Kur duhet të shqetësohen femrat për dhimbjet e gjoksit

Author

Categories

Share

Dhimbjen e gjoksit në shumicën e kohës e lidhim me kancerin e gjirit, por shanset janë të pakta që lidhja e tyre të jetë e saktë. Tek njerëzit me kancer të gjirit, qelizat e kancerit pengojnë anijet limfatike në lëkurën e gjirit, duke shkaktuar skuqje, enjtje dhe dhimbje mbi një të tretën e gjirit. Ka dy lloje të dhimbjes së gjirit dhimbja ciklike lidhet me periodat. Dhimbja jo-ciklike është për shkak të ndonjë arsyeje tjetër. Shumica e tyre mund të largohet me një trajtim të thjeshtë ose dhimbja pakësohet vet gradualisht. Në rast të kundërt duhet të konsultoheni me mjekun gjinekolog. Gjatë fazës paramenstruale ose edhe gjatë ciklit, ju mund të përjetoni dhimbje gjoksi. Në këtë rast, shkaku kryesor vjen nga ndryshimi i nivelit të hormoneve femërore që provokojnë ndjesinë e dhimbjes. Ka mundësi gjithashtu që gjoksi t’ju dhembë edhe gjatë ovulimit ose edhe nga pilulat kontraceptive.

Paslindja

Pas lindjes së fëmijës, mund të ndodhë që gratë të ndiejnë dhimbje në gjoks në rastin kur ato nuk mund të ushqejnë fëmijën me qumështin e gjirit për shkak të mungesës së tij. Padyshim, dhimbjet dhe ndjesinë e bezdisjes në gjoks mund ta ndieni gjatë fillimit të periudhës së paslindjes.

Inflamacioni i gjirit

Bëhet fjalë për një inflamacion të gjirit që mund të shkaktohet nga lëndimet e shkaktuara pa qëllim nga foshnja apo bllokimi i ndonjë  kanali të qumështit. Simptomat që vërehen në këtë rast, përveç dhimbjes në rritje, janë skuqja e zonës rreth thithave të gjirit dhe temperatura e lartë. Nëse ju ndodh kjo gjë, atëherë është mirë që t’i drejtoheni mjekut për të kuruar patologjinë.

Kistet

Në brendësi të gjoksit mund të formohen kiste të vogla, qeska të mbushura me ujë të shkaktuara nga gjëndra të ënjtura, të cilat provokojnë dhimbje. Nëse janë shumë të vogla nuk shkaktojnë ndonjë bezdisje të tillë sa për të shkuar te mjeku, por kur bëhen të mëdha dhe t’ju dhembin shumë, është mirë që t’i drejtoheni menjëherë specialistit për largimin e mundshëm të tyre.

Reçipetat

Përtej arsyeve mjekësore mund të jenë edhe shkaqe të tjera që shkaktojnë dhimbje në gjoks. Për shembull, rasti i reçipetave të ngushta është një prej tyre, që shkakton dhimbje jo vetëm në gjoks, por edhe në shpinë.

Kur duhet të dyshoni për kancer të gjirit?

Kanceri i gjirit është një tumor malinj, ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri mund të nisë në disa pjesë të gjirit dhe mund të përhapet nëpërmjet enëve të gjakut, dhe enëve limfatike. Edhe burrat mund të preken nga ky kancer i gjoksit, po në krahasim me gratë, këto raste janë shumë të rralla. Kanceri i gjirit është një nga tumoret më të përhapur sot në botë.

Instituti i Shëndetit Publik, ISHP njofton për disa nga faktorët e rrezikut. Ja cilat gra kanë më shumë rrezik të preken nga kanceri i gjirit.

Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë:

Mosha

Rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës, por nga kanceri i gjirit preken edhe moshat e reja.

Ndryshimet në disa gjene

Deri 10% e kancereve të gjirit janë  rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.

Fillimin e hershëm të menstruacioneve

Femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur rrezikun për kancer gjiri.

Fillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç

Ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.

Mungesë e aktivitetit fizik.

Të qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. Indi i gjirit është i dendur.

Historitë familjare me kancer gjiri

Rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën, motrën, (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri.

Alkooli dhe pirja e duhanit

Nëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun, si dhe kontrollet që duhen bërë.

Shenjat e kancerit në gji janë:

Një gjëndër në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit. Ndryshime të lëkurës së gjirit skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit. Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit. Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun. Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.

Dhimbje në gji

Dsa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.

 

 

 

Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji

Format e diagnostikimit

Vetëkontrolli mujor i gjirit

Ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor

Mamografia

Eko e gjirit

Vetëkontrolli mujor i gjirit

Vetëkontrolli mujor i gjirit është  veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim. Me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me radhë gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit.

Mamografia

Mamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallona, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. Rezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin. Nëse mamografia është normale, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë. Nëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Flisni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju, dhe kur duhet ta bëni atë

Author

Share