Djathi dhe ndikimet në shëndetin e zemrës

Author

Categories

Share

Djathi është një ndër produktet më të preferuara të shqiptarëve që konsumohet masivisht. Këtë e thotë një analizë e 15 studimeve të ndryshme shkencore mbi rolin e djathit kundër problemeve të zemrës. Të dhënat tregojnë se rreth 30% e qumështit të prodhuar në Shqipëri përdoret për prodhimin e plot 13 mijë tonëve djathë. Djathi përmban disa ushqyes të rëndësishëm për shëndetin siç janë kalçiumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12. Djathi është i pasur në yndyra të ngopura ndaj deri më sot besohej se rriste nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por nje studim i ri, sugjeron se ky produkt luan rol mbrojtës për shëndetin kardiovaskular.

Studime mbi Rolin e djathit në shëndetin e zemrës

Të gjitha studimet e analizuara mbi këtë çështje përfshijnë të dhënat e plot 200,000 njerëzve. Ushqyerja e tyre u monitorua nga shkencëtarët për më shumë se 10 vjet. Të dhënat treguan se njerëzit që konsumojnë djathë rregullisht ishin 18% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata ishin 14% më pak të rrezikuar nga sëmundjet koronare dhe 10% më pak të rrezikuar nga ishemia.

Vlerat e Djathit

Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinash, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh. Krahas shëndetit të zemrës, konsumimi i djathit ndihmon edhe në forcimin e kockave dhe ul rrezikun nga osteoporoza. Efektet e djathit janë të dobishme edhe për hipertensionin dhe shëndetin e dhëmbëve gjithashtu. Kjo pasi kontribuon në mbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm.

Djathi përmban sasi të mëdha të vitaminës dhe kolinës

Në përmbajtjen e tij ka gjithashtu përmbajtje të vitamin E, vitaminës K, riboflavinës, vitamin B6, folatë, vitaminë B12, acid pantothenic dhe betainë.

 

 

 

 

Author

Share