Çrregullimet e trurit dhe ushqimet që e mbrojnë

Author

Categories

Share

Truri  është organi më kompleks në trupin e njeriut,  që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa e cila shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në nje nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore  (syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qëndra e kontrollit të sistemit nervor qëndror, shpesh sulmohet nga sëmundje të ndryshme të cilat lënë pasoja të rënda tek njerëzit dhe shpeshherë përfundojnë me vdekje.
Sëmundjet më të shpeshta që prekin trurin janë infarkti në tru dhe gjakderdhja. Infarkti në tru është dëmtim celebral i trurit i cili konstaton me mbylljen e enëve të gjakut, kurse gjakderdhja në tru kur kemi pëlcitje të enëve të gjakut në një regjion të trurit. Në të dy rastet truri mbetet pa oksigjen dhe materie ushqyese dhe si pasojë qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Qelizat e trurit nuk rigjenerohen, dëmtimi i tyre në tru është i përhershëm. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë te sëmundjet në tru nëse ajo nuk trajtohet. Vendi i prekur dhe sipërfaqja e përfshirë në tru, përcaktojnë shkallën e dëmtimit e cila mund të jetë nga e lehtë deri në vdekjeprurëse. Simptomat dhe shenjat e pikës në tru varen nga vendi i dëmtimit meqenëse pjesë të ndryshme të trurit kanë funksione të ndryshme. Pika qoftë edhe e vogël në tru, në vend të ndjeshëm, mund të shkaktojë pa’aftësi të përhershme.

Cilët persona janë më të rrezikuar?

Më të rrezikuarit nga kjo sëmundje janë njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë, pilulat kontraceptive, pirja e duhanit, mbipesha, migrena. Nëse këta katër faktorë do të bashkoheshin së bashku, rreziku për një insult cerebral (sulm) do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës. Në Shqipëri personat e prekur nga sëmundjet e trurit janë të shumtë. Sipas neurologëve infakti i trurit dhe gjakderdhja paraqesin rrezik shumë të madh për vdekshmërinë e popullatës. Të gjithë kemi një ide të përgjithshme se çfarë duhet të konsumojmë për qëndruar në formë të shëndetshëm, por disa ushqime të veçanta mund të ndihmojnë trurin dhe trupin tuaj për të nxitur vëmëndjen, përmirësuar memorien, çliruar stresin dhe hequr lodhjen. Brokoli dhe perimet e tjera jeshile të cilat kanë përmbajtje të vitaminës B, për të cilën studimet kanë treguar se ndihmon për të luftuar humbjen dhe kujtesën.

Do t’ju japim një listë të ushqimeve për një tru të shëndetshëm.

Salmoni: Salmoni ka në përbërjen e tij acidet yndyrore omega-3, të cilat janë mjaft të rëndësishme për produktivitetin e trurit. Kërkimet kanë gjetur se mungesa e omega-3 çon në lodhje, kujtesë të dobët dhe luhatje të humorit. Trupi nuk mund t’i prodhojë vetë këto substanca, ndaj është e rëndësishme që t’i marrë ato nëpërmjet ushqimit.

Avokado: Ofron më shumë se shija e tij e mrekullueshme. Konsumi i këtij fruti nxit trurin, kërkimet kanë treguar se avokado përmban acidet yndyrore që i mbajnë qelizat nervore në tru të shëndetshme.

Spinaqi, brokoli dhe perimet e tjera jeshile: Bimët më gjethe të errët jeshile janë të pasura me vlera ushqyese. Disa studime kanë treguar se Spinaqi dhe brokoli ndihmojnë ngadalësimin e plakjes, si dhe janë të pasura me hekur, një mineral i rëndësishëm që ndihmon me qarkullimin e oksigjenit në trup.

Frutat e pyllit: Të pasura me anti-oskidante kanë efekt të parandalojnë shumë sëmundje si dhe kanë pak kalori.

Fasulet: Fasulja është një nga ushqimet më ekonomike të listës të pazarit. Është e pasur me karbohidrate dhe proteina, ndihmon për të stabilizuar nivelet e gluceozës dhe heq lodhjen.

Çokollata e zezë: Studimet e fundit tregojnë se çokollata e zezë ka lidhje të rëndësishme me funksionet e trurit. Saktësisht, çokollata ndihmon në furnizimin e trurit me gjak, duke e nxitur për të punuar më shpejt se zakonisht.

