Sëmundjet e rrezikshme që shkakton mishi i derrit

Author

Categories

Share

 

Pavarësisht se mishi i derrit është një nga ushqimet që konsumohet më gjerësisht në vendin tonë, për
një apo më shumë arsye ai konsumohet në masë por pa ditur përmbajtjen, vlerat, pasojat dhe
sëmundjet që ky mish shkakton.
Shkencëtarë, mjekë të ndryshëm pajtohen në një teze ku ne do të veçojmë studimin e mjekut Gjerman,
Hans Heinrich Reckeweg.  Gjatë studimit të tij, mjeku ka identifikuar në mishin e derrit një proteinë të re
e të huaj të quajtur sutoksin, e cila shkakton alergji të ndryshme. Ky helm shkakton sëmundje alergjike si
ekzemën dhe ekzantemën (shpërthimin) astmatik. Në qoftë se doza e sutoksinit është e ulët, i hap rrugë
lodhjes e rraskapitjes trupore dhe dhimbjes së nyjeve. Në këtë kontekst, në qoftë se ata që pohojnë se
mishi i derrit është më ekonomik, do të shohin se, nga aspekti i pakësimit të forcës produktive në punë,
do t’u dalë mishi më i shtrenjtë.

Ky ndikim i mishit të derrit është shënuar gjithnjë në eksperimentet e ndryshme të kafshëve. Kjo veti
paraqitet nga çrregullimi që ndodh në sistemin limfatik të kafshës, si rezultat i ngrënies së vazhdueshme
të ushqimeve të ndotura me bakterie. Në mishin e derrit ekziston sasi e madhe e mukopolisakaridit.
Meqë kjo lëndë është e pasur me squfur, edhe kjo shkakton dhimbje të nyjeve. Më tutje, hormoni i
rritjes ka një përqëndrim shumë të madh te derrat, çka rezulton me deformime trupore abnormale te
njerëzit që vazhdimisht e konsumojnë mishin e derrit.
Një sëmundje tjetër serioze që sjell mishi i derrit është virusi SHAPE (shapi) . Kjo sëmundje gjen vend në
mushkërinë e bardhë të derrit. Për këtë arsye, në shumë vende evropiane është ndaluar ngrënia e
mushkërisë së bardhë të derrit. Kurse, te ushqimet si suxhuku, sallami etj. rreziku për t’u infektuar nga
ky virus është shumë i lartë.

Te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, trupi i tyre merr formë gypi apo cilindri. Studimet që i ka
bërë prof. Lettre lidhur me lëndët radioaktive, ka konstatuar se ushqimet tregojnë prirje të
përqëndrohen në inde të përngjashme me indet të cilave u përkasin. Kurse kjo, po e vërteton mendimin
se te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, akumulimi i dhjamit te ta është më i përqëndruar në
vithet e tyre.
Trishina që është një sëmundje tejet e rrezikshme, e bartur nga mishi i derrit. Në librin e tij me titull
“This Wormy World “(Kjo botë e krimbur), shkencëtari Stahl, ka shënuar se në botë ka afro 30 milionë
viktima të trishinës. Sëmundja e trishinës, përkundër asaj që mendohet, nuk shkakton cist vetëm në tru.
Ajo shpesh vendoset nëpër muskuj duke shkaktuar dhimbje të rënda muskujsh. Një sëmundje tjetër që
bartet prej mishit të derrit është edhe shiriti i derrit. Është më i rrezikshmi prej të gjithë krimbave të
zorrëve. Sëmundjet janë të ndryshme dhe ecuria e tyre është e lartë. Krimbat e derrit janë mikroskopike,
dhe një prekje e tyre mund të paraqesë probleme në zorrët tona, muskujt, palcës kurrizore apo trurit.
Kjo rezulton në sëmundjen e trihinozës.  Simptomat ndonjëherë mungojnë, por ata shkaktojnë

sëmundjet e tjera, të tilla si tifo, artriti, reumatizmi, gastriti, MS, meningjiti, probleme në fshikëzën e
tëmthit, ose alkoolizmi akut. Gjithashtu mishi i derrit e rrit sasinë e yndyrës në gjak.

Author

Share