Nektarina kuron aneminë dhe migrenën

Author

Categories

Share

Anemia dhe migrena janë dy nga shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve. Mungesa e hekurit është lloji më i zakonshëm i anemisë në botë. Është një gjendje në të cilën nuk ka mjaftueshëm qeliza të shëndetshme  të kuqe të gjakut për të mbajtur oksigjenin e mjaftueshëm në indet e trupit. Hemoglobina është pjesa kryesore e qelizave të kuqe të gjakut dhe lidhet me oksigjenin. Nëse keni shumë pak qeliza të kuqe të gjakut, ose nëse hemoglobina juaj është anormale ose e ulët, qelizat në trupin tuaj nuk do të kenë oksigjen të mjaftueshëm. Në rastet e lehta kronike, shpesh prodhon pak ose aspak simptoma. Natyrisht, anemia gradualisht  çon në lodhje të dukshme dhe simptoma të tjera.

Migrena

Migrena është sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me të përziera, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave. Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru. Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar.  Ajo shpesh fillon gjatë adoleshencës dhe më e theksuar është tek gratë. Motivet apo shkaqet  kryesore mund të jenë nga më të ndryshmet. Ushqimet e caktuara, ndryshimi i klimës, dritat verbuese, zhurmat, mbingarkesat  emocionale, pagjumësia, erërat e pakëndshme etj. Sulmet e migrenës shpesh paraprihen nga një gjëndje e veçantë, me paraqitjen e çrregullimeve vizuale, interferojnë me aftësinë për të folur në mënyrë koherente, por ndonjëherë shkaktojnë konfuzion. Pacientët me migrenë zakonisht janë në gjendje të perceptojnë shenjat e ardhjes të një sulmi të afërt dhe përpiqen të flenë. Gjatë gjumit, sulmet janë më të vështira për t’i përballuar. Dhimbja e kokës zakonisht rritet gradualisht, duke arritur një intensitet që bëhet i pamundur për t’u përballuar. Dhimbja verifikohet në të njëjtin vend, por pozicioni dhe natyra e dhimbjes mund të jetë e ndryshme. Qëndra e dhimbjes është balli dhe sytë. Shpesh, gjatë një ataku fillon pështirosja, përzierja dhe në qoftë se arrini që të villni situata përmirësohet. Pavarësisht shumëllojshmërisë së manifestimit të migrenës, dy janë format më të njohura të saj, migrena e zakonshme dhe ajo klasike. Migrena e zakonshme shpesh manifestohet pa shqetësime të shikimit, por ndonjëherë sjell një ndryshim të oreksit dhe të humorit.  Disa persona bëhen tepër aktivë, ndërsa të tjerë, të dobët e të përgjumur. Simptomat e dhimbjes zakonisht ndodhin në njërën anë të kokës. Një atak mund të zgjasë disa orë ose disa ditë. Migrena klasike është më pak e përhapur. Ashtu si edhe në rastin e migrenës së zakonshme, dhimbja ndodh në njërën anë të kokës, por mund të përhapet edhe në gjysmën tjetër të kokës. Atakët janë më të rrallë dhe më të shkurtër në krahasim me migrenën e zakonshme, por janë më të rëndë. Atakët e migrenës tek gratë mund të përkojnë edhe me fillimin e menstruacioneve.

Kura me nektarinë për migrenën dhe aneminë

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet  si një frut  kurues. Në mjekësinë popullore përdoren nektarinat, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Nektarinat  përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu. Fruti i freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 17% sheqer, acide organike, albumin  pektinë, kripëra minerale si, kalium, fosfor  kalcium  vitamina të ndryshme  A, vitaminë B1, B2  C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60%. Nektarinat janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen shumë.  Ato luajnë rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Nektarinat janë të çmueshme për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa farat e nektarinës përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato konsumohen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Fruti i nektarinës në përdorim natyral kuron:

Dhimbjet në gjoks
Aneminë
Migrenën dhe epilepsinë
Sëmundjet e mëlçisë.

Author

Share