Peshku për shëndetin kardiovaskular, tensionin dhe lufton depresionin

Author

Categories

Share

Peshku është i mirë për shëndetin kardiovaskular, tensionin e gjakut, humbjen në peshë, rrit funksionin e trurit, lufton inflamacionin, përmirëson pamjen, lufton depresionin ka mjaft rol të madh edhe për shëndetin e lëkurës. Peshku duke përfshirë edhe ushqime të tjera të detit, është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3. Është shtesë e mirë në dietë, pasi është i pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes për të cilat ka nevojë trupi për të qëndruar i shëndetshëm. Personat të cilët kosumojnë peshk kanë tendencë të konsumojnë më pak djathë, e mund të shtojnë ushqime të tjera të shëndetshme në dietat e tyre. Peshku lavdërohet nga shumë ekspertë si ushqim me përfitime të konsiderueshme shëndetsore. Gati çdo ditë publikohen studime derisa komuniteti i shkectarëve zbulon gjithnjë e më shumë dobi të jashtëzakonshme të peshkut. Peshku është i mirë për shëndetin kardiovaskular, tensionin e gjakut, humbjen në peshë, rrit funksionin e trurit, lufton inflamacionin, përmirëson pamjen, lufton depresionin e gjithashtu ka mjaft rol të madh edhe në shëndetin e lëkurës. Disa nga zgjidhjet e peshkut të mirë, sipas sasisë së acideve yndyrore omega 3 që përmbajnë janë, salmoni (i freskët atlantik), salmon i tymosur, sardelet, trofta kallamari dhe tuna e konservuar.

 

Author

Share