Mënyra natyrale për trajtimin e buzëve të plasaritura

Author

Categories

Share

Askush nuk dëshiron buzë të thara apo të plasaritura. Buzët e dëmtuara janë diçka e zakonshme, sidomos në raste kur nuk ndjeheni mirë, ndodh edhe kur kemi kaluar një gjëndje gripale me pak temperaturë. Ka edhe raste kur zakone të caktuara apo produkte kozmetike mund të ndikojnë tek buzët duke e irrituar lëkurën dhe duke shkaktuar alergji. Cilado që të jetë arsyeja, ne i’u tregojmë si mund ta evitoni dhe qetësoni një situatë të tillë të pakëndshme. Më poshtë i’u tregojmë si mund të parandaloni plasaritjen e buzëve, por edhe si t’i trajtoni buzët nëse tashmë janë të irrituara.

Shkaqet
Të çarat në anët e buzëve. Kjo shkaktohet si pasojë e disa arsyeve që i gjeni të renditura më poshtë:
– Mungesë e vitaminës B
– Çrregullime të stomakut dhe aciditeti i lartë
– Mungesa e hekurit
– Çrregullime të kafshimit (tek dhëmbët)
– Infeksione për shkak të këpurdhave si kandida (myku) apo baktereve si stafilokoku dhe
streptokoku
– Gjëndje jo e shëndetshme e gojës, për shkak të mungesës së higjienës
– Imunitet i dobët
– Diabeti
Nëse buzët tuaja janë të plasaritura, kjo mund të jetë shenjë e mungesës së elementëve tretës apo vitaminës B, hekurit, zinkut, vitaminës B2, vitaminës B3 dhe vitaminës B12.Të çarat në buzë mund të
shkaktohen edhe për shkak të alergjive si pasojë e disa kimikateve të caktuara që gjenden në produktet kozmetike.
Cfarë duhet të bëni gjatë natës

Lërini produktet e fytyrës të depërtojnë në lëkurë përpara se të shkoni në shtrat.
“Nëse flini me shpinë duke lëvizur nga njëri krah në tjetrin, produktet që nuk janë përthithur mund të përfundojnë në këllëfët e jastëkut dhe ndërsa lëvizni gjatë gjithë natës, përbërës si acidi salicilik dhe peroksidi benzoil (dy nga të cilët gjënden në produktet për fytyrën) ose retinoidet (gjënden në produktet që luftojnë puçrat e fytyrës dhe në produktet anti-rrudhë) mund të përfundojnë në gojën tuaj dhe të acarojnë gojën dhe buzët”, thotë DorisDay, MD, profesor klinik i asociuar i dermatologjisë në NYU Langone Medical Center, në Nju Jork.

Pastë dhëmbësh
Pasta e dhëmbëve është një burim i acarimit të buzëve dhe arsyeja pse buzët e disa njerëzve thahen, sipas Sejal Shah, MD, dermatolog i certifikuar në Nju Jork, vjen në sajë të ruajtësve, aromatizuesve ngjyrosësve dhe përbërësve të tjerë. Ndjeshmëria ndryshon sipas individëve, por ata që janë të rrëmujshëm kur i lajnë dhëmbët kanë më shumë gjasë që të mbetet pastë dhëmbësh në buzë. Ju mund të merrni në konsideratë përdorimin e një paste dhëmbësh natyrore, e cila ka tendencë që të ketë më pak përbërës potencialisht irritues. Një tjetër këshillë është aplikimi i vazelinës për buzët para se të lani
dhëmbët, si një mbrojtës për to. Zgjidhni balsamin e duhur dhe aplikojeni

Të përzgjedhësh produktin mund të jetë zgjidhja e problemit. Disa produkte mund të irritojnë lëkurën. Shikoni për përbërës më të sigurt që përmbajnë: petrolatum, glicerinë dhe dimethicone.

Pastrimi
Buzët tuaja janë më të ndjeshme se lëkura e fytyrës, kështu që mos i pastroni me të njëjtin intensitet si pastroni lëkurën.
Nëse thatësia vazhdon, përpiquni të identifikoni shkakun dhe veproni sipas këshillave të mësipërme.

Trajtime natyrale për buzët e çara
Konsumoni ushqimet e mëposhtme për të trajtuar çarjet e anësoreve të buzëve:
– Djathë tofu
– Djathë me yndyrë të ulët
-Spinaq
– Kikirikë
– Drithëra
– Fara të llojeve të ndryshme
– Asparag
-Ushqime të pasura me vitaminë C (brokoli)

Petale trëndafili dhe qumësht
Gjithçka që duhet të bëni është përzierja e petaleve të trëndafilit me qumësht dhe lënia në qetësi për gati dy deri tre orë. Pasi t'i keni lënë të zbuten, shtypini petalet në qumësht derisa të krijohet një trashësi brumi. Këtë të fundit aplikojeni tek buzët për gati 20 minuta më pas shpëlajeni.
Pse funksionon? Petalet e trëndafilit janë ushqyese sepse përmbajnë vitaminën E. Nga ana tjetër acidi laktik i qumështit largon cipën e trashë ndërsa yndyrat e saj e hidratojnë lëkurën e re.

Aloe vera
Aloe vera njihet për aftësitë zbutëse që prej shekujsh. Prini disa degë, merrni xhelin ruajeni në një kuti kremi hermetik dhe ruajeni në frigorifer. Çdo ditë aplikoni tek buzët dhe rezultati do ju lë pa fjalë. Pse funksionon? Sepse aloe vera ndihmon në procesin e shërimit duke larguar edhe shenjat. Ajo gjithashtu largon qelizat e vdekura dhe favorizon shumimin e qelizave të shëndetshme.

Çaji jeshil
Përdorini pustinat e çajit tek buzët, lërini 5 minuta dhe do keni butësinë që do marrë lëkura në këtë pjesë. Pse funksionon? Çaji jeshil përmban antioksidues dhe taninë që hidratojnë lëkurën e thatë. Ai gjithashtu qetëson djegiet kur buzët janë të plasaritura.

Vaj kokosi
E dini se vaji i kokosit bën mrekulli edhe për buzët e plasaritura? Mjafton disa herë në ditë ë lyeni me të dhe ndjesia do jetë fantastike. Pse funksionon? Acidet yndyrore të vajit depërtojnë në thellësi të lëkurës dhe sjellin butësi dhe shtojnë aftësinë e përthithjes se vitaminave.

Author

Share