Ushqimet dhe bimët me veti antibiotike natyrore

Author

Categories

Share

Duke marrë parasysh se njerëzit po bëhen gjithnjë e më rezistues ndaj antibiotikëve farmaceutikë, nuk do të ishte keq sikur çdo ditë të konsumojmë ushqime të cilat mbrojnë kundër baktereve. Antibiotikët janë ndër ilaçet me të cilat njeriu abuzon më shumë. Recetat mjekësore për antibiotikë lëshohen ndonjëherë edhe për infeksione nga më të rëndomtat. Sipas të dhënave përdorimi pa kriter i këtyre antibiotikëve do të vështirësojë më shumë kurimin e infeksioneve në të ardhmen. Bakteret po bëhen gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve, duke vështirësuar shërimin prej sëmundjeve. Të dhënat shkencore tregojnë se çdo vit rreth 2 milionë njerëz në botë preken nga infeksionerezistente ndaj antibiotikëve.

Mjalti lufton infeksionet dhe mbron organizmin
Mjalti ka aftësi të jashtëzakonshme në luftimin e infeksioneve në dimensione të ndryshme. Përbërësit e mjaltit pengojnë bakteret të krijojnë rezistencë dhe i shkatërrojnë ato. Mjalti është një ushqim me përbërës të larmishëm siç janë polifenolët. Këta të fundit shterojnë aftësitë shkatërruese të baktereve dhe i detyrojnë ato të dehidratohen dhe të zhduken tërësisht. Një lugë mjaltë në ditë është i rekomandueshëm. Polifenolët ndërhyjnë në komunikimin e brendshëm të baktereve Imagjinoni një ushtri të mirëfilltë bakteresh të imëta që futen në organizëm. Në përpilimin e një plani sulmi, bakteret kanë nevojë të komunikojnë me njëri tjetrin për t’u shumuar dhe për të zënë vend.
Mjalti dhe përbërësit e tij e ndërpresin këtë proces dhe pa komunikim të brendshëm, bakteret nuk janë në gjendje të çlirojnë toksinat që shkaktojnë sëmundje. Në këtë mënyrë, bakteret nuk janë më rezistente ndaj antibiotikëve.

Antioksidantët shkatërrojnë edhe mykun
Mjalti është efikas edhe kundër virozave dhe mykut. Këto vlera e bëjnë atë më të fuqishëm edhe ndaj antibiotikëve. Antioksidantët që përmban mjalti luftojnë virozat dhe mykun që shkaktojnë sëmundje të tjera. Mjalti rekomandohet të konsumohet edhe kundër viruseve si E.Coli, Stafilokoku dhe shumë të tjerë. Në treg gjenden shumë lloje mjalti. Mënyra më e mirë për të gjetur mjaltë të vërtetë, të shijshëm e të pasur është ta merrni atë tek një shitës i besuar.

Lakra
Përveç brokolit, lulelakrës dhe lakrës së Brukselit, lakra ka qenë prej kohësh e njohur për vetitë e saj shëruese. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C, ajo konsiderohet si antibiotik natyral, ndërsa lëngu i lakrës rekomandohet për trajtimin e ulcerave të stomakut.
Ushqimi i fermentuar. Mjekët rekomandojnë gjithnjë e më shumë konsumimin e probiotikëve gjatë trajtimit me antibiotikë për t’i zëvendësuar bakteret e mira të cilat shkatërrohen në aparatin e tretjes. Megjithatë, perimet e fermentuara (turshitë), perimet si lakra turshi dhe trangujt turshi, mund të jenë më të mira se probiotikët.

Qepa dhe hudhra
Si qepa ashtu edhe hudhra përdoren për të trajtuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Dihet që hudhra mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve dhe luftimin e viruseve, ndërsa qepa shkatërron radikalet e lira të cilat mund të shkaktojnë kancer.
Erëzat
Shumë bimë të cilat përdoren si erëza kanë veti antibiotike. Lista është e madhe, ndërsa do t’i listojmë vetëm disa, trumza, kanella sherbela, rozmarina rigoni karafili, gjethe dafine, kopra xhenxhefili, dhe majdanozi.

Kanella, përfitimet e saj
Përveç shijes së veçantë që i jep ëmbëlsirave, biskotave, frutave dhe pijeve, kanella ka edhe shumë përfitime për shëndetin tonë. Në mjekësinë tradicionale kineze, kanella është përdorur për të luftuar ftohjet, të vjellat, diabetin viruset e zorrëve dhe dhimbjet menstruale. Ajo është një burim i mirë hekuri dhe kalciumi.

Disa nga përfitimet që marrim nga kanella:
Rregullon sheqerin në gjak
Një studim i publikuar nga revista mjekësore “Diabetes Care”, ka treguar me anë të testeve të kryera mbi disa njerëz me diabet të tipit 2, të cilëve u ishte dhënë një dozë ditore prej 6 gr. kanellë, që kanella ul sheqerin në gjak, trigliceridet dhe kolesterolin LDL ose kolesterolin jo të mirë.

Antibakterial natyral
Kane veti antibakteriale dhe antifungale, aq shumë sa të pengojë rritjen e baktereve dhe kërpudhave ose ata që janë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të ushqimit bartës me baktere si Helikobakter pylori, i cili lëviz në heshtje në stomak duke shkaktuar vjellje dhe urth të rëndë.
Zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti
Në një studim të kryer në Universitetin e Kopenhagenit, pacientëve që u kishin dhënë një gjysmë lugë çaji pluhur kanelle të kombinuar me një lugë gjelle mjalti çdo ditë para mëngjesit, konstatuan një lehtësim për dhimbjen e artritit, aq sa mund të ecin pas një jave pa asnjë shqetësim.

Parandalon kancerin
Ajo mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit, sipas gjetjeve nga një studim i kryer në Universitetin e Teksasit, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer”. Një perspektivë e mirë, pra, për parandalimin e kancerit dhe sidomos për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.
Ndihmon në problemet më kapsllëkun
Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qenë e pasur me fibra dietetike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.

Heq dhimbjen menstruale
Për dhimbjet menstruale, kur keni nevojë, provoni të hidhni një lugë çaji kanelle në një filxhan çaj të ngrohtë. Do ju habisin rezultatet.

Aleat për të luftuar infertilitetin
Kjo erëz e mrekullueshme përmban një substancë natyrore të quajtur cinnamaldehide, e cila, në bazë të disa studimeve, duket se rrit hormonin e progesteronit dhe ul prodhimin e testosteronit tek gratë, duke ndihmuar keshtu balancimin e hormoneve.

Përmirëson kujtesën
Sipas disa kërkimeve, aroma dhe shija e kanellës janë nxitës në përmirësimin e kujtesës. Pikërisht për këtë arsye ajo duket një zgjidhje e shkëlqyer natyrale për disa sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimer-it.
Ilaç natyral për dhimbjen e fytit. Kanella është një zgjidhje e shkëlqyer për dhimbjen e fytit. Në një enë zieni një filxhan ujë duke i shtuar 2 lugë mjaltë, 3 kanellë dhe pak piper.

Author

Share