Zvogëloni rrezikun kardiovaskular me këto bimë

Author

Categories

Share

Ndryshime në rutinën e përditshme, të tilla si përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik, ndihmojnë në shëndetin e zemrës dhe ndihmojnë të shmangni komplikimet serioze siç janë goditja në zemër.

Kanella

Ndihmon në kontrollin e sheqerit. Sheqeri i lartë në gjak çon në diabet në afat të gjatë dhe kjo gjëndje është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sulmin në zemër dhe goditjeve në tru.

Hudhra

Ka veprim të fortë anti-inflamator dhe antimikrobik.  Kardiologët e rekomandojnë shumë atë kryesisht për antioksidantët që ofron, por edhe sepse hollon gjakun, duke zvogëluar kështu rrezikun e trombozës.

Xhenxhefili

përdoret tradicionalisht si një “ilaç” për disepsi, por është gjithashtu i mirë për zemrën. Hollon gjakun si hudhra dhe mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë përmban një përbërës të fuqishëm, kurkumin, i cili funksionon kundër inflamacionit dhe ka aktivitet antioksidues, duke zvogëluar kështu rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Rozmarina

Rrit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe lehtëson qarkullimin e gjakut. Këto procese ndihmojnë në sigurimin e më shumë oksigjenit tek organet vitale dhe sistemet individuale të trupit.

Author

Share