Soja dhe vetitë e saj kuruese

Author

Categories

Share

 

Është një ushqim antik, i njohur në lindje që tre mijë vite më parë, dhe konsiderohet  si shumë  i shëndetshëm.  Por  ka edhe disa kritika për efektin në organizëm dhe për këtë duhet konsumuar me kujdes.  Në perëndim soja përdoret  më shumë për ushqimin e kafshëve. Në dietën njerëzore përdoren më shumë farat, të fermentuara  dhe sythet.  Shumë i përdorur është edhe qumështi i sojës, i pasur me proteina, i varfër me lipide dhe kalcium dhe pa kolesterol, shpesh i mirë për ata që janë alergjik ndaj qumështit  të lopës. Duhet të jemi të vetëdijshëm që soja përmban dhe substanca alergjike, dhe nuk rekomandohet  për të gjithë. Vaji, përmban sasi të ekuilibruar acidesh  yndyrore omega-6 dhe omega-3, prandaj është i rëndësishëm për ushqimin. Por nuk duhet të skuqni me të, sepse në temperatura të larta acidet yndyrore të pangopura bëhen potencialisht  të rrezikshme.

Soja ndihmon në reduktimin e kolesterolit, është bishtajorja me sasinë më të madhe të proteinave dhe është pothuajse  plotësisht  e  lirë nga yndyrat e ngopura, ndaj është e mirë në luftën kundër kolesterolit.  Soja  është e pasur me isoflavonë, fito-estrogjenë efektet e të cilëve janë objekt i një sërë studimesh mbi një debat shkencor. Sot dihet që kanë disa efekte pozitive tek njerëzit, por ka edhe disa kritika. Isoflavonët  të ndihmojnë të parndalosh osteoporozën, lehtësojnë disa simptoma të menopauzës dhe reduktojnë akumulimin e dhjamit  në bark pas menopauzës.

Sasia që duhet të konsumoni

Sasia e përditshme që duhet të merrni për të pasur këto përfitime është 25 gr proteina soje. Efektet negative janë të lidhura kryesisht me konsumin e tepruar të tij, në veçanti mund të ndërhyjnë në ekuilibrin hormonal të fizikut dhe me funksionimin e tiroideve. Soja nuk duhet të përdoret si zëvendësues i një ushqimi dhe duhet të shoqërohet  gjithmonë me peshk, perime, vezë dhe mish.

Përdorimet

Nga soja sot përdoren shumë derivate,  salcë soje, qumësht  soje apo miell soje. Soja ekziston në disa lloje,  e verdhë, e gjelbër, e zezë dhe e kuqe.  Secila prej tyre përdoret  në mënyra të ndryshme. Varieteti i kuq përdoret  për të luftuar problemet me veshkat,  soja e gjelbër (që nuk është gjë tjetër veçse soja e verdhë e marrë para pjekjes) ka shumë minerale si magnezi dhe klorofili, që janë shumë të mira për organizmin,  soja e verdhë përdoret pak për shkak se zgjat shumë në gatim, soja e zezë është shumë e mirë për shpretkën.

 

Vetitë

Farat e sojës përmbajnë proteina (30%) dhe yndyrna (20%), që luajnë një rol thelbësor për organizmin tonë.  Ato parandalojnë  shumë probleme dhe sëmundje. Soja praktikisht  nuk ka fare karbohidrate dhe është e pasur me kalcium, fosfor, potas, magnez dhe hekur. Gjithashtu përmban vitamina A, B1, B2, B3, B5, B6 dhe C. Soja përmban edhe fibra që ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut, rregullojnë gliceminë si dhe kolesterolin në gjak. Soja, përveçse është shumë ushqyese, është në gjendje që të ndihmojë edhe në forcimin e kockave. Një tjetër veti e saj është se shërben si ilaç për shqetësimet  e menopauzës, kjo sepse isoflavonët që gjenden në të ndihmojnë në ri’integrimin e një pjese të estrogjenit që nuk prodhohet  më nga vezoret.

 

 

 

 

Temperaturat e larta

Për shkak të përbërësve të dobishëm, në mjekësinë popullore soja përdoret si bar për disa probleme shëndetësore. Soja është shumë ushqyese dhe gjen zbatim të gjerë në ushqim. Ajo rekomandohet  për largimin e temperaturës së lartë, largimin e proceseve ndezëse  dhe si bar kundër dhimbjes.

Author

Share