Infeksionet urinare, trajtimi me hithër dhe mullage

Author

Categories

Share

Të gjithë jemi të rrezikuar  për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata  që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gurë në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter  shumë të përdredhur, por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet  kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat  që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.

 

 

Simptonat

Dhimbje gjatë urinimit

Përjetoni dhimbje apo ndjesi të mprehta, ndërsa urinoni? Ju jeni duke vuajtur nga djegia. Sipas mjekëve, djegia është e pranishme të paktën herë pas here në rreth 3% të të rriturve më të vjetër se 40 vjeç dhe është veçanërisht e zakonshme  tek  gratë. Është  shenjë treguese klasike që mund të keni një cist ose infeksion të uretrës.

Urinim i shpeshtë

Nëse shkoni në tualet më shumë se 9 herë në ditë, ose zgjoheni natën papritur për të urinuar duhet të shkoni  tek mjeku. Urinimi i shpeshtë  mund të jetë tregues i cistitit intersticial, që shkakton inflamacion të shtresave të muskujve të fshikëzës dhe dhimbje në zonën e legenit. Me këtë gjëndje do ndjeni nevojën e shpeshtë  për të urinuar, edhe nëse prodhoni vetëm një sasi të vogël urine.

Urinim urgjent

Kjo është kur ju ndjeni një nevojë urgjente për të urinuar menjëherë.  Duke  shkuar krah për krah me urinimin e shpeshtë, urgjenca urinare  mund të jetë shenjë e cistitit intersticial, pasi ai mund të shoqërohet me dhimbje ose siklet në fshikëzën tuaj.

Dhimbje e shpinës ose barkut

Nëse jeni të ndjeshëm rreth zonës së barkut, mund të jeni duke vuajtur nga cistet. Presioni në legenin tuaj, veçanërisht  rreth kockave pubike, mund të shkaktojë një shqetësim serioz, sidomos kur shoqërohet me urinim të shpeshtë dhe të dhimbshëm. Po kështu edhe me dhimbjet e pjesës së poshtme të shpinës.

Gjak në urinë

Nëse urina juaj është e përgjakur, ky është  tregues i rëndësishëm që keni një infeksion në fshikëzën e urinës.

Urinë me aromë të fortë

Kur ka një infeksion në traktin urinar  thonë mjekët, urina mund të marrë një aromë të rëndë. Nëse urina juaj ka një aromë të fortë amoniake, është mënyra e pakontrollueshme e trupit tuaj për tu njohur me një infeksion të mundshëm.

Urinim i turbullt ose i errët

Nën rrethana normale, urina është e qartë dhe ka një ngjyrë të verdhë. Por kur ju keni  infeksion në traktin urinar, mund  të shkaktojë qelb, duke i dhënë një pamje të turbullt ose të errët.

Diagnoza

Një analizë e thjeshtë urine shoqëruar edhe nga një ECHO renale dhe një bilanc  biokimik janë teste të mjaftueshme dhe lehtësisht të aksesueshme në çdo qendër shëndetësore. Nëse mjeku dyshon për avancim të sëmundjes e nis tek mjeku specialist përkatës ku i nënshtrohet  ekzaminimeve  më  të hollësishme.

Çfarë ndodh nëse nuk trajtohen në kohë?

Mos marrja e mjekimit në kohën e duhur  bëhet shkak për avancimin e mëtejshëm të këtyre infeksioneve, duke u përparuar më lart edhe në rrugët renale dhe sjellë ndryshime  të pakthyeshme, që çojnë deri në insuficiencë renale, ku të sëmurëve i duhet  të përballen herët a vonë me dializën apo transplantin e veshkave.

Çfarë rëndësie ka rrethprerja (syneti) në parandalimin e këtyre infeksioneve tek meshkujt?

