Rozmarina, xhenseni dhe nenexhiku, mrekullia në shëndet

Author

Categories

Share

Shpeshherë kemi dëgjuar për bimë kurative të disa tipeve të ndryshme dhe që arrijnë të mbrojnë organizmin e njeriut maksimalisht. Një nga organet që ka nevojë të trajtohet e të mbahet gjithmonë nën kontroll është truri, pasi truri përballet me shumë njohuri gjatë ditës.Që të mos rrezikoni të vuani nga depresioni, ankthi apo sëmundjet e zemrës, konsumoni sa më shumë këto bimë

 

Rozmarina

Kjo bimë është përdorur për probleme të ndryshme shëndetësore, por është e njohur edhe për fuqinë e saj për të përmirësuar memorien. Rozmarina është një bimë aromatike dhe rritet shumë mirë në klimat tropikale, të buta dhe mesdhetare. Kjo barishte e vogël, përveç një erëz e shkëlqyeshme, është e fuqishme për trupin dhe mendjen.

 

Përfitimet janë aq të mëdha sa që askush nuk duhet ta shmangë përdorimin e saj

Relakson mendjen tuaj

Rozmarina mund të qetësojë një mendje të shqetësuar, si dhe të garantojë një ndjesi gjallëruese. Ju vetëm duhet të fërkoni bimën e vogël mes gishtave tuaj e të thithni aromën e shijshme.

Përmban antioksidantë të fuqishëm

Rozmarina përmban antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Për ata që nuk e dinë, kjo barishte ka acid rosmarinik, acid karnosolik dhe acid ursolik, të cilët janë antioksidantë të njohur me veti anti-kancerogjene.

Është anti-inflamator

Ajo përmban vetitë anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në trajtimet për lehtësimin e astmës, ekzemës, artritit dhe sëmundjeve të tjera.

Përmirëson shëndetin e trurit

Rozmarina rrit rrjedhjen e gjakut në kokë dhe stimulon sistemin nervor qendror. Për më tepër, kjo bimë njihet për përmirësimin kujtesës. Më mirë akoma, përmban përbërës që parandalojnë degradimin e acetilkolinës, e cila është një neurotransmetues i rëndësishëm për të mbrojtur memorien e për të parandaluar sëmundje të shumta.

Ndihmon nga lodhja dhe stresi i veshkave

Bima ka aftësinë për të luftuar lodhjen dhe stresin e veshkave pasi zbut hormonet. Është e mrekullueshme, sepse sot shumica e njerëzve jetojnë në një gjendje të tensionit të vazhdueshëm. Për këtë arsye, trupi ynë mund të përjetojë efektet e dëmshme të kortizolit të hormoneve. Në këtë rast, rozmarina, së bashku me barishtet si livando, ka aftësinë e jashtëzakonshme për të ulur nivelet e kortizolit në trup.

Është energjike

Rozmarina është një nxitës i mrekullueshëm! Gjithashtu mbështet qarkullimin e gjakut, përmirëson tretjen, stimulon rritjen e shëndetshme të flokut dhe forcon sistemin imunitar.

 

 

 

Xhenseni

Rrënjët e bimës së xhensenit janë të njohura për vlerat e mëdha që mbartin dhe vetitë anti-inflamatore. Xhenseni është një bimë e çmuar gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për ruajtjen dhe rritjen e energjisë e për të luftuar impotencën. Mjekësia e përdor xhensenin për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj. Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e problemeve të mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga ipotenca.

Kuron stresin

Xhenseni është një ilaç bimor, që luftohet kryesisht për ta luftuar lodhjen, stresin dhe gjendjen e depresionit. Rrënja e tij është e njohur për vetitë terapeutike dhe shëruese, duke i luftuar çrregullimet psikosomatike. Ai është i shkëlqyer për mbajtjen në nivele të ulëta stresin  fizik, ashtu edhe mendor si edhe rrit përqëndrimin.

Forcon sistemin nervor dhe zemrën

Xhenseni është një antioksidant i fuqishëm dhe i mbron qelizat nga stresi oksidativ si edhe kontribon në shëndetin e lëkurës dhe ka efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular. Mjekët kinez thonë se xhenseni forcon sistemin e lodhur nervor që paraqet shenja të paqëndrueshmërisë emocionale dhe stresi. Edhe mjekët në Indi e preferojnë shumë këtë bimë.

