Si të evitoni lodhjen kronike dhe këputjen

Author

Categories

Share

Sindroma e lodhjes kronike, siç sugjeron edhe emri, është një sëmundje rraskapitëse.  Njerëzit me lodhje kronike vuajnë nga një ndjesi e pashpjegueshme dhe ekstreme e lodhjes, që mund të zgjasë për disa muaj deri në disa vite. Deri tani, ka pasur  një konceptim të gabuar mbi këtë sindromë  edhe nga vetë mjekët pasi mendohej se sëmundja ishte psikologjike ose, më keq akoma, e imagjinuar. Ky koncept u hodh poshtë nga një grup ekspertësh në vitin 2016, të cilët  shpjeguan lodhjen  kronike si një “gjëndje molisje serioze” me simptoma të qarta fizike.

Shkaqet

Nuk fle mjaftueshëm

Ju mund të jeni duke fjetur shumë pak. Kjo mund të ndikojë negativisht në përqendrimin dhe shëndetin tuaj. Të rriturit  duhet të marrin  shtatë deri në tetë orë çdo natë. Përparësia e gjumit është mbajtja e  një orari të rregullt. Mbani larg laptopin,  telefonat celularë dhe televizorët nga gjumi juaj.

Ushqimi jo i mjaftueshëm

Konsumimi jo i duhur i sasisë së ushqimit  shkakton lodhje, por ngrënia e ushqimeve të gabuara gjithashtu mund të jetë një problem.  Ushqyerja përmes  një diete të ekuilibruar ndihmon për të mbajtur brenda normave sheqerin në gjak dhe parandalon atë ndjenjë të ngadaltë kur sheqeri i gjakut bie. Gjithmonë konsumoni mëngjes dhe përpiquni të përfshini karbohidrate proteinike dhe komplekse në çdo vakt. Për shembull, konsumoni vezë. Gjithashtu ushqime të vogla dhe ushqime gjatë gjithë ditës për energji të qëndrueshme.

Anemia

Anemia është një nga shkaqet  kryesore të lodhjes së grave. Humbja e gjakut gjatë ciklit menstrual mund të shkaktojë mungesë hekuri, duke i vënë gratë në rrezik. Qelizat e kuqe të gjakut janë të nevojshme sepse ato mbartin oksigjen në indet dhe organet tuaja. Për aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit, duhet të merrni shtesa hekuri  e të konsumoni ushqime të pasura me hekur, si mishi pa dhjamë, mëlçia, fasulet  dhe drithërat e pasuruara,  mund të ndihmojnë.

Depresioni

Ju mund të mendoni për depresionin si një çrregullim emocional, por ai gjithashtu ndikon në shumë simptoma fizike. Lodhje, dhimbja e kokës dhe humbja e oreksit  janë ndër simptomat më të zakonshme. Depresioni kurohet më mirë me terapi ose ilaçe.

Tiroidja

Tiroidja është një gjëndër e vogël në bazën e qafës tuaj. Ajo kontrollon metabolizmin tuaj, shpejtësinë në të cilën trupi  juaj konverton ushqimin në energji. Kur gjëndra është joaktive dhe metabolizmi funksionon  shumë ngadalë, mund të ndiheni të ngadaltë dhe rënduar. Nëse një test i gjakut konfirmon se hormonet e tiroides janë të ulëta, hormonet  sintetike mund t’ju japin zgjidhje shumë shpejt.

Mbingarkesa e kafeinës

Kafeina mund të përmirësojë  gatishmërinë dhe përqendrimin në doza të moderuara. Por tek shumë persona mund të rrisë ritmin e zemrës, presionin e gjakut dhe nervozizmin. Hulumtimi tregon se, në disa njerëz kafeina e tepërt shkakton lodhje. Gradualisht  reduktoni  produktet  si kafe, çokollatë, pije të buta, dhe çdo ilaç që përmbajnë kafeinë.  Ndërprerja në mënyrë të menjëhershme mund të shkaktojë dhe më shumë lodhje.

Infeksionet

Nëse ndonjëherë  keni pasur infeksion të traktit urinar (UTI), ndoshta jeni i njohur me dhimbjen e djegies dhe ndjenjën e urgjencës.  Por infeksioni  jo gjithmonë shfaq simptoma të dukshme. Në disa raste, lodhja mund të jetë shenja e vetme. Një test i urinës mund të konfirmojë shpejt një UTI. Antibiotikët  ata që kurojnë UTI-në dhe lodhja do të zhduket  brënda një jave.

Diabeti

Në njerëzit me diabet, nivelet e larta të sheqerit  mbeten në gjak, në vend që të hyjnë në qelizat e trupit, ku do të konvertohen në energji. Nëse keni lodhje të vazhdueshme dhe të pashpjegueshme, kontrollohuni për diabetin.  Trajtimet  për diabetin mund të përfshijnë ndryshime në stilin e jetës si dietën dhe stërvitjen, terapinë e insulinës dhe medikamentet për të ndihmuar në stabilizimin e sheqerit në  trup.

