Sa kohë do duhet të shërohesh nga koronavirusi?

Author

Categories

Share

Pasi të jeni infektuar me koronavirus, nuk mund të vendosni një kohëmatës për të përcaktuar se kur saktësisht do të sheroheni.

Covid-19 mund të jetë një sëmundje ngatërruese. Është ende një enigmë, e mbështjellë me pasiguri. Thjesht nuk ka studime të mjaftueshme shkencore për të treguar me siguri se sa kohë ju mund të keni simptoma dhe sa kohë ju mund t’ia ngjitni dikujt tjetër këtë infeksion të rëndë. Ndërsa janë identifikuar disa nivele të mundshme, kohëzgjatja duket se ndryshon mjaft nga personi në person.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte përmendur se koha e rimëkëmbjes mund të jetë rreth dy javë për ata me simptoma të lehta dhe rreth tre deri në gjashtë javë për ata me simptoma të rënda ose kritike. Sidoqoftë, këto duket se janë vetëm udhëzime të për’afërta pasi studimet kanë treguar një numër përjashtimesh. Simptomat e sëmundjes mund të shfaqen lehtësisht edhe në javën e tretë, ndoshta edhe më gjate. Një çështje tjetër është se si simptomat e Covid-19 mund të ndryshojnë nga dita në ditë. Sistemi juaj imunitar nuk e ka parë kurrë këtë virus më parë, ndaj ai mund të jetë befasues. Mund të ndiheni më mirë një ditë, vetëm se të ndjeheni më keq ditën tjetër dhe anasjelltas. Në thelb, simptomat mund të kërcejnë për nga tipi dhe ashpërsia.

 

Author

Share