Rrushi ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm

Author

Categories

Share

Rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak (hyper kolesterolemisë) mund të jetë shumë e dëmshme për organizmin. Kolesteroli fabrikohet në mëlçi, por ne e marrim dhe nga ushqime të ndryshme si veza, djathi, qumështi, mishi, të brendshmet e kafshëve si mëlçitë, zemra e të tjera. Rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak përbën faktorin kryesor të sëmundjeve të arterieve, kryesisht të zemrës. Kolesteroli është një faktor i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe  sëmundjeve trombo-embolike.

Arteroskleroza

Kur përqindja e kolesterolit në gjak ngrihet, formohen disa grimca yndyre, që ngjiten në faqet e arterieve, këto grimca formojnë një shtresë yndyre, e cila vjen nga dita në ditë duke u zmadhuar, sjell si rrjedhojë zvogëlimin e diametrit të arterieve deri në bllokimin total të tyre. Bllokimi i arterieve nuk lejon më qarkullimin e gjakut. Kur gjaku nuk ka më mundësi të qarkullojë, qelizat e këtyre artereve vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese. Në këtë raste, mund të kemi arterie të bllokuar, infarkt të miokardit, kur bllokohen arteriet e zemrës, aksidente vaskulare cerebrale, mund të shoqërohen me hemorragji të brendshme, kur bllokohen arteriet e trurit ose afeksion të gjymtyrëve inferiore.

Përqindja e kolesterolit

Idealja është më pak se 2 gram për 1 litër gjak, ndërkohë që limiti është 2 gram deri në 2.5 g për 1 litër gjak. Tepër e lartë është kur kalohet 2.5 g për 1 litër gjak. Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare, dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç),  kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit. Përdorni më shumë  vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

Gjenet

Nëse pavarësisht dietës dhe aktivitetit fizik, nuk arrini të mbani nën kontroll nivelin e kolesterolit JO të mirë, duhet të dini se faji nuk është i stilit tuaj të jetesës, por i gjeneve tuaja. Një grup studiuesish të koordinuar nga Paul Williams i “Berkeley Lab’s Life Sciences Division” ka zbuluar se gjenet luajnë rol të rëndësishëm në stabilizimin e kolesterolit jo të mirë në gjak dhe disa individë duhet të lodhen më tepër se të tjerët, sepse janë më të ndjeshëm ndaj hiper’kolesterolaminës. Studimi duket se ofron një motiv për faktin se disa prej nesh kanë fatin e keq të kenë nivelin e kolesterolit të lartë, edhe pse qëndrojnë mjaft të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që konsumojnë, ndërsa të tjerë mund t’i lejojnë vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrave të dëmshme për organizmin.  Studiuesit kanë vëzhguar të dhënat e 28 çifteve binjakësh identikë, me përputhshmëri gjenetike, por me stile jete të ndryshme, për të vlerësuar peshën e gjeneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet të ulët (LDL) shkaktare për prodhimin e kolesterolit jo të mirë, mjaft të dëmshëm për shëndetin kardiovaskular.

Rrushi ul kolesterolin

Rrushi është një frut i pasur më antioksidantë dhe ju ndihmon në funksionimin normal të zorrëve falë vetive të tij qetësuese. Për më tepër rrushi forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e tumoreve. Ky frut përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, mbi të gjitha vitaminat A, B dhe E.

Përfitimet e rrushit.

Vetitë antioksiduese të rrushit ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll nivelin e kolesterolit të dëmshëm ( LDL). Rrushi përmban fibra dhe acide yndyrore të cilat ndihmojnë për të luftuar kapsllëkun. Në rastet e diaresë, janë të dobishme gjethet e rrushit të ziera në ujë për rreth një orë. Këshillohet të pihen dy gota në ditë. Falë vetive antioksiduese ky frut parandalon rrezikun e tumoreve si dhe pastron mëlçinë. Sugjerohet për sëmundjet e lëkurës. Rrushi përmban vitaminën B3 e cila ka veti antibakteriale dhe antinflamatore në rastin e akneve. Vitamina B2  gjithashtu është e nevojshme për të luftuar radikalet e lira të cilat janë përgjegjëse  në plakjen  qelizore. Rrushi përmban sasi të larta kaliumi dhe pak sodë duke ndihmuar kështu të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni apo sëmundjet e veshkave. Rrushi është shumë i dobishëm në rastet e anemisë dhe mungesës së mineraleve pasi ai përmban sasi të konsiderueshme hekuri.

