Forconi kujtesen me cokollaten e zeze

Author

Categories

Share

Ngrënia e çokollatës së zezë me përqendrim të lartë kakaoje, minimumi 70%, ka efekte pozitive në nivelin e stresit, në përmirësimin e humorit dhe forcimin e kujtesës. Edhe më parë  studime të shumta kanë treguar se çokollata e zezë e forcon sistemin e imunitetit shëndetin e zemrës dhe kujtesën, por ky është studimi i parë që ka parë se si këto efekte ndryshojnë
varësisht nga lloji i çokollatës që e hani. Është kjo bindja e studiuesve kalifornianë të Loma Linda University, të cilët studiuan efektin që luan kakaoja pas konsumit.
Rezultatet u prezantuan gjatë aktivitetit “Experimental Biology”, në San Diego, California. Nga analizat e kryera, u mor në konsideratë konsumi i çokollatës me minimumi 70% kakao dhe 30% sheqer biologjik kane. “Për vite me radhë kemi analizuar ndikimin e çokollatës së zezë në funksionet neurologjike nga pikëpamja e përmbajtjes së sheqerit. Por sa më i madh të jetë përqendrimi i kakaos, aq më shumë efekt pozitiv luan për trurin tonë, forcimin e memories, përmirësimin e humorit dhe në sistemin imunitar”, u shpreh drejtuesi i studimit Lee S. Berk. Ishte i njohur fakti se si flavonoidët e kakaos ishin antioksidantë dhe agjentë antiinflamator me mekanizma të dobishëm për shëndetin e trurit dhe sistemin kardiovaskular, por të dhënat e fundit përforcojnë më tej dobitë e konsumit të çokollatës së zezë.

Author

Share