Kurat natyrale për kolitin, kapsllëkun dhe diarenë

Author

Categories

Share

Aparati  tretës e në veçanti zorrët drejtohen nga një ritëm i brendshëm dhe mezi i durojnë ndryshimet e temperaturës e të humorit, vapën e parë dhe “goditjet” nga ajri i kondicionuar, ushqimi i shpejtë ose oraret jo të zakonshme.  Zorra kryen dy funksione shumë të rëndësishme për jetën e njeriut, përpunon ushqimet dhe përthith substancat ushqyese të nevojshme për funksionimin e organizmit, si dhe eliminon toksinat dhe mbetjet që rrjedhin nga çdo aktivitet metabolik. Gazeta “Mbretëresha e Shëndetit” sjell ushqimet që ju duhet të konsumoni dhe çfarë duhet të dini për kolitin, diarrenë dhe kapsllëkun.

Koliti

Më shumë se gjysma e popullsisë vuajnë nga kapsllëku apo diarreja.  Pothuajse të gjithë njerëzit, një herë të vetme në jetën e tyre kanë patur problem me zorrën e trashë, por ka nga ata që e kanë edhe të përhershëm këtë problem. Sindroma e zorrës së irrituar (SZI) ndodh kur muskujt në zorrën e trashë kontraktohen më shpejt ose më avash se normalisht. Kjo shkakton dhimbje, ngërçe, gazra, periudha të menjëhershme diarreje dhe kapsllëk. Pavarësisht se këto simptoma janë problematike, SZI nuk shkakton dëm të qëndrueshëm në zorrën tuaj. Rreth 5-10% e popullatës kanë SZI, e cila e ka pikun e vet mes moshës 20 dhe 39 vjeç, por ajo mund të ndodhë në çdo moshë dhe shpesh shoqërohet me stres. Ajo prek dy herë më shumë gratë se burrat.

Shenjat dhe simptomat

Dhimbje si ngërç në zonën e poshtme të barkut, gazra dhe fryrje të barkut, diare ose kapsllëk apo periudha me të dyja, nevojë e menjëhershme për jashtëqitje kur zgjoheni ose gjatë apo pas vakteve, qetësim i dhimbjes pas jashtëqitjes, ndjesi sikur nuk jeni zbrazur mjaftueshëm pas jashtëqitjes, mukus në jashtëqitje. Kriter për vendosjen e diagnozës për SZI përfshijnë dhimbje të barkut ose parehati për të paktën 3 ditë në muaj për tre muaj. Mbi 50% e njerëzve me SZI kanë simptoma psikologjike si ankth apo depresion. Disa njerëz me SZI kanë nivele të ulëta të serotoninës në tru. SZI mund të ndikojë në mënyrën se si trupi përthith ushqyesit, kështu që disa njerëz mund të mos marrin të gjithë ushqimet për të cilat kanë nevojë.

Çfarë e shkakton?

Kërkuesit nuk dinë çfarë e shkakton SZI-në dhe zorrët e njerëzve me SZI duken normale kur ekzaminohen. Mund të shkaktohet nga ndonjë çrregullim në lëvizjen e muskujve të zorrës ose tolerancë e ulët për zgjerimin dhe lëvizjen e zorrëve. Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë abuzimet fizike apo seksuale, dietë të varfër në fibra, stresin emocional, përdorimin e laksativëve, periudhat e diarresë infektive ose inflamacione të tjera të përkohshme të zorrës. Dieta gjithashtu luan rol të madh në SZI. Disa mjekë besojnë se alergjitë ushqimore shkaktojnë disa raste të SZI-së, megjithëse studimet në këtë drejtim nuk janë shumë të qarta. Ushqimet me yndyrë, ëmbëlsuesit artificialë, kimikatet, mishi i kuq, prodhimet e qumështit, çokollata, alkooli dhe pijet e gazuara mund të nxisin apo rëndojnë situatën tek disa persona. Gluteni i miellit gjithashtu mund të përbëjë problem për disa persona me SZI.

