Infeksionet mykotike dhe bimët që i luftojnë

Author

Categories

Share

INFEKSIONET MYKOTIKE DHE BIMËT QË I LUFTOJNË

 

Infeksjonet mykotike janë një mori këpurdhash të cilat zhvillohen në trupin e njeriut. Në organizëm jetojnë në brendësi dhe në sipërfaqe. Këpurdhat shumohen edhe fillon “qerosja” e lëkurës. Faza më e vështirë është kur kërpudha shumohet në gjuh, ezofag, uterus në këmbë etj.

Myku më i përhapur

Kandida albikan është më i përhapur i cili zhvillohet kudo në trup. Kandida albikan sillet tek njeriu si patogjen dhe në ekulibër me organizmin.

Kur është në ekuilibër me organizmin Kandida albikan jeton normalisht në gojë, zorrë, ku ushqehet me materiale organike të dekompozuara. Në kushte normale, mbrojtja imunitare nuk lejon përhpajen e tepërt të tij.

Në raste të prishjes së këtij ekuilibri mes florës së pranishme fiziolgjike të personit, që mund të ndodhë nga kushte parafiziologjike (shtatzëni), (mungesë imunitetit, diabeti, sëmundje kronike) apo procedura terapeutike (përdorimi i antibiotikëve, kortikosteroidëve, imunosupresuesve) mund të shkaktojë përhapjen e mykut që bëhet kështu patogjen duke u shfaqur në lëkurë apo mukozë, dhe më rrallë septicemi dhe lezione të organeve të brendshme.

 

Myku infeksioni i lëkurës

Myku në lëkurë krijohet  veçanërisht kur ekziston një mjedis me lagështirë. Ky lloj infeksioni prek më shumë njerëzit obez.

Shfaqet me krijimin e shenjave eritematoze të mbuluara me pustula (lezione të vogla të lëkurës që përmbajnë material të lëngët purulent). Këto pustula kanë tendencë të prishen lehtë duke e lënë lëkurën të shenjuar në zonat eritematoze.

“Dermatiti i panolinos” tek fëmijët është një formë e mykut të lëkurës tek të vegjëlit, lagështira që krijohet është përgjegjëse për irritimin e lëkurës. Dermatiti i panolinos shfaqet me eritemë, pustula të ënjtura të lëkurës  dhe sipërfaqes së brendshme të kofshëve.

Të gjitha format e mykut të lëkurës karakteriziohen nga simptomatologji kruajtjeje ndonjëherë të dhimbshme.

 

 

Myku në brëndësi të trupit

Kandida albikan mund të prekë organet e brëndshme kur kërpudha e mykut hyn në qarkullim me gjakun dhe shpërndahet në lëkurë dhe në organet e brendshme. Kjo formë e rëndë e mykut shfaqet kryesisht tek pacientët,  bartës të katetereve venozë që kolonizohen nga kërpudha.

 

Trajtimi

Tek kandidaza e lëkurës dhe mukozës trajtimi bëhet përmes antimykotikëve topikë (kremëra, locione, pluhura) me bazë nistatinën, derivatet azole (mikonazol, ekonazol, ketokonazol) dhe ciklopiroksolaminë. Në format veçanërisht të gjera përdoren antimukotik nga goja me bazë flukonazolin, itrakonazolin, amfotericina. Për kandidazën vaginale janë të disponueshme ovula gjinekologjike apo kremra. Në rastet kur kandidoza përsëritet, nevojitet një trajtim i gjatë me antimykotik topik dhe antimykotik oral, që duhen marrë me intervale të rregullta për muaj të ndryshëm.

 

Si të bëjmë ilaçin për mykun e jashtëm dhe të brëndshëm

Përbërësit

10 gjethe hithër

4 gjethe dafinë

6 lugë gjelle vaj rigoni

1 lugë uthull molle

40 gr trumzë bimë

Pregatitja

Hidhen të gjithë përbërësit në një enë të cilat  i përziejmë 3 minuta. Më pas i vendosim në një enë për ngrohje (jo për zierje). Më pas e kullojmë  ilacin dhe lyejmë këmbën ose pjesët e trupit që janë prekur nga myku 2 herë në ditë. Kurse për mykun e brendshëm në trup konsumojmë 1 lugë kafeje vaj rigoni të cilin e ndajme 2 herë në ditë pas ushqimit me pas konsumojmë 1 gotë me caj trumze esëll në mëngjes, kura përdoret për 30 ditë.

Author

Share