Obeziteti

Nëse doni të rrëzoni kilogramët e tepërt, çaji i xhensenit do të ndihmojë në zakonet tuaja të të ngrënit. Kjo bimë ka aftësi në uljen e oreksit. Nëse e konsumoni shpesh këtë çaj do të jeni më të dobët pasi ai ju shpejton metabolizmin dhe rrit aftësinë për djegien e yndyrës.

Nenexhiku

Një tjetër bimë e mirënjohur dhe gjerësisht e përdorur për aromën e saj është edhe nenexhiku. Ai është pjesë e familjes së mentes dhe origjina e tij është India. Aroma e tij mund të gjendet në bojën e famshme të Indisë dhe në vajrat e përftuar nga zierja dhe përpunimi i nenexhikut. Gjethet e nenexhikut vendoseshin midis qilimave ose sixhadeve të Iranit dhe Turqisë për t’i mbrojtur nga insekte dhe parazitë të ndryshëm përpara se të dërgoheshin për në Evropë. Gjatë epokës viktoriane, qilimat, rrugicat e eksportuara nga India spërkateshin me vajin e nenexhikut për t’i mbrojtur edhe nga myku. Në fakt, të gjithë këto prodhime, nëse nuk ishin të ruajtura me enët e aromës së nenexhikut, nuk ishin të sigurta, sepse mendohej se nuk ishin prodhuar në Lindje, por në Evropë. Aroma e nenexhikut, e cila është më e forta  që zgjat më shumë se të tjerat, besohet nga kinezët, japonezët dhe arabët, se parandalon përhapjen e sëmundjeve infektive dhe përdoret gjerësisht në parfume e detergjente. I përdorur masivisht në Evropën e shekullit të 18, nenexhiku u shndërrua në bimën më popullore të gjeneratave të mëpasme në Amerikën e viteve ‘60. Kërkimet mbi nenexhikun kanë qenë të kufizuara për shumë kohë dhe vëzhgimet shkencore janë të pamjaftueshme. Sidoqoftë, përbërja kimike e aromës së vajit të kësaj bime është identifikuar dhe përvoja e gjatë njerëzore e përdorimit të saj mbart në vetvete një domethënie të madhe për kërkimet që mund të kryhen në të ardhmen.

Vret parazitët

Nenexhiku përmban, pogostone, friedelin, epifriedelinol, pakipodol, retusin, acid oleanolik, beta-sitosterol dhe daukosterol, shumica e të cilëve parandalojnë të vjellat dhe nauzenë. Gjithashtu është vënë re se ai përmban alfa-bulnesene, që parandalon mpiksjen e gjakut. Për më tepër, sipas një artikulli të muajit shkurt 2008 të revistës shkencore fitoterapia, meqë aroma e vajit të nenexhikut është një vrasës i mirë i insekteve, ai mund të përdoret si një përbërës në preparatet kundër insekteve të dëmshme dhe parazitëve. Duke përfituar nga këto studime, shohim se fushat e përdorimit të nenexhikut janë të shumta. Për shembull, nëse në një enë me ujë shtojmë disa pika vaj nenexhiku dhe e vendosim diku ose spërkasim ambientin me të, do të mund të largojmë aromat e këqija dhe njëkohësisht insektet e bezdisshme. E gjithë kjo realizohet shumë lehtë dhe nuk kemi pse të përdorim insekticide me kimikate. Vaji gjithashtu ka efekte kundër mykut të lëkurës, eliminon aromën jo të mirë të djersës e mund të përdoret edhe për qëllime dietike, sepse pakëson oreksin.

Efekte pozitive mbi gjendjen emocionale e shpirtërore

Kohët e fundit është zbuluar edhe një veti tjetër e nenexhikut, ajo e efekteve pozitive mbi gjendjen emocionale e shpirtërore. Martin Henglein, një nga themeluesit e aromaterapisë, është përkrahës i teorisë se kurës me anë të aromës së bimëve si, germanium, rozmarinë, bergamot dhe nenexhikut, si 4 aromat primare esenciale, të cilat kanë efekte mbi shëndetin e njeriut. Germaniumi mund të parandalojë  varësinë nga substancat dhe të ndihmojë në braktisjen e veseve të dëmshme. Për shembull, roli që germaniumi luan në lënien e duhanit,  është i padiskutueshëm. Në momentin kur dëshira për të pirë duhan është e madhe, aroma e germaniumit e largon këtë dëshirë përkohësisht.

Author

Share