BIMËT  PËR HUMBJE TË MENJËHERSHME TË PESHËS DHE DJEGIEN E YNDYRËS

Author

Categories

Share

Rigoni

Rigoni është jashtëzakonisht i efektshem në humbjen e peshës për shkak të antioksidantëve të tij të fuqishëm. Kontribuon në funksionimin e duhur të sistemit të tretjes, ndërsa rrit nivelin e serotoninës, i cili është një hormon i lumturisë. Konsumojeni rigonin duke hedhur gjys luge kafeje ne cajin që konsumoni

  1. Xhenseni

Eshtë i njohur për vite me radhë për të stimuluar funksionimin dhe kujtesën e trurit por rrënja është  e dobishme për humbjen e peshës. Rrënja e xhensenit aktivizon metabolizmin.

  1. Sherebela

Sherebela është barishte e pavdekësisë. Aroma dhe shija e saj e shkëlqyeshme është e aftë jo vetëm të uli nivelin e sheqerit në gjak, presionin dhe stresin por edhe të ndihmojë në uljen e peshës, veçanërisht rreth barkut.

  1. Nenexhiku

Nenexhiku ka qenë i famshëm ndër shekuj për aromën e tij karakteristike, është jashtëzakonisht i efektshëm në uljen e yndyrës. Ka aftësinë të zvogëlojë nivelet e larta të estrogjenit të ruajtur në trup. Ndaj mund të zvogëlojë peshën dhe përqindjen e yndyrës. Një simbol i mikpritjes që nga lashtësia, nenexhiku mund të trajtojë në mënyrë efektive nauzet dhe çrregullime të tretjes. Eshtë po aq e efektshme në humbjen e peshës pasi nxjerr toksinat dhe lufton mbajtjen e lëngjeve. Në të njëjtën kohë, zvogëlon stresin  i cili është shkaku kryesor i mbipeshës.

  1. Caji jeshil

I pasur me Catechins të cilat ndihmojnë në kontrollin e peshës së trupit. Me 2-3 gota në ditë çaj jeshil të nxehtë ose të ftohtë do të shihni rezultate të menjëhershme pasi përbërësit aktiv të tij mund të zvogëlojnë ndjenjën e urisë dhe në të njëjtën kohë të diegni yndyrën.

 

Author

Share