Ushqimet sipas grupit të gjakut

Author

Categories

Share

A është e rëndësishme se çfar grupi gjaku kemi për të ditur se ç’duhet të konsumojmë? Disa autorë thonë se është e rëndësishme dhe  duhet të ushqehemi  sipas grupit  të gjakut. Një gjë e tillë ka bërë jo pak “partizanë” nëpër gjithë botën në 15 vitet e fundit.  Çështja është se baza shkencore për një gjë të tillë është pothuajse inekzistente, siç tregon një studim i fundit. Të ushqyerit  sipas grupit  të gjakut u ideua nga Peter D’Adamo në fillim të viteve ’90. Hipotezat e tij bindën shumë dhe libri i vet ka një shitje prej rreth 7 milionë kopjesh në gjithë botën. Në “konsumoni sipas  tipit tuaj” këshillohen  ushqime të përshtatshme për gjithsecilin,  grupi 0 për shembull mund të ushqehej pa problem me ushqime që përmbanin  shumë proteina, grupi A më tepër me ushqime  vegjetariane, grupi B më tepër me produkte të qumështit, grupi AB mund të zgjidh një vijë të mesme mes dy të parave. Por për këto, nuk ka asnjë provë shkencore, sepse studime mbi këtë çështje le të themi që ende tani janë thuajse inekzistente dhe për më tepër këto hipoteza nuk janë provuar  asnjëherë. Kështu

 

Ahmed El-Sahemy, i Universitetit kanadez  të Torontos vendosi të shihte më me vëmendje me një studim që përfshiu rreth 1500 njerëz për të provuar nëse dieta sipas grupit  të gjakut mund të ketë një bazë reale. Por nuk ishte e vërtetë. Sipas studiuesit, është e vërtetë që ata të grupit A, kishin parametra shëndetësorë më të mira e po ashtu edhe ata të grupit AB, kjo për faktin se të parët kishin një dietë tepër vegjetariane dhe të dytët sepse u ishin këshilluar  vezët dhe peshqit.  Por kjo s’kishte lidhje me grupin e gjakut, por me ushqimet. Kjo shpjegon dhe pse disa njerëz thonë se ndihen mirë pasi janë ushqyer sipas grupit të gjakut. Në bazë të grupeve  të gjakut  renditen ushqimet  që bëjnë mirë dhe ushqimet që nuk i përshtaten organizmit  tonë. Për të ditur se cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë në mënyrë që të ushqehemi shëndetshëm duhet të dimë grupin tonë të gjakut. Grupet e gjakut kanë një rëndësi të madhe për ushqimet që ne konsumojmë.  Ato na tregojnë një terren se ku i kemi limitet e konsumimit  të kalorive. A jemi më të  prirur të tresim më shumë proteinat  apo karbohidratet?  Cila është sasia e vitaminave që mund të toleroj  stomaku ynë. Për sa i përket tretjes një rol të rëndësishëm  ka dhe metabolizmi. Rezusi negativ apo pozitiv i grupeve të gjakut nuk ka një domethënie në mënyrën tonë të të ushqyerit.  Grupet e gjakut përbëjnë një ndryshim të listës së ushqimeve që organizmi i tret shumë mirë.

Grupi i gjakut A

Zarzavatet, frutat dhe barishtet e freskëta janë jetike për stomakun delikat tek personat  që i përkasin grupit të gjakut A, pasi jo vetëm ndihmojnë  procesin e tretjes, por mbajnë të shëndetshme zemrën. Këto grupe ushqimesh klasifikohen si nga grupet me vlerat më të larta për njerëzit me këtë grup gjaku, pasi në përbërje të tyre kanë elementët e duhur  për  të penguar formimin e qelizave  jonormale, të cilat mund të jenë përgjegjëse për sëmundje të ndryshme.  Ndërkohë që mishrat, produktet e qumështit, brumërat, etj duhet të konsumohen sa më pak, për shkak të sistemit të tretjes dhe stomakut, që tek personat  me grup gjaku A është shumë delikat. “Të ushqehemi drejt sipas grupeve të gjakut”, Peter J. Dadamo, një ndër ushqimet  më të mira i konsideruar për njerëzit që kanë këtë grup gjaku është hudhra, e cila ndihmon zemrën, nëpërmjet  qarkullimit  më të mirë të gjakut. Një ndër këshillat e rekomanduara Dadamos, sa i takon përzgjedhjes së duhur ka të bëjë me faktin se. Përfundimi është se çdo herë që shikoni një dietë të re, që pretendon se u bën të gjithëve, duhet ta prisni me dyshim. Më parë duhet të dëgjoni se ç’thotë grupi juaj i gjakut.  Vlerësoni dhe respektoni individualizmin tuaj”. Një dietë jetëgjatë, që ka të bëjë me konsumin e ushqimeve si perimet, orizi, drithërat, frutat dhe soja, mund t’i shkojë shumë më mirë grupit A, me kusht që të përfshijë drithërat e përshtatshme dhe bishtajat e duhura. Duhet  të dini se rënia në peshë nuk duhet të synojë dobësimin e tepërt, pasi në këtë formë do të shkojmë drejt një niveli të ulët të ushqyerjes, çka do të dobësojë sistemin tuaj imunitar, dhe kjo është diçka që realisht  duhet shmangur.  Humbja e peshës lidhet me ndryshimet  që bën organizmi kur ne ndjekim dietën që respekton grupin e gjakut, ku rruga më e mirë është shmangia e ushqimeve që nuk treten mirë e që janë helmuese për organizmin, si dhe me shtimin e konsumit  të produkteve që konsiderohen si më të shëndetshme.

