Stikat dhe arrat shtojnë jetën

Author

Categories

Share

Arrat dhe stikat janë një ushqim shumë i mirë jo vetëm për zemrën dhe trurin, por për gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të këtyre frutave janë provuar, tashmë shkencërisht njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre.

Stikat

Ngjyra jeshile e stikave i karakterizojnë nga frutat e tjera të thata. Si të gjitha frutat e tjera të thata dhe stikat kanë vlerat ushqyese të tyre. Nëse do ndiqni një regjim të programuar ushqimor, ju stikat mund ti përdorni si “Vakt  Zemër” për të mbajtur nën kontroll urinë. E mira është që stikat të bëhen pjesë e rutinës tuaj ushqimore duke përfituar shumë prej tyre. Momentalisht, Amerika është lider në prodhimin e stikave nga ku shitja po rritet vazhdimisht, ndërsa rezervat për eksport janë dyfishuar gjatë 6 viteve të fundit nga 45 milionë kilogramë në 127. Me vetëm 3 deri në 4 kalori për kokërr, stikat janë bërë të njohura për shkak të sasisë më të ulët të kalorive në mesin e frutave të tjera të këtij lloji. Studime të shumta kanë zbuluar se nëse konsumojnë stika do të konsumojnë më pak ushqim në përgjithësi.  Stikat përmbajnë më shumë kalium sesa frutat e tjera të pemëve me lëvozhga, i cili mundet ta ulë nivelin e kortizolit, hormonit të stresit.

Përmirësojnë funksionin e zemrës: Studimet e fundit kanë treguar se konsumimi i stikave çdo ditë parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Stikat janë shumë të mira edhe për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, ato rregullojnë nivelet e presionit të gjakut.

Përmbajnë yndyra të shëndetshme. Stikat përmbajnë yndyra shumë të shëndetshme. 50 stika përmbajnë rreth 160 kalori, që do të thotë se nëse konsumohen në sasi të moderuar, nuk ju shëndoshin. Përmbajnë proteina. Stikat janë të pasura me proteina bimore dhe janë një burim i shkëlqyer proteinash për vegjetarianët.

Kanë shumë vlera ushqyese. Stikat përmbajnë sasi të mëdha hekuri, kaliumi, fosfori, magnezi dhe vitaminë B6. Nëse konsumoni fistikë çdo ditë ju do t’i jepnit trupit rreth 30 vitamina dhe minerale.

Mrekullia e stikave të pishës në shëndet: Stikat e pishës janë të pasura me hekur. Stikat e pishës janë të pasura me hekur. Organizmi e përdor hekurin për shumë proçese thelbësore siç është rregullimi i sistemit qëndror nervor dhe qarkullimit të gjakut. Bakri që është natyralisht i pranishëm në stikat e pishës ndihmon në përthithjen e hekurit nga trupi.

Ngadalësojnë proçesin e plakjes. Një tjetër vlerë e shtuar e stikave të pishës është fakti që ato munden të ngadalësojnë proçesin e plakjes. Kjo arrihet falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve që mbrojnë trupin ndaj dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Këto të fundit janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimin ose kur jemi të ekspozuar ndaj ndotjes siç janë pluhurat ose tymi i cigares. Stikat e pishës kanë në përmbajtjen e tyre edhe bakër që parandalon plakjen.

Shëndeti i syve: Stikat e pishave përmbajnë luteinë që ndihmon sytë në filtrimin e rrezeve UV dhe parandalon dëmtimet e retinës dhe shikimit në përgjithësi. Shikimi ynë përkeqësohet me kalimin e moshës dhe luteina është shumë e rëndësishme për sytë. Stikat e pishës kanë edhe beta karoten, të cilin organizmi ynë e kthen në vitaminë A, që në vetvete është shumë e mirë për shëndetin e përgjithshëm të syve.

Japin energji. Stikat e pishës janë fantastike për të na dhënë energji. Ato janë të pasura me proteina të cilat organizmi ynë i përdor për të rregulluar indet e dëmtuara. Stikat nga ana tjetër na ndihmojnë të jemi energjikë për shumë kohë. Magnezi tek stikat e pishës përmirëson përdorimin e oksigjenit në favor të djegies së kalorive dhe rrit nivelet e energjisë.

