Dobësia e kujtesës tregon mungesën e vitaminës B1

Author

Categories

Share

Nëse keni dobësi në kujtesë, lodhje në trup dhe dhimbje në muskuj, mund të keni mungesë të vitaminës B1. Nëse duam të flasim për historinë e vitaminës B1, ajo përmendet si mangësi e thiaminës. Emërtohet si vitamina B1 sepse është vitamina e parë që gjendet në mesin e vitaminave B. Thiamina ose vitamina B1 gjendet si në ushqimet në natyrë shtazore edhe në ato me natyrë bimore dhe luan rol kryesor në reaksionet metabolike brenda trupit tonë. Vitamina B1 është një variete e tretshme në ujë. Ajo parandalon arteriosklerozën. Vitamina B1 është përgjegjëse për shndërrimin e ushqyesve në energji. Është përgjegjëse për funksionimin e zemrës, muskujve dhe sistemit nervor.  Tjetër tipar i njohur i kësaj vitamine është se zvogëlon stresin. vitamina ndihmon trupin në konvertimin e karbohidrateve (sheqernave) në karburant glukoze, me anë të së cilës, trupi prodhon energji.

Kur ka mungesë të saj sidomos tek të alkoolizuarit, njerëzit përjetojnë probleme në sistemin nervor, zemrën, anoreksi, sëmundja crohn etj. Mungesa e saj  sjell probleme me tretjen e karbohidrateve. Kjo lejon substancën e quajtur acidi piruvik të hyjë në qarkullim të gjakut duke sjellë probleme nervore, ankth, frymëmarrje të shpejtë, dëmtime në zemër. Thiamina ose vitamina B1 gjendet tek orizi kaf, arra, tërshëra, portokallet, veza, fasulet e kuqe, etj.

Përfitimet  kuruese

Disa nga simptomat e para të mungesës së Vitaminës B1 në trupin e njeriut manifestohen me harresë, irritim, pagjumësi, humbje e peshës, tendosje e muskujve etj. Këto simptoma fillestare mund të shkaktojnë sëmundje që kanë lidhje me nervat, zemrën dhe trurin.

Disa nga përfitimet më të mëdha nga kjo vitaminë është se i ndihmon zemrës të punojë më mire dhe ka veti kundër plakjes.

Author

Share