Klodiana Zaharia mjeke Otorhinolaringologe flet për problemet e dëgjimit.

Author

Categories

Share

Dr. Klodiana Zaharia mjeke Otorhinolaringologe flet  për gazetën  Mbretëresha e Shëndetit  për problemet e dëgjimit.

Aparatet e dëgjimit, a mund të zëvëndësojnë  të dëgjuarit?

Referuar problemeve të dëgjimit, cilët janë shkaqet dhe faktorët që ndikojnë në uljen deri në humbjen e dëgjimit?  Problemet e degjimit janë të shumta, fillojnë nga shkaqet më të rëndomta (dylli) deri tek ato më seriozet (tumoret e veshit).

Gjithmonë në rastet që paraqiten tek mjeku me ankesen e humbjes së dëgjimit, ai bën një analizë të detajuar të historikut të sëmundjes. Nese problemi ka vetem disa ditë që është shfaqur, shkaqet e bllokimit të veshit mund të jenë: dylli, trupi i huaj në vesh, otiti viral, bakterial, ose mykotik, otit seroz, labirinti viral (neuronit vestibular). Ky grup emertohet si dëmtimi transmetiv.

Ne rastet kur humja e dëgjimit ka ardhur gradualisht ndër vite, e shoqëruar me zhurmë e fishkëllime të veshit,  mjeku orientohet më shumë drejt dëmtimit neuro-sensorial të veshit, otosclerosis, ose tumoreve të nervit të dëgjimit (schwanoma).

A ka sot profesione të veçanta që rrezikohen nga ulja e rendimentit të dëgjimit apo përdorimi për një kohë të gjatë i kufjeve, si ndikojnë?

Sigurisht që ka profesione në të cilat të dëgjuarit është i rrezikuar, do të futen këtu të gjitha ato ambjente pune ku zhurma kalon 50 decibel, dhe individi ekspozohet më shumë se tre orë në ditë, për një kohë të  gjatë, të themi mbi tre muaj.

Më të rrezikuar janë punonjësit e minierave, e ndërmarjeve me makineri të rënda, DJ( di xhej)

qitësit profesionistë, policët rrugorë, shitësit  ambulantë etj.

Cilat janë trajtimet e duhura dhe në cilën rast rekomandohet vendosja e një aparati dëgjimi?

Trajtimi zgjidhet rast pas rasti. Kuptohet që largimi mekanik i dyllit apo i një trupi të huaj e rehabiliton menjëherë dëgjimin.

Po ashtu vendosja e një skeme korrekte sipas llojit të infeksionit, e kujdesja për veshin për një periudhë dhjetë ditore rregullon dëgjimin.

Të gjitha rastet me humbje neuro-sensoriale, pra dëmtimi i nervit të dëgjimit, janë  kandidatë për vendosjen e aparatit, sidomos ata me rënie mbi 50 decibel të dëgjimit.

Në rastet me otoskleroze, apo infeksione kronike të veshit me shkatërrim të daulles apo kockave të dëgjimit mjeku bashkë me pacientin zgjedh midis kirurgjisë së veshit apo aparatit të dëgjimit.

Të gjithë llojet e aparateve janë të rekomanduara, pasi sot flitet edhe për aparatet dixhital por edhe me dizenjo të veçantë?

Zgjedhja e aparatit këtu në vëndin tone  varet shumë edhe nga buxheti i pacientit, pasi ata duhet ta përballojnë vetë ( ndërkohe në Europë është i rimbursuar komplet nga shteti).

Sigurisht duke qënë të fushës, nuk mund të rekomandojmë aparate të lira,  jo të çertifikuara, e të servirura ne kioska apo farmaci nga persona të patrajnuar.

Proçesi i protezimit është  i gjatë, delikat dhe do përkushtimin maksimal të prefesionistit që e ushtron.

Aparatet me emër dhe rendiment në të degjuar plus edhe estetik (padyshim tani janë të gjithë të dixhitalizuar, pasi teknologjia evulon me ritme shumë të shpejta), janë:

*Otopront

*Widex

* Siemmens

*Starkey

Doktoresha po në rast të humbjes së dëgjimit tek të rinjtë a këshillohen vendosja e aparatëve të dëgjimit, si binden në këtë rast?

Patjeter, aq më shumë një i ri penalizohet dhe izolohet nga humbja e dëgjimit, njësoj si një fëmijë i vogël i cili rrezikon mos të  flasë kurrë nëse nuk protezohet në kohën e duhur. Në fakt duhet të pranoj që tek ne është akoma mendësi e turpit, apo paragjykimit për vendosjen e aparatit, por nëse prindi sqarohet me detaje për avantazhet dhe dizavantazhet që në këto raste janë thjesht estetike, mund të arrihet në rezultate shumë të mira. Shohim në praktikën e përditëshme gëzim të jashtëzakonshem dhe ndryshim të madh të humorit tek personat që ju vjen degjimi.

Pse nuk duhen neglizhuar problemet me dëgjimin, veçanërisht sot kur gjithnjë e më shumë zhurmat dhe ndotja ajrit është më e lartë?

Sa më shpejt të konsultohet me mjekun problemi aq më shpejt i jepet zgjidhja, ulet kostoja e trajtimit,  tek të vegjëlit zhvillohet maksimalisht të folurit.

Individët që nuk dëgjojnë ndihen shumë të izoluar nga familja , shoqëria  dhe kanë të ulur vetëbesimin.

Këshilla:

  1. Është detyrë primare e prindërve të zbulojnë nëse fëmijët e tyre kanë probleme me dëgjimin. Nëse një bebushe nuk reagon ndaj zërit dhe gugave të nënës është mirë ti nënshtohet një OTOEMISION- Test, një konsulte me një mjek O.R.L
  2. Sa më shpejt të diagnostiohet rasti, aq më i mirë rezulati mbas vendosjes së aparatit.
  3. Personat që punojnë në ambjente me zhurmë duhet të përdorin kufje mbrojtëse. Edhe ata që punojnë në ambjente me kimikate e pesticide ( Plumb, bakër, nikel, fostoksine, kimiopreparate, insekticide), duhet të marrin masa që këto elemente mos të përthithen, pasi mund të shkaktojnë humjen e parikthyeshme të dëgjimit.

 

Author

Share