 

Arrat

Arrat kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore Omega-3, janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E. Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj. Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tokoferol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën. Tri studime të ndryshme konfirmojnë se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare. Arra është ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të arrës janë provuar shkencërisht, njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre. Arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit. Arrat mund të kultivohen shumë lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë. Forma e thelbit të arrës i përngjan në pamje trurit të njeriut. Truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% struktura yndyrore, ndaj edhe truri ka nevojë për yndyrë Omega 3, e cila e ndihmon trurin të funksionojë siç duhet dhe ta mbajë fluid dhe fleksibël.

Përmbajnë vitamina dhe minerale. Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe tiamine. Arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

Luftojnë kolesterolin. Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit jo të mirë.

Ushqen flokun. Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka edhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

Ushqejnë lëkurën. Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrave ushqen lëkurën, zbardh rrathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.

Lufton diabetin e tipit 2. Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

Të mira për kujtesën dhe depresionin. Arrat janë aleatë të vlefshëm të shëndetit tonë mendor dhe i mbajnë simptomat e depresionit larg. Kjo u demonstrua nga një ekip kërkimor i Shkollës së Mjekësisë “David Geffen” të Universitetit të Kalifornisë. Shkencëtarët, të koordinuar nga Profesor Leonore Ara, profesor në Departamentin e Kimisë Biologjike të Universitetit Amerikan, erdhën në këtë përfundim pas analizimit të të dhënave ushqimore të 26 mijë njerëzve. Meqë disa studime të mëparshme kishin zbuluar një lidhje pozitive mes dietës së Mesdheut (që përfshin konsumin e frutave të thata) dhe depresionit, vendosën të hetojnë drejtpërdrejt efektet e arrave, që tashmë konsiderohen si një shërim i vërtetë për shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe e funksioneve konjuktive. Për këtë ata i paraqitën pjesëmarrësve një pyetësor të caktuar ushqimor (duke iu referuar vetëm konsumit 1 ose 2 ditë) dhe vlerësuan simptomat e tyre depresive gjatë dy javëve të kaluara. Ndër faktorët e ekzaminuar  gjatë mungesës së konsumit të arrave, ishin mungesa e interesit për të bërë gjëra, vështirësi për të fjetur ose përgjumje, lodhje, ndjenja më pak energjike, vështirësia në përqendrim, duke folur “jo normalisht”, e të tjerë. Rezultatet e depresionit u arritën përmes një pyetësori të quajtur NANHES (Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ekzaminimit të Ushqyerjes). Duke vlerësuar të gjitha të dhënat u bë e qartë se ata që konsumuan arra, 24 gram në ditë kishin rezultate shumë më të ulët të depresionit sesa të tjerët, pavarësisht nga parametrat me ndikim të tillë si të ardhurat, mosha, gjinia, raca, alkooli, indeksi i masës trupore (BMI – indeksi i masës trupore) e më shumë. Çuditërisht, efekti “mbrojtës” kundër simptomave të depresionit u gjet më i fortë tek gratë (32% kundrejt 20% tek meshkujt), të cilët në përgjithësi kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion dhe të konsumojnë medikamente antidepresive. Edhe pse  u pa një marrëdhënie pozitive mes konsumit të arrës dhe depresionit, duhet të kemi parasysh se është një studim i ‘thjeshtë’ i shoqatës, pa marrëdhënie shkak-pasojë. Për këtë arsye rezultatet duhet të konfirmohen nga hetimet e mëtejshme më të hollësishme. Detajet e hulumtimit janë botuar në revistën shkencore të specializuar, ‘Nutrients’.

Nëse mbani dietë konsumoni arra

Arrat janë burim i shkëlqyeshëm dietal i fijeve, magneziumit, viztaminës B, vitaminës E dhe antioksidantëve tjerë. Arrat janë kalorike, por nëse i shfrytëzoni si ushqim zëvendësues (numrit të njëjtë të kalorive) nuk do të shëndosheni. 500 kalori në arra janë njësoj si 500 kalori në ëmbëlsira, por arrat janë sigurisht zgjidhje e shëndetshme. Ushqimi i pasur me arra dhe vaj arrash mund ta përgatisë organizimin për ta duruar më mirë stresin, kanë zbuluar shkencëtarët e universitetin shtetëror të Pensilvanisë. Ata para së gjithash kanë pasur dëshirë të zbulojnë se si gjërat ushqimore, të cilat përmbajnë shumëfish yndyra të pangopura mund të ndikojnë në tensionin e gjakut gjatë qetësisë dhe kohës së stresit.

Author

Share