Fuqia shendetsore e hithrave

Author

Categories

Share

Fuqia shëndetësore e hithrave, japin efekt të menjëhershëm
Hithra e cilësuar ndryshe si mbretëresha e bimëve mjekësore, si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K, këshillohet që të konsumohet sa më shpesh. Hithra është një nga bimët më të pasura e më ushqyese në mbarë botën, si edhe është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve.
Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore ose për ushqim e çaj. Të gjithë ne shqiptarët e njohim në gatim këtë lloj bime. Edhe më herët hithrat janë përdorur për të kuruar disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo.
Studimet kanë treguar se hithra ka plot antioksidantë, lufton mikrobet, kuron ulçerën dhe luan rol të rëndësishëm kundër dhimbjeve. Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme.
Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Konsumimi rregullisht i hithrave shkatërron gurët në veshka dhe ndihmon me shkarkimin e ujërave të tepërt.
Hithrat konsiderohen si një nga produktet natyrale më efikase në luftën kundër alergjive e cila gjithashtu ndihmon me sëmundjet respiratore. Hithrat japin një ndihmesë të madhe me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin.
Studimet më të fundit tregojnë se konsumimi i hithrave forcon trurin dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundje të tjera nervore. Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.
Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diarreja të kalojë shpejt dhe lehtë. Pas studimeve është konkluduar se hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin.

Mos anashkaloni pa bërë ndonjë ushqim, çaj, pije apo edhe maska të freskët me hithra. Hithra është e pasur me hekur, kalium, magnez dhe vitaminat A, B, E, D dhe K. Ky kombinim sigurisht që do t’iu japë fuqi dhe do t’iu ndihmojë të luftoni kundër lodhjes pranverore. Konsumojeni atë gjithashtu në rastet kur keni avitaminozë, gjakderdhje, dhimbje menstruale apo probleme me stomakun. Çaji i hithrës pa problem mund ta zëvendësojë kafen e mëngjesit. Kjo pije konsumohet edhe për detoksikimin e organizmit si dhe për dobësim. Nëse vendosni më shumë hithër në menynë tuaj të përditshme, atëherë do të fitoni një pamje më të freskët. Hithra është efikase për anemi, qarkullim të dobët të gjakut, diarre, astmë, kancer, shërimin e
plagëve dhe probleme të tjera.

Author

Share