Përfitimet e Karafilit me qumësht

Author

Categories

Share

Përfitimet e karafilit me qumësht janë burim shërimi për sa i përket shëndetit. Përfitimet e karafilit sigurojnë përfitime për shëndetin në shumë mënyra të ndryshme, të tilla si ndihma në tretje, mbrojtja e mëlçisë, forcimi i sistemit imunitar, ruajtja e cilësisë së kockave. Për më tepër, vetitë anti-mutagjene dhe anti-mikrobike të karafilit dhe qumështit ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve orale e dhimbjeve të kokës.

Çfarë është karafili

Karafil është një nga erëzat e vendeve aziatike si Indonezia, India, Pakistani madje edhe rajonet e Afrikës Lindore. Karafili është një bimë e lindur në ishujt maluku në Indonezi. Nëpër botë përdoret edhe si produkt aromatizues, e sidomos në vendet aziatike. Në shekujt XIII dhe XIV, karafili u dërgua në Kinë nga Indonezia, India, Irani, Afrika dhe Evropa.  Sot, karafili është një kulturë tregtare shumë e rëndësishme në të gjithë botën.

Përfitimet e karafilit me qumësht

Karafili ka shumë përfitime shëndetësore. Përfitimet e karafilit me qumësht renditen si më poshtë.

  Tretje më e mirë

Karafili dhe qumështi stimulojn sekretimin e enzimave tretëse dhe përmirësojnë tretjen. Karafili  është shumë i dobishëm për uljen e shqetësimeve në stomak, disepsin dhe vjellje. Për të përfituar nga vetitë e tyre shëruese duhet të tretet 40 gr karafil pluhur në 500 ml qumësht e të konsumohet gjatë gjithë ditës.

Karakteristikat antibakteriale

Ekstraktet e karafilit janë efektive për të vrarë patogjenet e dëmshme, janë efektive edhe kundër baktereve specifike.

Mbrojtja e mëlçisë

Karafili përmban sasi të lartë antioksidantësh që parandalojnë zhvillimin e radikaleve të lira dhe mbrojnë mëlçinë nga efektet e dëmshme.

Kontrolli i diabetit

Tek pacientët me diabet, sasia e insulinës së prodhuar nga trupi është e pamjaftueshme ose nuk prodhohet  fare. Studimet kanë treguar se ekstraktet nga karafili i përzier me qumësht imitojnë insulinën në mënyra të caktuara dhe ndihmojnë për ta kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.

Mbrojtja e kockave

Ekstraktet hidro-alkolike të karafilit përfshijnë komponime fenolike si eugjenoli dhe derivatet e tij si flavonet, izoflavonet dhe flavonoidet. Këta elementë ruajnë dendësinë e kockave dhe përmbajtjen e mineraleve të eshtrave në rastin e osteoporozës.

Përmirëson sistemin imunitar

Karafili është shumë efektiv në mbrojtjen dhe përmirësimin e sistemit imunitar. Çaji i karafilit ka përbërës të rëndësishëm në rritjen e sistemit imunitar, si dhe në rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut.

Zvogëlon dhimbjen

Karafilat kanë veti anti-inflamatore dhe analgjezike. Si rezultat i eksperimentit të kryer tek minjtë, prania e karafilit e përmbajtur në inflamacion zvogëlon inflamacionin e shkaktuar nga edema. Karakteristikat e saj anti-inflamatore  janë konfirmuar për të zvogëluar dhimbjen.

Trajtimi i sëmundjeve orale

Karafili kontrollon ndjeshëm rritjen e patogjenëve oral përgjegjës për sëmundje të ndryshme orale. Karafili i përzier me qumësht mund të përdoret për dhimbje dhëmbi për shkak të vetive të tyre të lehtësimit të dhimbjes.

 

 

Meshkujt që kanë probleme me ereksjonin

Merren 2 thelpinj hudhre të shtypur, 50 gr karafil i bluar, 2 lugë mjaltë gështenje dhe 1 gotë qumësht. Hidhen në një enë dhe zihen për 7 – 8 minuta, më pas pasi ftohet ky ilaç që përftuam konsumohet 30 minuta para ushqimit. Kujdes Diabetikët dhe njerëzit me tensjon duhet ta përdorin shumë rrallë, 1 herë në muaj dhe sasia e mjaltit duhet përgjysmuar.

Trajtimi për çdo sëmundje

40 gr karafil pluhur hidhet në 500 ml me qumësht, e vendosim për zierje, gjatë zierjes mund të hedhim mjaltë, por mjaltin sipas dëshirës. Konsumohet gjatë  gjithë ditës. Kur kemi probleme me diabetin nuk e embëlsojmë. Në Kinë kjo kurë është shumë e përhapur.

Author

Share