Në vitet e fundit, dukuria e infeksioneve uro-genitale po manifestohet tek fëmijët e moshës 0-5 vjeç mjaft e shprehur krahasuar me vitet më parë.  Këto infeksione shfaqen tek këta fëmijë me puse të herë pashershme, temperaturë, skuqje dhe inflamacion rreth organit genital, grumbullim kripërash nga mosderdhja e plotë e urinës rreth tij, duke bërë shpeshherë të pamundur urinimin nga djegia apo shtrëngimi që ka fëmija. Në shumë raste prepuciumi mund të jetë i ënjtur, madje edhe me rrjedhje mukopurulente, ndaj në pjesën më të madhe rekomandohet  kryerja e circumcizios (rrethprerjes apo synetit , siç njihet në gjuhën e përditshme).

Kur duhet kryer?

Kjo procedurë rekomandohet në moshë të hershme  fëmijërore  dhe mund të kryhet nga çdo mjek kirurg në kushte ambulatore  apo edhe në qendrën spitalore.  Për të shmangur sa më shumë rastet e infeksioneve të tilla, rekomandohet  cilësia sa më e mirë e pampersave që përdoren në moshat e vogla, sepse shpesh herë cilësia e tyre bëhet shkak për alergji apo grumbullime  mikrobesh të panevojshme. Sigurisht  rol të madh luan edhe higjiena, që është një nga kushtet  kryesore së bashku me përdorimin e  sa më shumë të ujit apo lëngjeve të frutave.

Kura me ushqime

Ushqimet që rekomandohen dhe ato që duhet të evitohen

Nëse funksioni renal është optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilësore është e domosdoshme.
Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës dhe djathi duhet  të jenë prezente në çdo vakt.

Thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojnë acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urinës. Misri, thjerrëzat, buka, brumrat, kikirikët, dhe arrat   rrisin aciditetin në urinë. Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitaminë C është e nevojshme për të parandaluar  rishfaqjen e infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq. 1  gotë me lëng karrote me portokall  çdo mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit.

Kura me bimë

Bimët  mjekësore japin rezultate pozitive në rastin e infeksioneve më të lehta dhe jo të komplikuara. Qëllimi i përdorimit  të bimëve bëhet për të ndihmuar  shtimin e diurezës ( eliminimin e ujrave), veçanerisht  kur në organizëm grumbullohet  ujë dhe kripëra duke formuar edema (enjtje). Bimët përdoren, për të mënjanuar substancat  e dëmshme dhe helmuese të ndryshme, që formohen në gjak gjatë ndryshimeve metabolike, apo që hyjnë në organizëm në rrugë të ndryshme.

Hithra

Një nga bimët që mund të përdoren për kurimin e infeksioneve të traktit urinar është hithra, lëndët aktive të së cilës gjenden tek gjethet. Gjethet e hithrës  përmbajnë  taninë, vitaminë B2, A, C, K, kripëra të potasit etj.

Mëllaga

Gjethet dhe lulet e kësaj bime kanë veti antiinflamatore dhe qetësuese. Dy lugë çaji me lule ose gjethe hidhen në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë, përmbajtja lihet 15-30 minuta.  Çaji që përfitohet kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Mund të pihen 2-3 gota në ditë.

Çaji i boronicës dhe trëndafilit  të egër mund të ndihmojë, (për këtë nuk ka vërtetim shkencor.)
Të evitohet kafeina dhe alkooli. Të konsumohet  ujë mjaftueshëm.
Të preferohen  probiotikët dhe ushqime që i përmbajnë ato, si kosi i shtëpisë, sidomos pas përdorimit  të antibiotikëve.

Cistiti i fshikëzës së urinës

Kur infeksioni  prek fshikëzën e urinës, rezulton në dhimbje dhe irritim të saj. Persona të prekur nga cistiti raportojnë lehtësim të simptomave  pasi ndërpresin konsumin e kafeinës, alkoolit, domates, specave, agrumeve  dhe erëzave pikante.

Author

Share