Sheqeri dhe kripa problemet që japin në shëndet

Author

Categories

Share

Kripa dhe sheqeri, dëmet e mëdha që po i shkaktoni organizmit
Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore. Gjithmonë thuhet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten. Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit). Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta. Sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.

Sheqeri
Sheqeri nuk siguron ndonjë vlerë ushqyese dhe ushqimet me sheqer dhe pije shpesh janë ushqimet me më shumë kalori si, frutat, perimet dhe drithërat. Rekomandohet kufizimi i sheqerit deri në 100 kalori në ditë për gratë dhe 150 kalori në ditë për burrat.
Rreziku i diabetit
Një studim nga Shoqata Mjekësore Amerikane, tregoi se konsumimi më i madh i pijeve me sheqer, rrit rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë e moshës 24-44 vjeç. Marrja konstante e sasive të mëdha të sheqerit në gjak nga një dietë e lartë e sheqerit mund të çojë në rritjen e kërkesës për prodhimin e insulinës dhe rezistencën e insulinës në qelizat e trupit. Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë lodhjen në prodhimin e insulinës dhe trupi nuk do të jetë më në gjendje për të prodhuar insulinën e mjaftueshme, të nevojshme për të ulur poshtë nivelet e sheqerit në gjak.

 

Mbipesha
Hulumtuesit kanë gjetur, se për një periudhë 4-vjeçare, gratë që rritën konsumin e pijeve me sheqer, të tilla si pije të gazuara soda, ose lëng frutash, me një ose më shumë pije në ditë, kishin një shtim më të madh në peshë. Sheqeri i tepërt është i lidhur edhe me zhvillimin e sindromës metabolike, një grup i ndikimeve shëndetësore të lidhura me konsumin e insulinës që përfshin tensionin e lartë të gjakut, obezitet, rritje të triglicerideve, kolesterolit të lartë dhe diabetit.
Shëndeti i zemrës
Sheqeri mund të rrisë nivelet e triglicerideve në gjak. Trigliceridet janë një substancë yndyrore, që gjenden në enët e gjakut dhe mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës. Sipas studiuesve, një dietë me 24% të kalorive që vijnë nga sheqeri, ulin nivelet mbrojtës të kolesterolit HDL të zemrës.

Kaloritë
Shumë studime kanë zbuluar se sa më shumë sheqer të konsumojnë fëmijët, aq më pak janë të interesuar për grupe të tjera ushqimore. Me interes të veçantë ishte kalciumi, pasi konsumi i kalciumit ishte i pamjaftueshëm tek fëmijët, të cilët konsumonin 16% ose më shumë të kalorive nga sheqeri. Kjo ishte për shkak të zëvendësimit të qumështit me pije që përmbanin sheqer.
Dëmet që sjell kripa e tepruar
Kripa është një element thelbësor për shëndetin tonë, por nëse merret në sasi të tepërt mund të bëhet e dëmshme. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mësohet e të kufizohet, duke zgjedhur disa alternativa. Trupi ynë ka nevojë për një dozë ditore kripe të barabartë me 4 gram, por shpesh marrim një sasi shumë më të madhe sesa është e nevojshme, me rreziqe serioze për shëndetin. Kripa që sjellim në tavolinë (e quajtur “e bardhë”) është rezultat i një sërë procesesh të transformimit që sjellin këtë ushqim, për të humbur shumicën e mineraleve të saj, në favor të një përmbajtjeje më të lartë të natriumit. Pikërisht për këtë arsye kripa shumë e bardhë shkakton hipertension dhe probleme kardiovaskulare, duke vënë në rrezik jo vetëm shëndetin, por edhe bukurinë, duke pasur parasysh që shkakton ënjtje, celulit dhe mbajtje të ujit.

