Receta Polake e Dr Vladimir Soito Për variçet

Author

Categories

Share

Variçe quhet zgjerimi i venave në trup por në përgjithësi përdoret për zgjerimin e venave në këmbë tek zona e pulpës ose pas  gjurit. Ato zgjerohen, fryhen dhe përdridhen nga grumbullimi i gjakut në to. Gjaku në këmbë ngjitet sipër me anë të muskujve të këmbës  e me anë të kapakëve që gjenden në vena duke penguar edhe kthimin mbrapsh të sasisë së gjakut të hedhur sipër. Nëse këta kapakë dëmtohen atëherë gjaku nuk do të mund të lëshohet  sipër dhe për më tepër do të grumbullohet nëpër vena pasi kapaku është ai që mbyllej pas çdo shkëputje të gjakut sipër duke mos e lënë të bjerë poshtë me forcën e rëndesës.
Shenjat  janë të tilla si fryrje të këmbës, dhimbje, lodhje, ngërçe e këmbës. Variçet janë 2 llojesh të jashtme dhe të brëndshme.

Si të trajtoni variçet e jashtme

8 thelpinj hudhër

½ gjys qepë e grirë

200 gr uthull molle

3 lugë gjelle lëng limoni

Merren këto përbërje hidhen në një enë dhe vetëm ngrohen shumë pak 2-3 min.  (JO ZIERJE) Më pas kur ftohet e aplikojmë lëngun me pambuk në zonën e variçeve 3-4 herë në ditë.

Si të trajtojmë variçet e Brendshme

Çdo ditë esëll në mëngjes konsumojmë 1 lugë kafeje vaj hudhre, 5 minuta mbas vajit të hudhrës konsumojmë edhe 1 lug kafeje mjalt shumë lulesh.

Kujdes:  Personat që vuajnë nga luhatjet e tensjonit  të ulët të mos përdorin vajin e hudhrës, në vënd të tij të përdoret  vaj ulliri.

Author

Share