Tonifikues natyral i trupit

Kokrrat e kuqe të rrushit janë përplot me celulozë dhe pektin, që paraqet edhe arsyen pse rrushi konsiderohet si frut që ndihmon tretjen, pastron trupin nga toksinat, eliminon ujin e tepërt nga trupi dhe ka funksion diuretik. Rrushi është ideal për mënyrën e të ushqyerit në vjeshtë pasi vepron si tonifikues natyral për organizmin, sasia e fosforit dhe kalciumit është e dobishme për metabolizmin e nyjeve dhe eshtrave. Për këtë, rekomandohet konsumi i rrushit gjatë shërimit pas ndonjë thyerje apo lëndimi të eshtrave.

Efekti kurues

Rrushi është burim shumë i vlefshëm i  bioflavonoide, që kanë potencial antioksidues, përkatësisht mbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Theksimi i ngjyrës së rrushit nënkupton përqëndrim më të fortë të bioflavonoideve. Polifenoli që gjendet tek rrushi aktivizon radikalet e lira. Rrushi i kuq përmban pigmentin antocianin nga grupi i fenoleve bimore që funksionon ngjashëm sikur likopenet tek domatet, si dhe si antioksidant i fuqishëm. Këto pigmente bimore i japin ngjyrë të kuqe  frutave dhe perimeve si grejpfruti i kuq, shega, shalqiri, luleshtrydhet, qershitë, lakra e kuqe dëshmi kjo se konsumi i rrushit përmirëson qarkullimin e gjakut, nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut. Si antioksidant, rrushi ndikon edhe në mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Vitamina A, C, E që gjendet tek rrushi, mund të ndikojë  edhe në ruajtjen e të pamurit.

Trajtimi i bukurisë me anë të rrushit

Gjatë viteve të fundit, rrushi është bërë faktor i rëndësishëm në industrinë kozmetike. Përveç përbërësve aktiv që ai përmban si procyanidin (mbrojtjen e enëve të gjakut dhe eliminimin e radikaleve të lira), polifenole (antioksidantë të mirë), resveratrol, vitamina A, C, B1, B2, gjithashtu ka një fuqi të madhe antioksiduese dhe sot paraqet një nga produktet e rëndësishme dhe mbrojtëse kundër plakjes. Rrushi përmban shumë vitamina E, natrium, fluor, magnez, hekur, kalium, kalcium, fosfor si dhe acide frutash. Farat dhe lëkura e rrushit është e pasur me polifenole dhe antioksidantë që luftojnë kundër radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Të gjitha këto substanca bioaktive tek rrushi dhe farat, përdoren për pastrimin, masazhimin, pilingun dhe maskave për fytyrë dhe trup.

 

Përgatitja e ushqimit me rrush

Në sezonin e të korrave  sigurisht që është shumë mirë për të ngrënë rrush të freskët. Ekzistojnë mundësi të ndryshme në përgatitjen e rrushit, nga ai bëhet lëng i shijshëm, uthull, xhem dhe marmalatë. Rrushi përdoret edhe si shtesë për sallatra si dhe kombinime të tjera. Provoni në dekorimin e ëmbëlsirave dhe akulloreve. Rrushi i thatë përdoret më së shumti në përgatitjen e ëmbëlsirave të tjera. Orizi apo pilafi pasurohet shumë në shije nëse i shtoni bajame apo rrush të thatë. Rrushi si lëng i freskët stimulon oreksin, përmirëson metabolizmin në trup, heq toksinat nga trupi, rekomandohet për anemi, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut. Vaji nga farat e rrushit, është shumë i vlerësuar dhe kërkuar, ku së pari herë u prodhua në Francë si një zëvendësim për vajin e ullirit. Ajo mund të përdoret në gatim, përmban shumë antioksidantë dhe polifenole. Përmban omega 3  acide yndyrore si edhe ka efekt mbrojtës për sistemin kardiovaskular

Author

Share