Dr. Hysni Dankshi: Kamomili, bima që qetëson dhimbjen e barkut 

Author

Categories

Share

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta, madje për një periudhë të gjatë kohe, është konsideruar  si bimë e shenjtë.

Përbërësit: Vaj esencial ,flavonoide, acid valerianik,kumarinë,taninë.

Veprimi:  Antiinflamator, antispazmodik, qetësues, parandalon vjelljen.
Përdorimi: Caji i luleve përdoret  për të qetësuar dhimbjen e barkut , në rastet  e sidromit të zorrës së irrituar, hap oreksin  e përmirson tretjen. Merr një gotë në darkë për pagjumësinë, ankthin dhe stresin. Shtoni 200-400 ml çaj të përqëndruar  në ujin ku do t’I bëni banjo bebit në darkë, për të nxitur fjetjen e qetë.

Tinktura:  Përdoret për sidromën e zorrës së irrituar, pagjumësinë dhe tensionin.

Pomada: Përdoret për pickimin e insekteve, plagët, ekzemat dhe irritime të vaginës dhe lëkurës përreth anusit. Mund të përdoret çaji për të shpërlarë  gojën në rastet e irritimit të mishrave të dhëmbëve 5 -10 pika nga tinktura të tretura në ujë të ngrohtë përdoren  për  të shpërlarë  sytë dhe përdoren në rastet me infeksion dhe irritim të syve.

Inhalacion: Në një enë ku shtohen 2 gota me ujë të valuar hedhim dy lugë me lule kamomili dhe thithim avujt. Kjo shërben për të qetësuar astmën, bronkitin apo gjëndjet me ethe dhe hundë të bllokuara.

Vaji esencial: përdoret për të lyer ekzemat, për të qetësuar kollën, astmën dhe për të pastruar sekrecionet me avujt e thithur nga tretja e 2-3 pikave në një enë më ujë të nxehtë.

Author

Share