Gjithçka  nis nga kuzhina, disa këshilla për një shëndet më të mirë

Author

Categories

Share

Rreziqet që i kanosen shëndetit tonë e kanë shpesh pikënisjen nga vendi ynë i preferuar, kuzhina. Sado që të përpiqemi të ushqehemi shëndetshëm, procesi i gatimit dhe mënyra e përpunimit të ushqimit në kuzhinë është tejet i rëndësishëm.

Yndyrat e gabuara

E dimë që vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm, por nuk mund të gatuani gjithçka me të. Gjalpi apo vaji i arrës së kokosit janë gjithashtu disa alternativa të mira por vetëm për disa ushqime. Secila prej këtyre yndyrave kanë një pikë të caktuar durimi për nxehtësinë. Në një temperaturë të caktuar ato digjen. Kur vaji apo gjalpi nxjerr tym, atëherë me të janë çliruar radikalet e lira. Kufizoni përdorimin e vajit të misrit dhe sojës që shkaktojnë diabet. Sasia e rekomanduar e vajit në gatim është maksimumi dy lugë gjelle, jo më shumë.

Skuqja e ushqimeve

Ekspertët nuk ekzagjerojnë kur thonë se ushqimet e skuqura mund të jenë vdekjeprurëse nëse konsumohen çdo ditë. Skuqja zhvesh ushqimet nga çdo përbërës i shëndetshëm dhe i pajis ato me yndyra dhe i bën toksike.

Pjekja e tepërt e mishit

Mishi i djegur, ose i gatuar më tepër seç duhet mbart rreziqe për shëndetin. Gatimi i mishit në temperaturë mbi 150 gradë, nxit lëshimin e 2 substancave të rrezikshme që dëmtojnë ADN-në e njeriut. Për më tepër, gjatë metabolizmit, substancat e njohura si HCA dhe PAH aktivizojnë disa enzima që rrisin gjasat  për shtim të qelizave të dëmshme. Nëse e gatuani mishin në zgarë, atëherë përpiquni të shmangni periudha të gjata pjekjeje.

Pajisjet e gabuara

Konsumatorët shqiptarë paguajnë shumë për të pasur tenxheret dhe tiganët më të mirë, që nuk ngjisin dhe që pastrohen lehtë. Por, këto pajisje janë problematike kur vjen puna tek toksinat që marrin nga gatimi.  Shtresa jo-ngjitëse të këtyre pajisjeve janë të veshura me një kimikat të prodhuar në mënyrë industriale, C8. Edhe pse kjo sasi në veshjen e enëve nuk ka rrezikshmëri të lartë për jetën, alternativa më të shëndetshme janë pajisjet prej hekuri, qelqi, qeramike dhe çeliku.

Enët plastike

Nëse në kuzhinën tuaj ushqimi gatuhet në enë plastike apo alumini, koha është t’i hidhni poshtë dhe bashkë me to edhe helmet të cilat i përmbajnë. Plastika përmban bisfenolin A, i njohur si shkurtesë BPA. Ajo përbërje lidhet me shumë sëmundje. Disa shkencëtarë konstatojnë se shkaktojnë sterilitetin, sëmundjen e zemrës dhe diabetin.

Çfarë do të thotë ushqim i shëndetshëm?

1) Përkujdesja e cilësisë së yndyrës që përdorni në gatimin tuaja. Vaji i ullirit do të ishte një alternativë shumë e mirë për ta përdoruar jo vetëm në sallatat tuaja, por edhe në gatimet.

2) Çdo vakt duhet të përmbajë 1/2 e pjatës sonë me perime dhe fruta. (Kujdes! Sasia ditore e perimeve duhet të jetë gjithmonë më e madhe se ajo e frutave. Perimet dhe frutat duhet të jenë gjithnjë të stinës).

3) 1/4 e pjatës  duhet të përmbajë drithëra integrale (Kujdes! Duhet të evitohen drithërat e rafinuara). Produkte me drithëra integrale, tërshëra, buka integrale, orizi integral, makarona integrale, biskota etj.

4)  1/4 tjetër e pjatës tonë duhet të përmbajë proteine bimore ose shtazore. (Kujdes! Për të evituar yndyrën shtazore të tepërt duhet të kontrolloni sasinë e produkteve, të mos i konsumoni në masë të madhe dhe sigurisht të preferoni ato produkte që përmbajnë yndyrë në përqindje më të ulët.

Bulmetet, preferoni atë të skremuar, largoni masën e dhjamin nga mishi i kuq, lëkurën tek mishi i pulës dhe zëvendësoni proteinën shtazore me atë bimore duke konsumuar më shpesh perimet.

5) Dhe mos harroni 2-3 litra ujë çdo ditë!

 

Author

Share