 Kapsllëku

Për njerëz të ndryshëm kapsllëku nënkupton përkufizime të ndryshme. Për shumicën kjo do të thotë thjesht  defekim (jashtëqitje). Për disa të tjerë kapsllëku do të thotë vështirësi në defekim ose ndjenja e moszbrazjes së plotë të zorrës pas defekimit. Shkaqet për secilën nga këto simptoma mund të jenë të ndryshme. Kapsllëku mund të jetë i alternuar edhe me diare. Numri i defekimeve në ditë ose në javë në përgjithësi bie me rritjen e moshës. Shumica e të rriturve kanë një defekim midis 3 dhe 21 herë në javë. Dhe kjo konsiderohet si normale. Modeli më i zakonshëm është ai i defekimit një herë në ditë, por ky model është vënë re në më pak se në gjysmën e popullatës. Konstipacioni zakonisht përcaktohet si defekim i më pak së tre herëve në javë. Kjo gjendje konsiderohet si formë e lehtë e tij. Ndërsa konstipacioni i rëndë është i përcaktuar kur ndodh më pak se një defekim në javë. Nuk njihet ndonjë arsye mjekësore për të pasur defekim të përditshëm. Kapsllëku mund të jetë akut, që fillon brenda një periudhe të shkurtër kohore, por mund të jetë edhe kronik,  që fillon më gradualisht. Kapsllëku akut kërkon një vlerësim sa më të shpejtë, sepse shkaku themelor i tij, mund të jetë një arsye serioze mjekësore. Gjithashtu, kapsllëku kërkon një vlerësim të menjëhershëm nëse shoqërohet me simptoma shqetësuese të tilla si, “Gjakderdhje e zorrës së trashë, dhimbje barku, të përziera, të vjella dhe humbje të pavullnetshme të peshës”.  Vlerësimi i kapsllëkut kronik nuk paraqet urgjence, përveçse lehtësimit të gjendjes së përgjithshme të pacientit.

Cilët janë shkaktarët e kapsllëkut?

Ndërshkaktarët më të shpeshtë të kapsllëkut njihen medikamente të ndryshme, si për shembull qetësuesit e dhimbjeve (kodeina, paracetamoli), ilaçet kundër depresionit, preparatet antiacide që përmbajnë hidroksid alumini, medikamentet kalcibllokuese (adalati, diltiazemi), etj. Shkak tjetër është mënyra pasive dhe sedentare e jetesës. Kjo mënyrë jetese pa aktivitet  fizik çon në uljen e lëvizshmërisë së zorrëve dhe për pasojë në konstipacion.

Diarreja

Gjithkush herë pas here ka diare. Diarea karakterizohet nga dalja jashtë e shpejtë, nganjëherë e dhunshme domethënë që s’mbahet dot dhe shpesh e dhimbshme. Mund të keni dhimbje barku dhe të prodhoni një vëllim më të madh të feçes. Diareja ndryshon në simptoma, ashpërsi dhe kohëzgjatje specifike. Diareja akute, e cila zgjat nga dy ditë deri në dy javë, zakonisht shkaktohet nga një infeksion bakterial, viral ose parazitar. Diareja kronike vazhdon më shumë se diareja akute, përgjithësisht më gjatë se katër javë. Diareja kronike mund të tregojë një çrregullim serioz, siç është koliti ulçerativ ose sëmundja e Krohn-it, një gjendje më pak serioze, siç është sindromi i zorrës së irrituar.

Shkaqet e diarresë akute mund të jenë

Diarre e lidhur me antibiotikë, ëmbëlsirat artificiale, E. Coli, intolerancat ndaj ushqimeve, helmim nga ushqimi, intolerancë ndaj fruktozës, infeksioni Giardia (giardiasis), intolerancë ndaj laktozës, medikamentetë tilla si antacide që përmbajnë magnez, infeksioni Norovirus, Rotavirus, infeksioni i Salmonelës, infeksion Shigella.

Shumica e rasteve të diaresë zgjidhen pa trajtim. Megjithatë, diareja e rëndë mund të shkaktojë dehidratim, që mund të jetë kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet. Dehidrimi është veçanërisht i rrezikshëm tek fëmijët, moshat e treta dhe ata me sistem imunitar të dobët.

Kurat natyrale për kolitin

Kosi

Kosi është ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radikaleve të lira në organizëm. Mjekët rekomandojnë të konsumoni 200 g kos në ditë, mund ta merrni të shoqëruar me fruta.

Karrota

Karrota është e pasur me fibra dhe përbërës me veti antiinflamatore që rrisin florën bakterale të zorrëve dhe i mbron ato nga veprimi i radikaleve të lira. Konsumi i përditshëm i karrotave dhe lëngut të tyre përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.