Speci i kuq: Janë të pasur me një substancë, e cila shërben si çlirues natyral nga dhimbjet. Ndihmon trupin për të humbur peshë. Kështu që kur  gatuani, në vend të kripës apo të piperit të zi, përdorni specin e kuq, një zgjidhje më e zgjuar.

Rukola: Studimet konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë një ose dy racione me të gjelbra në ditë kanë aftësitë mendore të dikujt 11 vjet më të ri se ata që nuk konsumojnë barishte dhe perime të gjelbra. Rukola është  nga barishtet më të mira për trurin. Përbërësit e saj zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë furnizimin e trurit me oksigjen.

Boronicat: Ky frut pylli është nga ushqimet më të mira për trurin. Sipas të dhënave të gjitha frutat e pyllit janë të mira për shëndetin, por boronicat janë më të pasura me flavonoidë. Flavonoidët janë antioksidantë që e mbrojnë trurin nga stresi oksidues. Për më tepër ato forcojnë mjetet e komunikimit të qelizave të trurit.

E verdha e vezës: përmban vitamina të kompleksit B që përmirësojnë shëndetin e trurit. Këto vitamina forcojnë kujtesën dhe ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë më efikase.

Vaji i Ullirit: Shkencëtarët konfirmojnë se konsumi i vajit të ullirit ekstra të virgjër mbron aftësitë kujtuese të trurit. Të gjitha i atribuohet një antioksidanti të veçantë të quajtur Oleocanthal që gjendet tek vaji i ullirit.

Miku më i mirë i trurit

Gjumi: Gjumi është i nevojshëm për performancën e trurit gjatë kohës së gjendjes së zgjimit. Lodhja ul përqëndrimin dhe aftësinë e trurit. Idealja është që të flihet 6 deri në 7 orë çdo natë. Gjumi natyral është gjumi më i shëndetshëm. Përdorimi i somniferëve mund të ulë përqëndrimin e të krijojë probleme me kujtesën. Përsa i përket nxënies, gjatë fazës së gjumit paradoksal, fazës së ëndrrave, zhvillohet riaktivizimi i informacionit të mësuar gjatë ditës. Mendimet e fundit të ndërgjegjsme përpara se t’ju zërë gjumi qëndrojnë natën në tru. Gjatë gjumit, hipokampi që është një strukturë e vendosur në thellësi të trurit, luan rol  informacionesh të mësuara shpejt. Prandaj në periudha studimi, përsëritja përpara se të shkohet për të fjetur ndihmon memorizimin.

Mënyra më e mirë për të aktivizuar trurin

Memorizimi: Truri siguron funksione të ndryshme jetike,  të domosdoshme për jetën dhe njohëse të nevojshme për zhvillimin e njohurive. Memorja “kjo aftësi e mendjes për të grumbulluar, ruajtur dhe kujtuar përvojat e shkuara dhe informacionet është  thelbësore. Ajo është në themel të ndërtimit të inteligjencës. Për të përdorur pak ndryshe një shprehje të Shekspirit, mund të thuhej: “Unë kujtoj, pra jam”. Kryerja e ushtrimeve memorizuese e bën memorjen më të gjallë dhe mund të ndikojë në riaktivizimin e zonave të fjetura të trurit. Ushtrimi i memories mund të bëhet çdo ditë mund të memorizohet një këngë, lista e blerjeve, etj. Sa më shumë të vihet në punë memorja, aq më shumë aktivizohet truri dhe aq më i efektshëm është ai.

Kujdesi më i mirë kundër plakjes së trurit

Të evitohet stresi: Stresi është armiku numër 1 i trurit. Ai ndikon në shterimin e mbrojtjes imunitare dhe ul përqëndrimin. Stresi krijon reagime të ndryshme: padurim, tension, rrahje të forta të zemrës, dhimbje të ndryshme, lodhje, etj. Ai dëmton enët e gjakut, gjë që me kalimin e kohës mund të shkaktojë një iktus cerebral. Kur organizmi është në gjëndje stresi, në krye qëndron truri. Ai është në një pozitë mbrojtëse që kërkon shumë energji, që nuk e lë të jetë funksional për aktivitete të tjera cerebrale. Stresi mund të shkaktojë probleme me gjumin. Ai ul efektshmërinë e aftësive mendore dhe prek memorjen dhe arsyetimin. Evitimi i stresit do të thotë t’i japësh qetësinë trurit, që e bën atë më të efektshëm.

 

Author

Share