Dehidratimi

Lodhja juaj mund të jetë një shenjë e dehidrimit.  Nëse jeni duke punuar qoftë  jashtë apo në zyrë, trupi juaj ka nevojë për ujë për të punuar  mirë dhe për të qëndruar i freskët. Nëse ke etje, tashmë je i dehidratuar.  Pini ujë gjatë gjithë ditës, në mënyrë  që urina juaj të ketë ngjyrë të lehtë. Merrni të paktën dy gota uji përpara një aktiviteti fizik të planifikuar. Gjithashtu  pini edhe gjatë stërvitjes dhe pas përfundimit  të saj.

Sëmundjet e zemrës

Kur lodhja shkaktohet gjatë aktiviteteve të përditshme, siç është pastrimi i shtëpisë ose fshirja e oborrit, mund të jetë një shenjë që keni probleme me zemrën. Nëse gjithmonë e më shumë po bëhen të vështira gjërat që dikur nuk ishin, duhet të konsultoheni me një mjek. Ndryshimet e jetesës, medikamentet  dhe procedurat  terapeutike marrin nën kontroll sëmundjet e zemrës  dhe rivendosin energjinë tuaj.

Orari i punës

Puna natën ose me turne mund të prishi orarin tuaj të gjumit. Ju mund të ndiheni të lodhur kur duhet të jeni zgjuar. Dhe mund të keni probleme me gjumin gjatë ditës. Kufizoni ekspozimin tuaj në dritën e diellit kur ju duhet të pushoni. Mbajeni dhomën tuaj të errët, të qetë e të ftohtë.

Alergjitë e Ushqimit

Disa mjekë besojnë se alergjitë e fshehura të ushqimit  mund  t’ju bëjnë të përgjumur. Nëse lodhja juaj intensifikohet pas ngrënies, mund të keni një intolerancë të butë ndaj diçkaje që ju konsumoni, jo aq sa të shkaktojë kruajtje, por mjaftueshëm për tu bërë të lodhur. Provoni të eliminoni ushqimet  në një kohë për  të parë nëse lodhja juaj përmirësohet. Gjithashtu mund të bëni një test të alergjisë ushqimore.

Kura

Hidratohuni

Fillojeni ditën me një gotë uji në temperaturën e dhomës (trupit  tuaj do t’i duhet të punojë ekstra për ta ngrohur atë nëse është shumë i ftohtë, çka mund tju bëjë të ndiheni e lodhur akoma më shumë) dhe qëndroni  të hidratuar edhe gjatë kohës që konsumoni  vaktet. Uji vë në lëvizje organizmin tuaj.

Lëvizni

25 deri në 35 minuta të ushtrimeve  kardiovaskulare 5-7 herë në javë do t’ju ndihmojë të flini më herët dhe të bëni një gjumë të thellë, kështu që do të ndiheni më të çlodhur gjatë ditës. Veç kësaj, do të ndiheni  mirë me energjinë natyrale që do  keni pas stërvitjes.

 Largohuni nga ekrani i kompjuterit ose TV

Qëndrimi  për një kohë të gjatë para kompjuterit dëmton shikimin dhe energjitë tuaja. Gjeni një kënd në zyrën tuaj nga i cili mund të merrni disa rreze dielli. Merrni frymë dhe vendosini duart mbi kokën tuaj. Pastaj nxirrni frymën, përkuluni përpara dhe mundohuni që të kapni dyshemenë me majat e gishtave. Zgjasni krahët drejt dhe shikoni përpara. Nxirrni  frymën duke u përkulur lehtë dhe pastaj thitheni përsëri.

Rregulloni frymëmarrjen

Merrni  frymë thellë 5 herë ndërsa pikturoni një figurë “smile” dhe kështu do rrisni nivelin e serotoninës (“hormoni i gëzimit”).  Kujdes! Frymëmarrja e thellë vjen nga pjesa e barkut më tepër se nga pjesa e diafragmës.

 Mëngjes i mirë

Nuk mendoni se duhet të ngriheni nga shtrati? Provoni këtë lëvizje dhe merrni frymë tre deri në pesë herë, gjëja e parë që duhet të bëni kur zgjoheni në mëngjes. Është një mënyrë e mirë për të vënë në lëvizje motorin tuaj të brendshëm dhe në thelb ju mban të fuqishëm, duke e bërë më të lehtë shfrytëzimin e energjisë gjatë ditës.

 Ushqeni trupin tuaj

Mendoni se plotësimi i vakteve tuaja me ushqime të ngopura me sheqer, në një dyqan në qoshe të rrugës. Mos mendoni se i keni bërë vetes një favor, marrja e sheqerit nuk do t’ju ndihmojë të rifitoni energjitë. Sigurohuni që dieta juaj të jetë e balancuar me proteina dhe e pasur me fibra. Konsumoni shumë drithra, brokoli, lulelakra dhe mollë.

 Merrni suplemente shtesë

Femrat  janë të prirura të kenë mangësi në vitaminën D, magnez të cilat ndihmojnë  trupin të jetë energjik. Rekomandohet 1,000-2,000 miligramë të vitaminës D, magnez (ose si suplement 100-125 mg në ditë ose konsumoni 2-3 arrra braziliane 2-3 herë në ditë). Gjithashtu ekstraktet e xhenxhefilit ndihmojnë  për të zëvendësuar hormonet e stresit që janë deficitare në trup,  por këshillohuni me një mjek për të përcaktuar sasinë e rekomanduar për ju.

 

 

Author

Share