Frutat që kanë fuqi për t’iu dobësuar

Author

Categories

Share

Frutat njihen si burimet më të mira të lëndëve ushqyesve dhe vitaminave të rëndësishme për trupin dhe ajo çfarë i bën ideale për regjimet e kufizuara ushqimore është se frutat kanë nivele kalorike të ulëta.

Molla
Mollët janë të pasura në fibra dhe kanë pak kalori.

Bananet
Kur jeni duke u përpjekur të humbni peshë, disa njerëz i shmangen bananeve për shkak të kalorive të tyre dhe përmbajtjes së sheqerit. Por nëse bananet janë më të pasura me kalori në krahasim me frutat e tjera, ato janë gjithashtu më të pasura me lëndë ushqyese, duke ju furnizuar me magnez, kalium, fibra, mangan, vitamina A, B6, C dhe antioksidantë të shumtë. Gjithashtu, një studim tregoi se konsumimi i bananeve çdoditë redukton kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

Shalqiri
Shalqiri është thuajse 80% ujë dhe niveli i ulët në kalori e bën atë një frut ideal për regjimet distike. Kur merrni sasi të mjaftueshme të ujit, trupi juaj mund të funksionojë në mënyrë optimale. Gjithashtu, kur jeni të hidratuar  ju nuk do të ngatërroni etjen me urinë dhe nuk do të konsumoni ushqime jo të shëndetshme.

Manaferra
Manaferrat janë ndër frutat më të mira që mund të gjejmë në treg. Kur kanë ngjyrë të errët kjo tregon se manaferrat kanë më shumë antioksidantë të cilat ndihmojnë për të mposhtur plakjen, si dhe sëmundje të tjera. Ky frut i egër është i pasur me vitamina A, E, K dhe B, fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë shëndet të mirë. Një filxhan çaji me manaferra ofron 8 gramë fibër dhe më shumë se çerekun e nevojës ditore për vitaminë C dhe K. Manaferrat i bëjnë mirë lëkurës, trurit dhe sistemit tretës. Ato janë ndër frutat më të rekomanduara nga dietologët për rënien nga pesha. Një studim i Universitetit të Floridës zbuloi se njerëzit që konsumojnë shumë fruta të pasura me antioksidantë kanë një peshë më të shëndetshme. Antioksidantët tek manaferrat aktivizojnë genet që janë përgjegjëse për djegien e yndyrave. Për më tepër, polifenolët tek manaferrat kanë aftësinë
të pengojnë formimin e depozitave dhjamore në organizëm. Sipas studiuesve, fibra që ndodhet tek manaferrat ndihmon në normalizimin e lëvizjes së zorrëve, ul kolesterolin, mirëmban nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në arritjen e një peshe ideale të shëndetshme. Fibra ngadalëson tretjen dhe ju mban të ngopur shumë gjatë. Duke qenë se manaferrat ofrojnë shumë fibër dhe shumë pak kalori, ato konsiderohen si një frut perfekt për ata që duan të humbasin peshë.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni më shumë fruta pylli dhe veçanërisht manaferra gjatë stinës së verës. Ato mund t’i konsumoni veçmas ose t’i përfshini në sallata e lëngje të ndryshme të kombinuara me perime të cilat mund t’i pini rregullisht. Konsumi i frutave të pyllit është një mënyrë shumë e mirë për tu kujdesur për peshën në verë, megjithatë një rënie e shëndetshme prej peshës mund të arrihet duke treguar kujdes me ushqimin dhe duke kryer aktivitet fizik.

Frutat që duhet të shmangni

Të gjithë ata që bëjnë kujdes të madh rreth asaj se çfarë konsumojnë duhet të dinë disa gjëra rreth ushqimeve që përdorim. Ushqimi i yndyrshëm, brumërat dhe sheqeri janë gjërat e para për ata që mbajnë dietë i largojnë nga lista e ushqimeve, me qëllim që sa më shpejt të humbin kilogramët e tepërt. Mirëpo ata fruktozën nga frutat rregullisht e konsumojnë, duke mos ditur se sa sheqer përmbajnë disa prej frutave që konsumojmë. Natyrisht frutat janë të shëndetshme për t’i konsumuar, por gjithsesi duhet pasur kujdes në sasinë, ndërsa disa prej tyre përmbajnë nivel të lartë të sheqerit.
Rrushi
Rrushi është tejet i preferuar që të konsumohet gjatë ditës, mirëpo duhet pasur parasysh se vetëm një filxhan rrush përmban më pak se 15 gramë sheqer, derisa rrushi i zi dallohet për nga përmbajtja e lartë e antioksiduesve, ndaj mos e teproni në ngrënie.
Qershitë
Përveç se dihet se pas ngrënies së qershive flihet më mirë dhe më qetë, është mirë të dini se një filxhan qershi përmban 18 gramë sheqer. Prandaj nëse jeni në dietë mendoni mirë nëse dëshironi t’i konsumoni. Kujdes nga diabetikët nuk duhen përdorur.
Fiqtë
Një gotë me fiq të freskët përmban po atë sasi të njëjtë të sheqerit sa edhe një çokollatë. Mirëpo për dallim nga ëmbëlsirat, fiqtë janë të pasur me fibra dhe kalium, janë të rëndësishëm për organizmin dhe tretjen e mirë.

