Receta Gjermane e mjekut Johan Ligo, për sinozitin dhe migrenën

Author

Categories

Share

Dhimbja e kokës është një shqetësim kronik që prek një në 8 persona. Shkaqet mund të jenë të shumta, por më shpesh dhimbja e kokës shkaktohet nga stresi. Punët stresuese, problemet familjare, ankthi janë ndër shkaktarët më të shpeshtë të këtij shqetësimi, që në shumë raste na bllokon. Por a është me të vërtetë e mundur që stresi të jetë shkaktari i vetëm i dhimbjes së kokës? Si duhet të sillemi në raste të tilla? Nuk është gjithmonë e mundur të lëmë punën dhe detyrimet e përditshme sa herë që kemi dhimbje të fortë koke. Falë vetëvëzhgimit mund të zbulojmë se dhimbja e kokës, në të vërtetë varet më shumë nga një situatë çekuilibri të përgjithshëm të organizmit sesa nga faktorët e stresit.

Sinoziti dhe migrena

Sinoziti është inflamacion i sinuseve paranazale që simptomë kryesore ka dhimbjen e kokës. Për shkak të inflamacionit, mukozat bymehen dhe ato kanë tendencë të ngecin në zgavrën e hundës. Kjo krijon një dhimbje koke me shenja veçanërisht të njohura, kush vuan nga sinoziti, ndien dhimbje në ballë dhe midis vetullave, por dhimbja mund të përfshijë edhe sytë, kockat dhe nofullat. Nëse në bazë të dhimbjes së kokës qëndron sinoziti, shqetësimi manifestohet me më shumë frekuencë në mëngjes.

Migrena është një dhimbje shumë e përhapur, por shpesh e keqkuptuar. Dhimbjet e migrenës mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh. Ka dy lloje dhimbje koke, është ajo e zakonshmja, është dhe migrena. Nëse vuani nga kjo e fundit, e dini shumë mirë që termi dhimbje nuk është ai i duhuri për tu përdorur. Dhimbja nga migrena është paralizuese. Por duke lënë mënjanë dhimbjen e fortë të kokës, migrena shoqërohet edhe me simptoma të tjera.

Simptomat e Migrenës. Dhimbja pulsuese zakonisht ndodh në njërën pjesë të përparme anësore, në ballë dhe në sy. Migrena mund t’ju bëjë shumë të ndjeshëm nga drita, zhurma, apo mundime të lehta, si ngjitja e shkallëve. Shumë njerëz kanë të përziera, të vjella, apo probleme me pamjen. Dhimbja mund t’i detyrojë disa njerëz për t’ju shmangur punës ose veprimtarive të tjera.

Marramendja. Shumë njerëz përjetojnë një marrje të tmerrshme mendsh, një ndjesi sikur dhoma po rrotullohet aq shumë saqë ju duket sikur do të rrëzohen nëse nuk ulen. Shpesh këto marramendje, shoqërohen edhe me të përziera. Rastet e migrenës pothuajse përherë shoqërohen me marrje mendsh të forta.

Dhimbje therëse. Hulumtimet tregojnë se në disa momente aktivizohen disa nerva që ju bëjnë të ndjeni dhimbje aq therëse sa ju duket sikur ju shpojnë gjilpëra. Pas kësaj nervat shkojnë në përgjumje që ju shkaktojn mpirje. Pra keni ndjesinë e shpimit therës, pas të cilit vjen një ndjesi mpirjeje që zakonisht ndjehet tek duart.

Ndjeshmëri e lartë ndaj diellit. Ekspozimi në ambiente shumë të ndritshme e me diell, nuk do t’ju ndihmonte të parandalonit dhimbjet. Ekspozimi ndaj diellit i jep sinjale nervave tuaj optikë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit për të aktivizuar receptorët e dhimbjes. Mekanizmi është aq i fuqishëm sa që të verbërit të cilët vuajnë nga migrena, e vuajnë tmerrësisht këtë.

Shkaqet

Shkaku i migrenës ende nuk është kuptuar mirë, por problemi është konsideruar të jetë neurologjik (e lidhur me sistemin nervor). Besohet se përfshihen kimikatet e trurit, enët e gjakut dhe nervat e trurit. Disa prej ngacmimeve të migrenës jepen në vijim.

Ankthi dhe stresi. Stresi emocional është shkak i zakonshëm i migrenës.

Mungesa e ushqimit dhe e gjumit

Është e rëndësishme për njerëzit me migrenë të kenë një regjim të rregullt të ngrënies dhe gjumit.
Sheqeri i ulët në gjak nga shmangja e ushqimeve mund të shkaktojë migrenë. Marrja tepër e sheqerit mund të shkaktojë efekte negative.

Ndryshimet hormonale

Për shumë gra, migrena është e lidhur me ciklin menstrual, ndodh ose pak ditë para ose gjatë periudhës së tyre, kur nivelet e estrogjenit bien.

Trajtimi i sinozitit dhe migrenës me recetën gjermane të mjekut Johan Ligo

Nëse vuani nga migrena dhe sinoziti aplikoni recetën e mëposhtme natyrale nga mjeku Johan Ligo.

Përbërësit

500 ml majdanoz
3 litra ujë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë të thjeshtë do të na duhet që hedhim 200 ml majdanoz në tre litra ujë dhe e lëmë që të ziejë.

Si ta aplikojmë?

Kjo recetë që përgatitëm, këshillohet që të pihet çdo 4-5 orë para ushqimit, ndërsa 1 herë në ditë lajmë të gjithë kokën, duke përfshirë ballin deri tek qafa. Kura duhet të aplikohet deri në 30 ditë që të japë efekte.

Author

Share