  Grupi i gjakut B:

Grupi B i ekuilibruar, sistem imunitar të fuqishëm, sistem tretës tolerant, mundësi të gjerë ushqimesh, konsumator i prodhimeve  të qumështit.  Ai është një grup krejtësisht i veçantë. Individët që kanë këtë grup  gjaku, duke ruajtur karakteristikat e origjinalitetit dhe të vigjilencës, mund të përballojnë me sukses shumë sëmundje të kohës moderne si: Diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Kur shfaqen këto sëmundje  ka shumë të ngjarë që individët me grupin e gjakut B  t’u mbijetojnë me sukses. Meqenëse Grupi B është në një farë mënyre “jashtë ritmit të kohës” organizmi i tij është shumë  i hapur ndaj sëmundjeve jo të zakonshme të sistemit imunitar si, sindroma e lodhjes së vazhdueshme, forcimi i palcës etj. Nëse një person i grupit B ndjek me kujdes dietën, mund të përballojë me sukses çdo lloj sëmundjeje të rëndë dhe të ketë jetëgjatësi. Dieta e grupit B është e ekuilibruar dhe e shëndetshme, pasi ky grup përfaqëson elementin më të përsosur të botës bimore dhe shtazore, duke qenë një ekuilibrant  ndërmjet  grupit A dhe grupit 0.

Dobësimi

Produktet që shkaktojnë  rritjen në peshë janë misri, fagopuro, thierëzat, farat dhe susami. Këto përmbajnë  lektina të ndryshme që ndikojnë në prodhimin e insulinës, shkaktojnë  lodhje, mbajtjen e ujërave dhe ipoglicemi, pra rënie të menjëhershme  të sheqerit në gjak. Grupi B ngjan me grupin  0 për reagimin ndaj glutenit që ndodhet në farën e grurit. Kur një ushqim nuk tretet plotësisht që të digjet si karburant  për organizmin, ai depozitohet në formën e dhjamit. Njerëzit e grupit B që duan të bien në peshë duhet të mënjanojnë prodhimet e grurit.

Ushqimet që sjellin shtimin në peshë

Misri i ëmbël – ul prodhimin e insulinës dhe rëndon  ritmin e metabolizmit.

Thierëzat- shkaktojnë hipoglicemi si dhe ulin metabolizmin.

Farat – ulin metabolizmin shkaktojnë hipoglicemi dhe pengojnë funksionimin e mëlçisë siç duhet.

Susami – ul metabolizmin, shkakton hipoglicemi.

Fagopuro- dobëson tretjen, ul metabolizmin dhe shkakton hipoglicemi.

Gruri – vështirëson tretjen dhe metabolizmin, depozitohet  dhe nuk digjet si energji.

 

Ushqimet që sjellin rënien në peshë

Lakra jeshile, vezët, mishi, mëlçia- ndihmojnë në metabolizëm.

Nëse një njeri i grupit B ndjen lodhje, dhe vuan nga dobësi e imunitetit, duhet të ushqehet me mish qengji, dele, ose lepur disa herë në javë në vend të mishit të viçit, apo pulës së detit. Personat e grupit B e kanë mjaft të vështirë të ndërpresin konsumimin e pulës, pasi pula përmban një lektinë që shkakton ngjitje në grupin B. Mishi i pulës mund të përmbajë me pak dhjamëra sesa mishërat e tjerë, por ajo përmban një lektinë ngjitëse që ka aftësinë të hyjë në gjak dhe të shkaktojë hemorragji cerebrale dhe çrregullime të imunitetit.

