Trajtimet natyrale për parazitët e zorrëve

Author

Categories

Share

Në kohët e sotme është pothuajse e pamundur që të mos përthithni një sasi metalesh të rënda toksike, si merkuri, alumini, bakri, kadmiumi, nikeli dhe plumbi. Këto metale akumulohen shpesh në mëlçi, fshikëzën e tëmthit ose në zorrë. Meqenëse këto metale janë më të rënda se uji që ndodhet në sistemin tretës dhe gjak, ato precipitojnë, njësoj si copëzat e arit në fund të shtratit të lumit. Metalet e rënda toksike bëhen të rrezikshme nëse fillojnë të oksidohen. Ato pësojnë ndryshime dhe dëmtojnë të gjitha qelizat fqinje. Megjithatë, problemi më i madh është se shërbejnë si ushqim kryesor për bakteret jo të mira, viruset, kërpudhat, parazitët dhe krimbat. Kjo do të thotë se këto metale tërheqin dhe shërbejnë si terren ushqyes për streptokokun A dhe B, E-coli-n, C. difficile-n, H.pylori-n dhe viruset. Kur këta agjentë patogjenë konsumojnë metalet e rënda toksike, çlirojnë një gaz neurotoksik që lidhet me amoniakun dhe kalon barrierën intestinale. Me fjalë të tjera, përshkueshmëria e amoniakut ka gjetur një shok, që është kontaminimi nga metalet e rënda. Përshkueshmëria e amoniakut bën të mundur që gazi toksik të përshkojë muret intestinale. Megjithatë, mos i ngatërroni mykotoksinat (toksinat kërpudhore) me përshkueshmërinë. Mjekët nuk e dinë ende se agjentët patogjenë krijojnë neurotoksina kur ushqehen me metale të rënda, dhe këto neurotoksina janë shumë të ndryshme nga mykotoksinat. Këto të fundit nuk mund të krijojnë shumë nga simptomat që krijojnë neurotoksinat. Ato kanë tendencë që të qëndrojnë në traktin intestinal e të eliminohen me anë të defekimit. Në vitet në vazhdim do të dëgjoni të flitet gjithnjë e më shumë për mykotoksinat. Sapo sistemohen, patogjenët më sipër fillojnë të shkaktojnë inflamacion në zorrë, për shembull, duke pushtuar muret e zorrës së hollë ose të trashë. Ata do të çlirojnë helme në zorrë në mënyrë direkte nga neurotoksinat dhe në mënyrë indirekte nga mbetjet toksike. Tek shumica e njerëzve, kështu zhvillohen sëmundjet dhe sindromat si ajo e zorrës së irrituar, krohnit (inflamacion i traktit gastrointestinal) dhe koliti (inflamacion i zorrës së trashë, i cili është zakonisht një infeksion kronik i shkaktuar nga virusi i herpesit, që kemi përshkruar në kapitullin 11 dhe bakteri streptokok). Në mikroskop, këto nënprodukte të mbetjeve virale shpesh ngjasojnë me parazitët. Kjo bën që rezultatet e analizave të feçeve të dalin gabim e rrjedhimisht e tillë do të jetë edhe diagnoza e vendosur. Ky është një konfuzion që ndodh sot, për sa u përket sëmundjeve të sistemit tretës. Metalet e rënda mund të shkaktojnë probleme, të cilat, nëse nuk trajtohen siç duhet, është e pamundur t’i heqësh qafe. Ndaj, nëse keni probleme me zorrët ose vështirësi kronike me tretjen, merrni parasysh faktin që metalet e rënda luajnë një rol të rëndësishëm në problem, duhet të ndërmerrni hapat e duhur për t’i larguar nga organizmi.

Por cilat janë shenjat që mund të keni parazitë?

Humbje e peshës

Humbje e peshës (shiritët dhe krimbat mund të jetojnë në sistemin tretës dhe këta konsumojnë ushqimin tuaj ndaj nuk po shtoni peshë)

Lodhje

Lodhje (duke qenë se parazitët konsumojnë gjithçka që konsumoni  ju, nuk mbetet asgjë për t’u konvertuar në energji. Kjo shoqërohet me ndjesinë e lodhjes, dobësi dhe humbje energjie. Krimbat prodhojnë toksina që mund të mos lejojnë pastrimin e organeve tuaja. Edhe nëse flini mirë, ju përsëri ndiheni të lodhur)

Anemia

Anemi (duke qenë se konsumojnë ushqimin tuaj, marrin edhe nutrientët e tyre dhe shumë shpejt mund të kaloni në mungesë të hekurit. Kjo shoqërohet edhe me dobësi, dhimbje koke, duar të ftohta, thonj të brishtë etj) Probleme me lëkurën (si ekzemë, skuqje e lëkurës etj. Kjo lidhet me toksinat që lirojnë parazitët në trupin tuaj)

Kruarje e anusit

Kruarje e anusit (një ndër shenjat kryesore të pranisë të parazitëve në trupin tuaj).Po çfarë duhet të konsumojmë për t’i larguar këta parazitë që po dëmtojnë komplet organizmin tonë?

Kurat natyrale

Fillimisht drejtohuni natyrës pasi ajo e ka gjithnjë përgjigjen për çdo gjë.

Hudhra

Hudhra  është mbreti për mbytjen e parazitëve. Nëse një copë hudhër e grini imët në një gotë me qumësht dhe e lini të mbuluar me kapak gjatë gjithë natës në frigorifer, e konsumoni në mëngjes esëll do ti luftoni një herë e mirë parazitët. Përsëriteni për një muaj këtë recetë duke e konsumuar një  herë në javë, kjo në varësi të parazitëve dhe do të shihni rezultate të pabesueshme.

Kanella

Kanella është erëz e mrekullueshme, një antioksiduese që zë vend kudo, madje edhe në luftën ndaj parazitëve. Në këtë rast ai rekomandohet në formën e vajit, ku në një gotë me ujë do të hidhni 1-2 pika vaj kanelle dhe ta konsumoni para se të flini gjumë.

Rigoni

Mund të përdorni gjithashtu edhe erëzën e rigonit. Nëse hidhni 2-3 pika vaj rigoni në një gotë me ujë ku keni shtrydhur fillimisht lëng limoni të freskët dhe e konsumoni 3 herë në ditë për një javë do të shihni përmirësime.

 

 

 

 

 

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë tërheq me ngjyrën por edhe me përfitimet e shumta që ka. Konsumoni shafran me kos ( 5 gram në një gotë kos) çdo ditë. Përfshini sa më shumë në dietën tuaj ushqimore fara lini, chia dhe panxhar të kuq. Kanë veti të jashtëzakonshme.

Vitamina C

Vitamina C nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ushqimore. Sigurohuni që të merrni sa më shumë vitaminë C përmes ushqimeve që konsumoni pasi do ju ndihmojnë shumë.

 

Author

Share