Dr Hysni Dankshi Sëmundja e arterieve koronare

Author

Categories

Share

Sëmundja e arterieve koronare, është lloji më i zakonshëm i sëmundjeve të zemrës. shkaktohet nga ngushtimi i arterieve (kjo ndodh për shkak të rritjes së kolesterolit) te cilat sjellin gjakun në zemër. Kur zemra nuk merr gjakun apo oksigjenin që i nevojitet, mund të dobësohet, duke shkaktuar atak në zemër. Simptomat e Arterieve Koronare – Ngacmim, presion, dhimbje, djegie, mpirje në gjoks – Dhimbje në krahë, qafë, shpinën ose nofull. – Poblem ne frymemarrje – Rrahje më të shpejta të zemrës – Dobësi – Marramendje Trajtimi i Arterieve koronare Nëse jeni diagnostikuar me këtë sëmundje , mjeku përshkruan ndryshimet e stilit të jetesës, medikamentet, ose kirurgjinë. Zvogëloni faktorët e rrezikut tuaj. Disa faktorë rreziku janë vese apo zakone të fituara me kalimin e kohës, siç është pirja e duhanit, rritje e nivelit të kolesterolit në gjak. Disa faktorë rreziku mund të modifikohen, siç është për shembull, presioni i lartë i gjakut ose rritja e nivelit të kolesterolit në gjak, ku studimet kanë treguar se normalizimi i tyre zvogëlon rrezikun kardiovaskular.

Studimet kanë treguar se 1 nga 5 sëmundjet kardiovaskulare shfaqen edhe në mungesë të ndonjë faktori rreziku tradicional, ndërkohë që një nga dy raste të tilla shfaqet edhe në mungesë të hiperlipidemisë” thekson Dr. Hysniu. Këshilla të thjeshta për një zemër të shëndetshme Këto këshilla vlejnë për secilin prej nesh, me një theks të veçantë për personat të cilët kanë një histori familjare të sëmundjeve të zemrës. Për një jetë të shëndetshme, është e nevojshme që të fokusoheni tek këto këshilla, dhe të reduktoni rrezikun nëpërmjet ndryshimit të stilit të jetesës dhe duke u udhëhequr nga një jetë e shëndetshme. Rekomandimet e Dr. Hysni Dankshit janë: Kontrolli i presionit të gjakut Kontrolloni nivelin e kolesterolit në gjak Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak Merruni me aktivitete fizike Hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe alkolit Trajtimi me bimë Bimët janë e vetmja mënyrë natyrale në të cilën të gjithë pajtohen se ato janë kuruese. Por kombinimi i tyre arrin të pastrojë dhe shërojë edhe arteriet koronare. Trajtimi i koronareve me bimë ka dhënë rezultate të kënaqshme edhe tek pacjentët të cilët ju është bërë e ditur se operimi është mënyra e vetme. Bimët medicinale janë ato të cilat bëjnë të mundur shpëtimin e pacjentit nga operimi.

Receta e Dr. Hysni Dankshit për arteriet koronare

Meren 3 limona të shtrydhur në një enë qelqi me kapak, hedhim 4 thelpinj hudhër tek lëngu i limonit, i përziejmë e më pas hedhim gjys luge kafe me rigon. Enën e vendosim tek një vend i errët për 4 orë, dhe çdo 1 orë e tundim me qëllim që të përzihet. Kjo pije konsumohet esëll në mëngjes 1 orë para ushqimit dhe në darkë 1 orë para ushqimit. Gjatë ditës konsumojmë çaj majdanozi me koper, të cilën e pregatisim duke marrë 40 gr majdanoz dhe 30 gr koper e duke e zier me 500 ml ujë. Çajin e përftuar e kullojmë dhe e konsumojmë gjatë gjithë ditës. Majdanozi dhe koperi kanë veti mjeksore shumë të mëdha në gjak, të cilin e pastrojnë nga shumë yndyra. Është një nga recetat më kurative dhe efektive për pastrimin e koronareve deri sa ka shpëtuar edhe shumë pacjentë nga operimi. Këto kura bimore rekomandohen të konsumohen 3-4 muaj rresht.

Author

Share