Grupi i gjakut AB

Grupi AB është ndër grupet e rralla të gjakut dhe shihet biologjikisht si i ndërlikuar. Nuk shkon me asnjë nga kategoritë e tjera. Antigenet e grupit AB bëjnë që herë të ngjajë me grupin A dhe herë me grupin B, dhe herë-herë shihen si një kombinim hibrid.  Kjo shumësi e karakteristikave mund të jetë pozitive ose negative në përputhje me situatat. Kështu, dieta e grupit AB kërkon një njohje të kujdesshme të katalogut  të ushqimeve dhe të njohjes me dietat e grupit A dhe B, për të kuptuar më mirë parametrat e dietës. Grupi AB pranon më mirë ushqimet me lektinat kudongjitëse, që ndryshe nga grupet e tjera të gjakut për AB bëjnë mirë. Domatet janë një shembull i përkryer, ndërsa grupi A dhe B nuk i pranojnë lektinat e saj, pasi dëmtojnë aparatin tretës. Personat që kanë këtë grup gjaku janë shpesh më të gjallë dhe më të fortë se grupi sedentar A. Kjo shtesë energjie vjen nga fakti se kujtesa e tyre gjenetike ka ende brenda saj mbetje të jetës së paraardhësve që kanë qenë grupi B.

Dobësimi sipas këtij grupi gjaku  

Sa i takon mbipeshës, grupi AB shfaq tipare të dy grupeve A dhe B. Disa herë kjo mund të krijojë probleme. Për shembull grupi AB ka pak acide stomaku, në kombinim me përshtatjen e grupit B ndaj mishrave. Në këto kushte të gjithë këta persona  ndonëse  gjenetikisht janë të programuar që të konsumojnë  mish, nuk kanë  acidet e duhura të stomakut për ta përvetësuar përbërjen e tij. Çka do të thotë se grupi AB duhet të kufizojë mishin dhe të ushqejë sasi të kufizuara të tij, gjithmonë të shoqëruara nga perimet.  Prirjet e grupit B shkaktojnë tek grupi AB të njëjtin reaksion të insulinës, kur konsumojnë  fasule të thata, apo susam. Ndërsa karakteristikat e grupit A e bëjnë grupin AB më miqësor ndaj  thjerrëzave dhe farave. Ngacmimi i prodhimit të insulinës shkakton hipoglicemi, (rënie të sheqerit në gjak, dhe çon në uljen e përvetësimit  të ushqimeve). Grupi AB ka të njëjtin reagim ndaj glutenit sikundër ndodh edhe me grupin 0 dhe grupin e gjakut B. Sa i takon dobësimit personat që kanë këtë grup gjakut duhet të mënjanojnë sa më shumë që të jetë e mundur  prodhimet e grurit, i cili priret t’i bëjë indet muskulore  me acide. Grupi AB i përdor kaloritë më efektivisht kur indet janë paksa alkaline.

Grupi i gjakut 0

Ndonëse kujdesemi për përzgjedhjen e ushqimeve që konsumojmë  gjatë ditës, sërish mund të kemi nevojë për shtesa sa i takon vitaminave dhe kripërave minerale për të cilat ka nevojë organizmi ynë. Në këto kushte krahas  ushqimeve që marrim gjatë përditshmërisë tonë, për të shpëtuar nga sëmundje të ndryshme  duhet  të shtojmë dhe të plotësojmë me shtesa të caktuara  këto mungesa. Edhe në këtë rast një udhëzues  fare i mirë sa i takon përzgjedhjes së elementëve të duhur është njohja e grupit të gjakut. Në vijim do të flasim për llojet e shtesave në vitamina, dhe kripëra minerale për të cilat kanë nevojë njerëzit që kanë grup gjaku 0. “Të ushqehemi drejt sipas grupeve të gjakut”, Peter Dadamo, tregon se roli i plotësuesve që mund të jenë vitamina ose kripëra minerale apo dhe bimë mjekësore, ndihmon në plotësimin dhe furnizimin e organizmit me substanca të ndryshme ushqyese që mungojnë në dietën tonë të përditshme, të cilat japin mbrojtjen e nevojshme ndaj organizmit, për të cilat ka nevojë. Për grupin 0 sjellin këto përfitime, të shtojnë përvetësimin e ushqimeve, të rrisin funksionin e mpiksjes së gjakut, të parandalojnë  infeksionet  dhe  të stabilizojnë  tiroidet. Disa vitamina dhe kripëra gjenden me shumicë në ushqimet e grupit 0. Ndaj nuk është e nevojshme që ato të merren si shtues. Në këtë kategori përfshihet  vitamina C dhe hekuri, megjithëse 500 mg vitaminë  C çdo ditë nuk do t’ju bëjë dëm. Po ashtu, edhe për plotësimin e vitaminës D nuk keni nevojë. Disa ushqime e kanë në përbërje të tyre, teksa burimi më i mirë është dielli.

Author

Share