Nënpesha, pasojat në shëndet, ushqimet që duhet të konsumoni

Author

Categories

Share

Termi “nënpeshë” i referohet një peshe trupore më të vogël se ajo që konsiderohet si pesha “ideale” apo “e shëndetshme”. Shkaku më i shpeshtë i saj është kequshqyerja, si në aspektin sasior, edhe atë cilësor, por këtu nuk bën përjashtim as gjenetika. Nëse nëna vuan nga një problem i tillë, në 40% të rasteve kjo trashëgohet edhe tek fëmija.

Nënpesha si pasojë e varfërisë:  Shumë njerëz, veçanërisht në vendet e botës së tretë, e vuajnë këtë situatë për shkak të pamundësisë për të siguruar ushqimet e nevojshme për një peshë normale, pasojë kjo e nivelit të ulët ekonomik. Nënpesha e lidhur me stilin e jetesës. Duke respektuar si pikënisje faktin që pesha trupore është një reflektim i drejtpërdrejtë i raportit të kalorive të marra nëpërmjet ushqimit dhe atyre të harxhuara nëpërmjet aktivitetit të përditshëm, stili i jetesës luan rol vendimtar në këtë drejtim. Nënpesha është zakonisht pasojë e harxhimit më të madh të kalorive, në krahasim me sasinë e kalorive që individi merr nëpërmjet ushqimit. Kjo është karakteristikë e njerëzve me profesione të lidhura me punën fizike, që nuk ushqehen në mënyrë të rregullt.

A mund të jetë nënpesha pasojë e ndonjë sëmundjeje?

Nënpesha shpeshherë mund të jetë rezultat i një sëmundjeje mendore ose fizike. Si të tilla mund të përmendim hipertireozën, diabetin e sheqerit, sëmundjen e kancerit, tuberkulozin, sidën patologjitë e aparatit tretës dhe anoreksinë nervore. Hipertireoza është një sëmundje e gjendrës tiroide që karakterizohet nga shtimi i funksionit të saj. Kjo gjëndër prodhon hormone në sasi më të mëdha se zakonisht dhe efektet e këtyre hormoneve në organizëm do të jenë të ekzagjeruara. Një hallkë e rëndësishme ku këto hormone veprojnë fuqishëm është metabolizmi i lëndëve. Ato e nxitin metabolizmin e lëndëve, duke e përshpejtuar atë. Kjo reflektohet, ndër të tjera, edhe me dobësimin trupor (rënien në peshë).  Ndërkohë që trashëgimia ndikon në shfaqjen e 5-10% të tyre. Tuberkulozi është  sëmundje infektive e shkaktuar nga mykobakteri i tuberkulozit. Prek kryesisht mushkëritë, por mund të dëmtojë edhe organe të tjera si sistemi nervor qendror, sistemi limfatik, aparati urinar, aparati gjenital, kockat,etj. Rënia në peshë përbën një nga simptomat e shumta të kësaj patologjie, që janë kolla kronike, e shoqëruar me gëlbazë me gjak, temperatura e lartë, djersitja gjatë natës, mungesa e oreksit dhe lodhja trupore. SIDA është një sëmundje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga  virusi HIV, që mund të shkaktojë rënie të padëshiruar në peshë. Një person me virusin HIV/AIDS mund të mos ketë simptoma për vite me radhë.

Si të fitoni peshë?

Për të fituar peshë duhet të konsumoni më shumë kalori se sa digjni çdo ditë. Por është e rëndësishme që këto kalori të mos merren nga ushqime të pashëndetshme, por nga ushqime natyrale, që i bëjnë mirë organizmit.

Gjevrekët

Buka dhe drithërat, në përgjithësi, janë burime të mira të karbohidrateve komplekse për të cilat trupi juaj  ka nevojë për energji. Gjevrekët kanë shumë më tepër kalori se sa buka e thjeshtë. Ndërsa një fetë bukë ka rreth 70 kalori, një gjevrek i vogël ka mbi 150 kalori. Ndërsa gjevrekët e mëdhenj kanë 300 ose më shumë kalori. Lyejeni sipër gjevrekun tuaj me djathë krem dhe me ndonjë salcë të bërë 100% nga frutat për më shumë kalori (por që të jenë të shëndetshme). Gjevrekët me krunde janë më të mirë, pasi do të rrisin konsumin e fibrave.

Makaronat

Makaronat janë një tjetër burim kalorik i karbohidrateve, kështu që një pjatë me makarona mund të shërbejë si bazë për një vakt të shëndetshëm dhe me shumë kalori. Hidhni sipër makaronave salcë marinara (salcë e bërë nga domatet, qepët dhe erëzat) e pasur me likopene dhe shtojini një çerek filxhani djathë të copëtuar për më shumë kalori dhe kalcium.

Frutat e thata

Jepini vetes një rritje të shpejtë kalorish, duke ngrënë pak fruta të thata. Ata kanë më pak volum se sa frutat e freskëta, që do të thotë se për të njëjtën masë kanë më tepër kalori. Për shembull një filxhan rrush ka 200 kalori, në krahasim me një filxhan rrush të freskët, që ka rreth 60 kalori.

Vajrat e shëndetshëm

Yndyrat shtesë në ushqimin tuaj janë një mënyrë e thjeshtë për të shtuar kalori, por duhet të siguroheni se po zgjidhni yndyra dhe vajra që janë të mirë për ju. Vaji i ullirit është i pasur me acide të shëndetshme yndyrore dhe mund t’i shtojë kalori dhe shije makaronave, bukës ose perimeve. Vaji i kanolas është po ashtu burim i mirë i acideve yndyrore omega-3 dhe yndyrave të tjera të shëndetshme.

Avokado

Avokadot  janë të pasura me acide yndyrore të shëndetshme, si dhe përmbajnë vitaminë K, kalium dhe fibra. Një avokado ka më shumë se 200 kalori, kështu që është një mënyrë e mirë se si mund të merrni kalori shtesë pa sakrifikuar ushqimin e mirë.

Farat

Farat  përmbajnë yndyra të shëndetshme, që shtojnë kalori të shëndetshme në dietën tuaj. Arrat e Brazilit, bajamet, arrat, arrat amerikane farat e lulediellit, farat e lirit dhe farat e kungullit janë të gjitha të mira.

Lëng frutash

Zgjidhni lëng frutash 100% natyral në vend të pijeve me sheqer dhe pijeve energjike. Lëngjet e perimeve (me nivel të ulët të sodiumit është më mirë) kanë tendencë të kenë më pak kalori, por përmbajnë vitamina dhe minerale.

Proteinat

Ju mund të merrni më shumë proteina (dhe kalori) me shufra  proteinash. Ju mund t’i blini ato në dyqan ose t’i përgatisni vetë.

Author

Share