Mangoja
Një filxhan mango përmban rreth 24 gramë sheqer, është më e ëmbël se cilado frutë tjetër. Sasia e cekur po ashtu siguron një të tretën e dozës së nevojshme për organizmin me vitaminën A, kështu që do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të syrit.
Frutat e thata për humbjen e peshës
Humbja e peshës mund të jetë një detyrë shumë sfiduese, por plotësimi i saj është shumë i
kënaqshëm. Ajo kërkon shumë vetëkontroll, të kombinuar me një plan diete të shëndetshme dhe rutinat e rregullta të stërvitjes. Një nxitje në metabolizmin e trupit mund të kontribuojë në uljen e kileve të tepërta. Ky proces mund të përmirësohet duke ngrënë ushqime që mbajnë stomakun tuaj të ngopur për një periudhë të gjatë kohore, si frutat e thata. Përveç nxitjes së metabolizmit, frutat e thata ofrojnë përfitime të tjera shëndetësore. Lexoni dhe mësoni disa nga frutat e thata të rekomanduara që mund të promovojnë humbjen e peshës.

Bajamet
Bajamet janë ushqime me pak kalori, ato përmbajnë rreth 576 kcal për 100 gram racion. Ata janë tepër të ushqyeshme edhe në sasi të vogla, rreth 20 deri në 30 gram. Bajamet janë të pasura në proteina, yndyra të monosaturuara dhe antioksidantë, duke i bërë ato një ushqim për ata të cilët përpiqen të humbin peshë. Përveç kësaj, bajamet ndihmojnë në ruajtjen e mirëqenies së trupit duke reduktuar nivelet e LDL (kolesterolit jo të mirë) dhe duke nxitur lëkurën e shëndetshme dhe me ngjyra të ndezura për shkak të përmbajtjes së Vitaminës E.

Arrat
Arrat janë mbretëresha e ushqimeve të shëndetshme dhe përmbajnë 654 kcal për 100 gram. Ato konsiderohen të jenë një ushqim i rëndësishëm që ndihmon në nxitjen e humbjes së peshës për shkak të përbërjes së tyre. Përbërja bazë e arrave është 2 gram fibra, 2.5 gram acide yndyrore omega-3, dhe 4 gramë proteina. Arrat gjithashtu përmbajnë nivele të larta të yndyrave të polisaturuara, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke mbajtur zemrën të lumtur!
Fistikët
Fistikët janë të lehtë ushqyes dhe i shijshëm. Ato përmbajnë rreth 562 kcal për çdo 100 gram racion. Janë burime të mira të fibrave dietike, duke ju bërë të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur për një periudhë më të gjatë kohore. Fibrat dërgojnë sinjale në tru për të parandaluar dëshirat intensive që përfundimisht të çojnë në ngrënie. Fistikët përmbajnë sasi të lartë të proteinave, hekurit magnezit, vitaminave yndyrave dhe ushqyesve të tjerë thelbësorë që organizmit i nevojiten.

Hurmat arabe
Hurmat e arabisë përmbajnë rreth 280 kcal për çdo 100 gram. Sigurojnë mbingopje të gjatë, duke e bërë atë një mundësi të mirë për të parandaluar ngrënien me tepri. Hurmat e Arabisë janë gjithashtu të pasura me Vitamina B5 e përkryer për rritjen e qëndrueshmërisë!

Lajthitë
Lajthitë japin rreth 628 kcal për çdo 100 gram. Janë të njohura si ushqim i rëndësishëm për promovimin e humbjes së peshës. Ato janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme dhe fibra dietike. Ato gjithashtu ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Sipas studimeve, vetëm 30 gramë lajthi mund t’ju mbajnë të ngopur!
Siç mund ta shihni , frutat e thata kanë përfitime të shumta për trupin. Ata mund të përmirësojnë humbjen e peshës duke shpejtuar metabolizmin e trupit dhe duke lejuar ndjenjën e ngopjes për një periudhë të gjatë kohore. Këto ushqime gjithashtu përmbajnë një numër të ushqyesve thelbësorë që mund të përmirësojnë funksionin e trurit, zhvillimin mendor dhe tretjen edhe më të mirë! Fakti që ato janë të shijshme dhe ushqyese në të njëjtën kohë do të thotë se ato duhet me patjetër të përfshihen në regjimin tuaj ushqimor.

Author

Share