Ndahet nga jeta ikona e humorit Shkodran Gëzim Kruja

Author

Categories

Share

Është ndarë nga jeta mjeshtri i humorit shkodran Gëzim Kruja. Lajmi konfirmohet për Faxweb.al nga burime të afërta me familjen Kruja, të cilët shprehen se mjeshtri i humorit prej disa kohësh vuante nga probleme shëndetësore.

Dalja e fundit e Krujës ishte dhjetori i vitit të kaluar, kur kishte dhe 80-vjetorin e tij, ndërsa preku zemrat e të gjithëve me gjendjen e tij të shkaktuar nga sëmundja e ikutsit, e cila shfaqet me probleme të trurit.

Nisja e karrierës

Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role e skeçe të ndryshme dhe ka 51 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Author

Share