Rukola fuqia e kurimit në sëmundje

Author

Categories

Share

Rukola është bimë e njohur për vetitë shëruese, krahas së cilës qëndrojnë brokoli dhe lakra. Kjo bimë është e pasur me antioksidantë dhe komponente glukozine për të cilat hulumtimet kanëtreguar se mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri në mushkëri, prostatë, në gji dhe pankreas. Rukola përmban nivel të lartë klorofili i cili pengon dëmtimin e mëlqisë të shkaktuar nga aflatoksina, Nëse doni që të shtoni sa më shumë klorofil në organizëm, konsumoni rukolën. Rukola përmban 7 herë më shumë kalcium se sallata, është e pasur edhe me vitaminën K, e cila është shumë e rëndësishme pasi shumë mirë e absorbon kalciumin në eshtra e dhëmbë. Vitamina K ka rol të rëndësishëm preventive edhe në sëmundjet e zemrës. Shtresa që formohet në muret e arteries mund të lidhet me absorbimin e keq të kalciumit, ndërsa vitamina K kujdeset që kalciumi të shkojë aty ku është më i nevojshëm.

Rinon organizmin

Kjo sallatë është inspiruar në Sardine, në ishullin Italian ku jetojnë disa nga njerëzit me jetëgjatësi më të madhe në botë. Kjo sallatë është një pako energjie dhe përbërësish të shëndetshëm. Nëse doni që të shtoni sa më shumë klorofil në organizëm konsumoni rukolën.

Author

Share