Si rezultat, simptomat e ndjeshmërisë së glutenit mund të përfshijnë probleme me përqëndrimin, depresionin, ankthin, pagjumësinë e lodhjen. Disa njerëz me intolerance ndaj glutenit përjetojnë nervozizëm dhe kanë përqëndrim të dobët. Një person që është alergjik ndaj glutenit mund të përjetojë një dhimbje koke 30-60 minuta pas ngrënies.

Problemet e lëkurës dhe thonjve

Simptomat përfshijnë kruajte dhe skuqje që mund të shfaqen në duart tuaja, fytyrë vithe, bërryla dhe skalpin e kokës. Një simptomë janë edhe thonjtë e dobët.

Dhëmbë të dobët

Në rast të intolerancës ndaj glutenit, absorbimi i elementeve dhe mineraleve të nevojshme në zorrë është i dëmtuar. Kjo vlen edhe për kalciumin. Rezultati mund të jetë probleme me dhëmbët dhe zgavrën e gojës. Mbindjeshmëria e smaltit, prishja e dhëmbëve, dëmtimet dhe ulcera e zgavrës mukoze.

Anemia

Shumë shpesh, sëmundja celiak diagnostikohet për shkak të  mungesës së hekurit. Simptomat e saj përfshijnë lodhjen, gulçim dhimbje koke, zbehje të lëkurës, mukozë, madje edhe artrit. Intoleranca ndaj glutenit dëmton përthithjen e hekurit nga zorrët.

Sëmundjet autoimune

Shumë njerëz me sëmundje autoimune kanë një histori të intolerances ndaj glutenit. Sëmundja celiak është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e zorrëve pasi gluteni hyn në të. Kjo sëmundje autoimune rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tjera autoimune, të tilla si tiroidi autoimun, sëmundja autoimune e mëlçisë, sëmundja e Crohn, diabeti, artriti reumatoid dhe skleroza e shumëfishtë.

Ushqimet që përmbajnë gluten

Buka e bardhë

Prodhimet e zakonshme të pastiçerisë dhe pothuajse të gjitha llojet e bukës dhe makaronat që tregtohen në vendin tonë përmbajnë gluten. Megjithatë mos u dëshpëroni sepse ka alternativa.

Ka bukë dhe makarona pa gluten

Në disa markete ushqimore dhe supermarkete tregtohen produkte pa gluten duke përfshire bukën dhe makaronat. Këto ushqime bëhen zakonisht me miell misri, orizi ose patatesh në vend të miellit të grurit. Gjithsesi kontrolloni etiketën që të shkruajë “100% gluten free.”

Shume drithëra për mëngjesin kanë gluten

Drithërat e zakonshme që tregtohen për t’u konsumuar në mëngjes me qumësht, akoma dhe kur janë prej misri apo prej orizi mund të përmbajnë gluten, ndaj lexoni me kujdes etiketën dhe evitoni ato drithëra të cilat përmbajnë grurë, elb apo thekër. Lexoni me kujdes etiketën e drithërave me misër apo oriz dhe nëse nuk përmbajnë përbërësit e rrezikshëm mund t’i konsumoni.

Oriz, kuinoa, bizele dhe patate

Baza e energjisë ditore që nevojiteni do të duhet të vijë nga orizi, kuinoa dhe patatet por, edhe nga fasulet, bizelet, qiqrat dhe thjerrëzat. Nëse ju ka vajtur mendja për makarona mund të kërkoni makaronat pa gluten, të bëra me misër ose oriz.

Mishi dhe peshku

Mishi i freskët i kuq apo i bardhë si dhe peshku dhe prodhimet e detit të freskëta janë ushqime të sigurta e të rëndësishme për të mbuluar nevojat ditore ne proteina, vitamina e minerale. Nënproduktet e mishit si sallamet, salsiçet, konservat etj, duhet të evitohen.

Evitoni biskotat dhe kekët

Ëmbëlsirat që mund të konsumoni janë vetëm ato që bëhen në shtëpi me miell orizi apo patateje.

Evitoni birrën

Pjesa më e madhe e birrave përmbajnë gluten. Bëni mirë ta evitoni!

Ushqimet pa gluten

Përveç bizeleve, patateve dhe orizit, ka plot ushqime të shijshme, të cilat mund t’i shijoni pa frikë, siç janë vezët, mishi, peshku, frutat, zarzavatet dhe bulmeti.
Kujdes, gjithmonë interesohuni për përpunimin e ushqimit, për shembull nëse frutat janë reçel apo komposto, zarzavatet janë konserve, djathi është i përpunuar apo kosi është i aromatizuar. Duhet të jeni të kujdesshëm nëse ushqimi ka konservante t’i lexoni me kujdes.

Qëndroni larg simptomave

Për shumicën e personave që vuajnë nga kjo sëmundje, qoftë edhe një sasi shumë e vogël gluteni mund të japë simptoma si fryrje dhe gazra, ndryshim në lëvizshmërinë e zorrëve, rënie në peshë, lodhje dhe debulesë. Flisni me dietologun nëse keni ndërmend të bëni ndryshime të rëndësishme në dietën tuaj.

Dieta pa gluten dhe autizmi

Disa prindër besojnë se dieta pa gluten mund të ndihmojë fëmijët që vuajnë nga autizmi, edhe pse kjo teori është pak e turbullt dhe kontradiktore. Gjithsesi deri tani nuk ka fakte të rëndësishme për të konfirmuar apo për të refuzuar efektivitetin e dietës pa gluten për personat me autizëm.

Të ushqehesh pa gluten nuk është aq e lehtë

Dieta pa gluten nuk është gjëja më e thjeshtë në praktikë. Njerëzit që përfitojnë nga kjo dietë duhet ta mbajnë ketë regjim për gjithë jetën. Kjo do të thotë të heqësh dorë përgjithmonë nga buka e grurit, makaronat dhe ëmbëlsirat e zakonshme. Megjithatë edhe në tregun tonë ushqimor ka filluar të ofrohen ushqime pa gluten.

Kujdes!

Heqja dorë nga gluteni pa qenë e nevojshme

Nëse nuk jeni të prekur nga sëmundja celiake atëherë nuk keni përse të hiqni dorë nga gluteni. Njerëzit kanë tendencën të mendojnë se po humbasin në peshë dhe ndihen mirë nëse heqin dorë nga gluteni, por një gjë e tillë ndodh edhe sepse duke hequr dorë nga produktet me gluten, keni hequr dorë njëkohësisht nga ushqimet e përpunuara me substanca shtesë. Heqja dorë nga gluteni duhet bërë vetëm nga njerëzit që nuk e tolerojnë dot atë. Heqja dorë nga drithërat do të thotë se nuk merrni prej tyre vitaminat dhe mineralet e nevojshme. Nëse nuk vuani nga sëmundja celiake konsumoni fruta, perime dhe drithëra të plota që të siguroheni se po ushqeheni siç duhet.

Author

Share