OBSH:  DUHANI VRET MË SHUMË SE 8 MILIONË PERSONA NË VIT

Author

Categories

Share

Duhani dhe pasojat

Mediat vazhdimisht theksojnë pasojat serioze të pirjes së duhanit. Varësia e duhanit është një fenomen shoqëror dhe për këtë arsye duhet të kërkojmë shkaqet në aspekte të ndryshme, por duhet cituar në media, jo vetëm aspekti i vështirësive ose sëmundjeve, por edhe një aspekt  tjetër themelor është lënë pas dore, duhanpirësi hipnotizohet me duhanin.  Zbulohet se aditivët e duhanit, reklamimi dhe ndjenja klanore, shkaktojnë një efekt të jashtëzakonshëm që hipnotizon duhanpirësit. Ata shprehen  “Nuk mund të jetoj pa duhan”.

Varësia funksionon edhe si hipnozë

Impulsi i parë i një duhanpirësi përballë fatkeqësive është se ai kujton se një cigare ja largon stresin. Të besosh në një iluzion të tillë, domethënë të besosh se duhet, pa qenë e vërtetë, është një fenomen i hipnozës.

 

Ndaloni pirjen e duhanit. Ajo vret

Me rastin e ditës botërore pa duhan, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raport ku përllogarit, për herë të parë, kostot shëndetësore dhe ekonomike të duhanit dhe impaktin në mjedis.

“Çdo vit, më shumë se 7 milionë persona vdesin nga duhanpirja, kundrejt rreth 4 milionë që ishin në fillim të shekullit XXI”, sipas këtij raporti të OBSH-së. Duhanpirja përfaqëson një peshë të rëndë ekonomike për planetin. Kostoja e saj (në aspektin e shpenzimeve shëndetësore e të humbjes së produktivitetit) vlerësohet në më shumë se 1 400 miliardë dollarë, ose 1,8% e prodhimit të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në botë.

Author

Share