307 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në 2019-ën

Author

Categories

Share

307 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në 2019-ën

Gjatë vitit 2019, 307 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Mes fluksit të telefonatave 9000 prej tyre kanë qenë për aksidente. Shifrat bëhet të ditura nga urgjenca kombëtare, ku mes këtyre telefonatave 11.410 prej tyre kanë qenë për vizita mjekësore në banesë. Mes telefonatave gjatë 2019-ës ishin dhe rastet e aksidenteve, ku janë regjistruar afërsisht 9000 të tilla, ndërsa për çdo viktimë si pasojë e aksidentit shkaktohen 2 invalidë të përhershëm. Kemi 9000 aksidente të kryera gjatë këtij viti, ku ka pasur edhe viktima. Ndërkohë gjatë ditëve të para të janarit kanë mbërritur në sallën operative të urgjencës të sëmurë për ndihmë mjekësore.

 

Author

Share