Mani i zi dhe mani i bardhë, pema që zhduk presionin e lartë të gjakut

Author

Categories

Share

Mani ose (Morus) është pemë shumëvjeçare nga familja Moracea. Ekzistojnë 10-13 lloje manash të cilat prejardhjen e kanë nga Azia, Afrika dhe Amerika veriore. Në viset tona janë të përhapura dy lloje,mani i zi dhe mani i bardhë. Gjethet e manit të bardhë (Morusalba) dikur përdoreshin si ushqim për krimbat e mëndafshit për prodhimin e mëndafshit. Mani është i ëmbël dhe i shijshëm përbëhet prej sferave të imta të lidhura në kokrra. Mani i zi ka ngjyrë shumë të fortë e cila shumë vështirë të hiqet nga rrobat dhe nga lëkura. Në gjëndje të freskët, ai është një freskues i mirë dhe i shëndetshëm. Prej tij pregatitet një reçel i cili ndihmon në shërimin e dhimbjeve të fytit, pekmez shumë i mirë në sfamatite, faringite dhe anemi, i cili pihet 2-3 lugë në ditë, shurup farmaceutik etj.

Mani i zi

Mani i zi në Shqipëri gjëndet i kultivuar nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe gjethet. Frutat e manit të zi konsumohen të freskëta, ato janë freskuese dhe të shëndetshme. Prej tyre pregatitet reçel, si dhe shurup farmaceutik. Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar etjen. Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para fjetjes. Pekmezi përdoret, në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 1-2 lugë gjelle në ditë. Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës. Me lëvoren e degëve dhe me gjethet e manit përgatitet një çaj, i cili është i përshtatshëm për larjen e gojës kur kemi raste të dhimbjes së dhëmbëve. Gjethet e manit të shtypura, bashkë me vaj ulliri, në trajtë pomade përdoren për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegie të ndryshme.

Ulja e hipertensionit

Merren 8-9 gjethe të pastra mani dhe zihen në 150 ml ujë, derisa të mbetet 1/3 e sasisë së ujit. Çaji kullohet dhe pihet njëherësh. Mjekimi vazhdon, për 5-6 ditë resht.

Sëmundja e mëlçisë

Për të kuruar sëmundjen e mëlçisë merren 2 grushte filiza të rinj manash, nga ata që nuk kanë filluar të bëjnë fruta dhe copëtohen. Vihen të ziejnë në një litër ujë, për një orë. Nga lëngu i fituar merret një lugë gjelle, 2-3 herë në ditë.

Ngjyrosja e flokëve

Merren gjethe të manit të zi dhe zihen, së bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku të zi. Me lëngun e fituar, bëhet larja e kokës. Në këtë mënyrë, floku fiton një ngjyrë dhe shkëlqim të këndshëm. Me këtë çaj kurohen gjithashtu edhe dhimbjet e këmbëve.

Manat e bardhë

Manat e bardhë kanë shumë përfitime në shëndet dhe nuk kanë efekte anësore. Mani i bardhë është pemë e vogël me origjinë në Kinën veriore. Në kohët e lashta përdorimet primare ishin të trajtonin sëmundje të ndryshme. Ky frut përmban shumë komponime unike dhe aktive dhe flavonoide me një gamë të gjerë përfitimesh. Me gjethe dhe rrënjë të manit të bardhë ju mund të pregatisni një çaj, i cili është shum efektiv ndaj sëmundjeve.

Efektet

Mani i bardhë është i mirë për shëndetin pasi trajton diabetin, ju bën të humbisni peshë dhe shumë më tepër se kaq. Ai përmban shumë polifenole natyrorë dhe flavonoide që kanë antioksidues, anti-inflamator, anti-tumor, anti-bakterial dhe anti-plakje. Gjethet përmbajnë më shumë përbërje fenoli dhe flavonoide.
Përmban antioksidantë të ndryshëm të nevojshëm për të trajtuar inflamacionin, ethe dhimbje koke, diarre dhe kollë.

 

 Rrit sistemin tuaj imunitar

Frutat e manit kanë komponime ato rrisin aktivitetin e mikrofagave dhe përmirësojnë përgjigjen imune. Ky frut është i pasur me acide organike, vitamina fibra dhe beta-karotene.

Frutat dhe gjethet e manit

Një praktikë e njohur edhe në Shqipëri është tharja e frutave në diell për t’i konsumuar në dimër. Ato mund të konsumohen si stafidet e rrushit ose për të përmirësuar shijen e ushqimeve të tjera si në çokollata, akullore pasta etj. Frutat e manit, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Ato përmbajnë antioksidantin resveratrol, sipas hulumtimeve të studiuesve kanë efekte pozitive për moshën dhe jetëgjatësinë. Parandalon sëmundjet neurologjike. Manat përmbajnë alkaloidë të cilat aktivizojnë qelizat e bardha të gjakut, për të qenë më aktive ndaj veprimit të agjentëve të jashtëm që kërcënojnë shëndetin. Ndikojnë për mbajtjen e një niveli të balancuar të sheqerit, etj. Frutat dhe gjethet e manit kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në mjekësinë popullore në formë lëngjesh ose çajërash, për të luftuar: parazitët e zorrëve, sëmundjet e gojës dhe të fytit, sëmundjet e rrugëve urinare, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin, diarenë, kancerin ovarian e të gjirit, epilepsinë, dobësinë gripin, kollën, të ftohtit, gjakderdhjet nga hunda e goja, dhimbjet e kokës, nervozizmin, pagjumësinë dhe inflamacione të ndryshme.

 

Author

Share