Sasia
Marrja e kripës në sasi të tilla që tejkalojnë nivelet ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe shkakësore me nivelet më të mëdha se optimalet, të presionit të gjakut. Konsumi i tepërt i kripës rrit presionin e gjakut të foshnjave dhe fëmijëve, të rriturve normotensive dhe hipertensive i atribuohet 30% të përhapjes së hipertensionit e gjendur një në katër individë të rritur në nivel botëror. Rritja e presionit të gjakut edhe brenda kufijve normal është shkaku kryesor i pa’aftësisë dhe është risku kryesor për vdekje të parakohshme në botë. Bazuar në presionin e gjakut të rritur dhe në promovimin e mundshëm konsumi i lartë i kripës vlerësohet të jetë risku i shtatë kryesor për vdekje të parakohshme në Shtetet e Bashkuara. Konsumi i lartë i kripës shkakton gjithashtu gurë në veshka dhe ka bazë të fortë patofiziologjike dhe shoqërimi me osteoporozën, rritjen e ashpërsisë së astmës, dhe obezitetin.Tre vende kanë dëshmuar se pësuan ulje në shkallë të gjerë. Iniciativat e mbështetura gjerësisht munden të zvogëlojnë marrjet e kripës së popullsisë së dy vendeve, të shoqëruara me përfitime shëndetësore. Në vitet 1955-1989 konsumi mesatar i kripës në Japoni ra nga 13. 2g në 12.2 g në ditë duke rezultuar në një rënie graduale të presionit të gjakut dhe një rënie të dukshme të numrit të vdekjeve nga goditjet cerebrale (stroke). Finlanda ka zvogëluar nivelin e marrjes së kripës në popullatë me 26% gjatë dy dekadave duke filluar në vitet 1971 dhe në mënyrë të ngjashme ka vërejtur një ulje të theksuar të presionit të gjakut. Anglia ka ulur konsumin e kripës në popullatën e saj prej 9.5 g në vitin 2003, në 8.6 g në vitin 2009 .
Kripa dhe hipertensioni
Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i kripës rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton hipertension. Megjithatë sipas shkencës kjo lidhje qëndron edhe kur konsumojmë ushqime të shëndetshme. Në një studim prej 4.000 të rriturish studiuesit zbuluan një dietë të pasur me fruta dhe perime që lidhen me presionin e ulët të gjakut, nuk kompensojnë efektet e rritjes së presionit të gjakut nga konsumimi i kripës. Sipas udhëzimeve të dietës Amerikane thuhet se një i rritur duhet të konsumojë vetëm 2.300 miligram kripë në ditë ose vetëm një lugë çaji, por pavarësisht rekomandimeve kjo nuk zbatohet. Organizata e shëndetit deklaron se një dietë e pasur me fruta dhe perime ndihmon për të ulur presionin e gjakut, por a mund të kundërveprojë një dietë e tillë në efektet e konsumimit të tepërt të kripës? Studiuesit thonë se nuk mund të reduktohen efektet negative të kripës duke konsumuar vetëm fruta, perime e drithëra. Gjithashtu është zbuluar se 77% e kripës merret nga restorantet dhe ushqimet e paketuara. Ndaj duhet që restorantet dhe kompanitë që prodhojnë ushqime të paketuara duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.
Si të eliminoni kripën
Hapi i parë për zgjidhjen e këtij problemi është zvogëlimi i kripës në dietën tonë. Ka disa alternativa të vlefshme që na lejojnë ta zvogëlojmë këtë element, pa sakrifikuar shijen. Para së gjithash erëzat, të përsosura për heqjen e kripës duke bërë çdo pjatë të shijshme. Nga xhenxhefili tek shafrani i Indisë, erëzat janë të mira, ndihmojnë tretjen dhe janë mike të linjave, si edhe të shijes. E njëjta gjë vlen edhe për lëngun e limonit (ose portokallit nëse e preferoni) të dobishme për t’i dhënë një avantazh sallatave dhe gjellëve të peshkut. Përndryshe, ju mund të vini uthull molle ose piper djegës, të përsosur për të shtuar një prekje të erëzave në ushqime. Mos harroni madje edhe bimët aromatike, të shkëlqyera për zëvendësimin e kripës. Majdanoz, rozmarinë janë ideale.
Ndiqni këto rregulla
Për të reduktuar kripën në dietë është e detyrueshme të ndiqni disa rregulla të rëndësishme. Para se të konsumoni produktet e konservuara, të tilla si bizele, fasule, thjerrëzat, gjithmonë shpëlajini ato me ujë të rrjedhshëm për të hequr natriumin e tepërt. Shmangni shtimin e salcave të gatshme ose eliminoni ushqimet e gatshme.
Si të eliminoni sheqerin
Pijet
Burimi i tretë më i madh i kalorive në SHBA sot janë limonatat, që janë një nga burimet më të mëdha ku ne e marrim sheqerin. Një sasi shumë e vogël e pijeve me ose pa gaz që i konsumojmë çdo ditë, mund të përmbajë sasi të madhe sheqeri që hedh poshtë çdo përpjekje për të humbur peshë. Provoni të mos i konsumoni këto pije të konservuara. Do ta kuptoni se do të shmangni shtimin në peshë të kilogramëve të tepërt, të panevojshëm për trupin tuaj.
Bëni pazar pasi të keni ngrënë
Duket e lehtë të bëni zgjidhje të shëndetshme për veten, derisa ju shkelni në një market. Nëse jeni të uritur, logjika ka gjasa të zhduket e të bëni zgjedhje që mund të dëmtojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur një trup sa më në formë. Kini parasysh sa herë të shkoni në dyqan, pikë së pari të keni ngrënë.
Frutat e konservuara
Të gjithë frutat e freskëta janë shumë të mira, por nëse jeni të dhënë pas frutave të konservuara apo shurupeve, duhet të kuptoni se shija e tyre e sheqerit është pikërisht ajo që duhet të shmangni për të jetuar shëndetshëm.
Konsumoni çaj
Mentja, xhenxhefili, kanella dhe çaji i malit ju ndihmojnë shumë të largoni dëshirën për ëmbëlsira. Një lugë mjaltë po ashtu do të funksionojë si një mënyrë e mirë për ngrënë sheqer natyror e të shëndetshëm.

Author

Share