Kurat natyrale për kapsllëkun

Çelësi për të mos pasur këtë problem është të futni mjaftueshëm fibra dhe ujë në dietën tuaj. Këto janë ushqimet që mund t’ju ndihmojnë me kapsllëkun

Uji

Uji është laksativi më i mirë që ekziston, pasi ai nuk ka efekte anësore. Pirja e tij që në mëngjes herët kur stomaku është bosh, i ndihmon zorrët të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

Brokoli

Hulumtimet tregojnë se mos ngrënia mjaftueshëm e frutave dhe perimeve ju bën më të ndjeshëm ndaj kapsllëkut. Kur kapsllëku është luftuar, brokoli është një nga zgjedhjet më të shëndetshëm, me mbi 5 gr fibra për filxhan.

Fasule të zeza

Fasulet e zeza janë një nga burimet më të bollshme të fibrave të tretshme, që përmbajnë mbi 15 gr në vetëm 1 filxhan. Këto bishtajore janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Nëse jeni kaps, këto fasule të shijshme duhet të jenë në tryezë.

 

 

Kumbulla

Ato përmbajnë një substancë të njohur si dihydrophenylisatin, një laksativ natyror që ndihmon kontraktimet e muskujve. Kumbullat gjithashtu përmbajnë sorbitolqë mund të shërbejë gjithashtu si një laksativ. Kumbullat sidomos vaji i bërthamës së saj është shum i fortë në luftën me kolitin.

 

Kivi

Kivi është një frut e shëndetshme që nëse konsumohet në mëngjes vë në lëvizje “zorrët dembele”.

Luleshtrydhet

Farat e vogla të luleshtrydheve janë ato që u japin atyre përmbajtjen e lartë të fibrave të tretshme.

Bajamet

Siç mund ta dini, bajamet janë plot me yndyra të shëndetshme dhe ushqyes të ndryshëm. Ato janë gjithashtu  burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme, dy grushte përmbajnë rreth 3.5 gram.

Aloe Vera

Aloe Vera bën mirë për shumë funksione fiziologjike, ndër të cilat edhe për sistemin e tretjes dhe veçanërisht  për zorrët.

Fara lini

Lini është një burim tepër i zhdërvjellët i fibrave. Farat e linit mund të shtohen në pothuajse çdo lloj ushqimi (ato janë fantastike si një përbërës në smoothie) Një lugë gjelle fara përmban gati 3 gram fibra të tretshme.

Drithëra me fibra të lartë

Mëngjesi është një mundësi për ta sulmuar kapsllëkun. Shmangni ushqimet e mbushura me sheqer dhe shtoni drithërat që përmbajnë të paktën 5 gr fibra për racion.

Bollguri

Për mëngjesin, bollguri është zgjedhje e shkëlqyer për gamën e saj të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Përveç ndihmës për të pasur një zemër të shëndetshme, bollguri ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit dhe lehtëson tretjen. Një filxhan kafe bollgur përmban 3 gram fibra të tretshme.

Buka integrale

Buka integrale është e ulët në yndyrë dhe e lartë në fibra dietetike dhe karbohidrate komplekse atribute ushqyese që mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut. Feta mesatare përmban, mesatarisht, dyfishin e sasisë së fibrave ushqyese në krahasim me fibrat e bardha.

Kurat natyrale për diarrenë

Por, ndryshe nga ç’thuhet në përgjithësi, në ndalimin e diaresë luan një rol të veçantë edhe ushqimi. Ja ç’duhet të konsumoni kur kaloni episode të tilla

Banane

Bananet përmbajnë kalium, sasia e të cilit përgjysmohet nga vetë organizmi kur jeni me diare. Ato përmbajnë gjithashtu karbohidrate që treten lehtë dhe pektinë, e cila ndihmon përthithjen e lëngjeve në sistemin tretës.

 

 

Oriz i bardhë

Një racion oriz i bardhë i zier plotësisht, kripë dhe yndyrë është po ashtu një zgjedhje shumë e mirë kur keni probleme me diarenë.

Veza

Sipas Mayo Clinic, vezët po ashtu kanë në përmbajtjen e tyre enzima që përmirësojnë funksionet e sistemit tretës dhe ndalojnë diarenë.

Buka e bardhë

Buka e bardhë nuk ka fibra në përmbajtjen e saj, çka lehtëson procesin e tretjes.

Supë

Diareja mund të çojë në dehidratim të trupit, prandaj duhet të zëvendësoni sa më parë lëngjet e humbura. Nëse po pyesni veten përse supë dhe jo ujë, përgjigja është shumë e thjeshtë, supa ka vlera ushqyese më shumë se uji, të cilat përmirësojnë tretjen dhe forcojnë sistemin imunitar

Author

Share