Rrezikshmëria nga ajri toksik në shëndetin e fëmijëve

Author

Categories

Share

Rrezikshmëria nga ajri toksik në shëndetin e fëmijëve
Ndotja e ajrit është një nga kërcënimet kryesore për shëndetin e fëmijëve. Sipas OBSH-së, fëmijët janë
më të ndjeshëm ndaj ndotjes, sepse ata marrin frymë më shpesh, duke marrë më shumë ndotës dhe
janë më pranë tokës, ku disa ndotës kanë përqendrime më të larta. OBSH-ja thekson se ekspertët
mjekësorë në pothuajse çdo fushë të shëndetit të fëmijëve po zbulojnë dëshmi të reja.
Rreth 93% e fëmijëve nën moshën 15 vjeç thithin ajër, i cili është aq e ndotur saqë shëndeti dhe zhvillimi
i tyre janë në rrezik serioz. Sipas një raporti të botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përpara
konferencës së saj të parë globale mbi ndotjen e ajrit dhe shëndetin në Gjenevë, tha se bëhet fjalë për
1.8 miliardë fëmijë.
Një nga kërcënimet kryesore për shëndetin e fëmijëve nën moshën 5 vjeçare nga ndotja e ajrit është
raporti pothuajse një në 10 vdekje në mesin e kësaj grupmoshe.
Ndotja e ajrit gjithashtu ndikon në zhvillimin neurologjik dhe aftësinë kognitive tek fëmijët, si edhe
mund të shkaktojë astmë dhe kancer.
Fëmijët e ekspozuar ndaj ndotjes së tepërt mund të jenë gjithashtu në rrezik më të madh për shfaqjen e
sëmundjeve kardiovaskulare në moshë madhore. Studimi zbuloi se 600.000 fëmijë vdesin nga
infeksionet akute të frymëmarrjes,  të shkaktuara nga ajri i ndotur dhe 93% janë të ekspozuar ndaj një
nga ndotësve më të dëmshëm.

Author

Share