Qelizat  burimore përmirësojnë shikimin pas verbimit, sipas Dr Jeffrey Weiss

Author

Categories

Share

Doktor Weiss thotë se procedura e tij është në përputhje me FDA në Shtetet e Bashkuara. Dr. Weiss përdor qelizat burimore nga palca e eshtrave të pacientit. “Këto janë qelizat burimore,” tha ai. “Nuk keni nevojë të jeni imunosupresivë.” Ai injekton qelizat burimore rreth secilit sy, duke lënë faktorët e rritjes të shkojnë sa më mirë. “Pasi qelizat të jenë atje, ato mund të stimulojnë qelizat e mbetura që janë tashmë të pranishme për të filluar përsëri funksionimin,” tha Dr. Weiss. Ai thotë se zakonisht duhen katër deri në gjashtë muaj që pacientët të shohin përmirësim. Alisia John pacjente e cila humbi vizionin në moshën 9 vjeç dhe udhëtoi në Florida nga Tenesi për procedurën e saj të parë në vitin 2016. Procedura kushton 20 mijë dollarë, Dr. Weiss trajton shumë sëmundje që shkaktojnë verbëri. Procedura e qelizave burimore të Dr. Weiss është e regjistruar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Përmbledhje e hulumtimit

Ka shumë arsye që një individ mund të humbasë shikimin. Disa nga këto gjendje janë glaukoma, degjenerimi makular, katarakti, neuriti optik, Retinitis pigmentosa ose tumoret që ndikojnë në retinën  ose nervi optik. Defektet e lindjes, dëmtimet e syrit dhe komplikimet nga operacioni i syve janë shkaqe të zakonshme të verbërisë. Njerëzit që janë në një rrezik të ngritur janë njerëz me diabet, njerëz që kanë pasur goditje në tru.

 

Diagnostifikimi dhe trajtimi

Verbëria është përcaktuar në mënyrë rigoroze si gjëndje e të qënit plotësisht pa shikim në të dy sytë. Një individ plotësisht i verbër nuk është në gjendje të shohë fare. Fjala verbëri, përdoret zakonisht si term relativ për të sinjalizuar dëmtim të shikimit, ose shikim të ulët, që do të thotë se edhe me syze, lente kontakti, ilaç ose operacion, një person nuk sheh mirë. Rënia e shikimit mund të shkojë nga gjëndje e butë në të rëndë. Verbëria është diagnostikuar duke testuar çdo sy individualisht dhe duke matur mprehtësinë vizuale dhe fushën vizuale, ose vizionin periferik. Trajtimi i dëmtimit të shikimit ose verbërisë varet nga shkaqe të ndryshme. Shkaqet inflamatore dhe infektive të verbërisë mund të trajtohen me ilaçe në formën e pikave ose pilulave. Transplantimi i kornesë mund të ndihmojë njerëzit, shikimi i të cilëve mungon si rezultat i plagëve të kornesë.

 

Teknologjia e re

Një qasje e re është përdorimi i qelizave burimore për humbjen e shikimit. Dr Jeffrey  Weiss, një mjek, specialist i retinës tha, se bëri operacionin e parë të qelizave burimore të retinës okulare në Gjermani në vitin 2010.  Tani është në përputhje me FDA në Shtetet e Bashkuara. Përdorimi kohët e fundit për neuropatinë Iskemike optike, ku më shumë se 90% e pacjentëve fituan vizion. Dr. Weiss dhe ekipi i tij marrin qelizat burimore të vetë pacientit, kështu që ata injektojnë atë rreth syrit. Pesëmbëdhjetë deri në 20% shohin disa përmirësime ditën e parë, por zakonisht janë katër deri në gjashtë muaj që pacientët të shohin përmirësim total.

Author

Share