Lëngu i portokallit, kurues i shumë sëmundjeve

Author

Categories

Share

Lëngu i portokallit është shumë i konsumuar, e përveç faktit që është i shijshëm, vlerat ushqyese të tij dhe sasia e vitaminave që përmban janë të mëdha.  Portokalli si frut, është i përbërë me substanca anti-kancerogjene si dhe ndihmon për të luftuar presionin e lartë të gjakut. Kurse për ditët e ftohta është ilaçi më i mirë. Duke qenë se ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C, ky lëng e forcon shumë sistemin imunitar të njeriut dhe e mbron nga ftohjet dhe sëmundjet kronike. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak. Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frut veprojnë si antioksidues. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët nga portokalli parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe, kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

Portokalli ka veti antiinflamatore, pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artrit, ngurtësi të muskujve dhe nyjave.

Shkencëtarët thonë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të bëjë një ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës.

Nëse jeni shtatzënë, do të ishte më se e dëshirueshme për të pirë rregullisht këtë lëng. Portokajtë janë një burim i acidit folik që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit.

Përfitimet shëndetësore të lëngut të freskët të portokallit:

Shëndeti i zemrës

Një prej përfitimeve të rëndësishme të konsumimit të lëngut të portokallit është që ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të zemrës. Hesperidin njihet si një substancë e bazuar në bimë që ndihmon në mbrojtjen e arterieve dhe përmirëson shëndetin e qelizave. Portokalli përmban hesperidin në sasi të mjaftueshme. Prandaj duke pirë një lëng portokalli të freskët të shtrydhur siguroni rreziqe më të ulëta të sulmeve në zemër.

Parandalon gurët në veshka

Gurët e veshkave janë të njohura për shkaktimin e dhimbjeve të mëdha, ndaj nëse doni t’i luftoni dhimbjet atëherë këshillohet të pini lëng portokalli. Lëngu i portokallit përmban citrate dhe acid limoni të cilat ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të gurëve të veshkave.

Ndalon goditjet apo sulmet e zemrës

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ose AHA, konsumimi i sasive të larta të një komponimi të pranishëm në agrume si portokall dhe grejpfrut mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes ishemike të zemrës. Meshkujt që konsumonin sasi më të lartë të agrumeve kishin një rrezik prej 23% më të ulët të goditjes ishemike, krahasuar me gratë që konsumonin më pak.

Lëng portokalli + Tërshërë = Mëngjes ideal për zemër më të fortë

Disa ushqime bashkëveprojnë duke i përforcuar vlerat ushqyese të njëri-tjetrit, ose duke përmirësuar përthithshmërinë e aparatit tretës. Kur tërshëra kombinohet me lëngje të pasur me vitaminë C, si lëngu i portokallit, i cili mbron arteriet dy herë më shumë. Polifenolet e tyre përbëjnë forcë më të madhe antioksiduese, duke mbrojtur arteriet nga yndyrat e larta si tregliceridet apo kolesteroli  jo i mirë LDL. Me prej ardhje nga gruri i shtypur, tërshëra është një nga ingredientët më të shijshëm dhe të shëndetshëm që duhet në mënyrë kategorike ta konsumoni. Lëngu i portokallit ka aktivitet antimikrobial dhe antiviral, është dëshmuar i shkëlqyeshëm në lehtësimin e çekuilibrit hormonal, stimulimit të rigjenerimit të qelizave dhe rritjen e imunitetit. Nëse i praktikoni këto dy ushqime në mëngjeset tuaja, kujdesuni që t’i merrni së bashku dhe jo veç e veç.

Arsyeja përse nuk duhet ti jepni kurrë lëng portokalli fëmijëve kur janë me grip ose me ftohje

Ndryshimet e temperaturave të këtyre ditëve, sidomos ulja e menjëhershme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, jo vetëm që ju kanë shtyrë të nxirrni menjëherë rrobat e vjeshtës, por janë reflektuar menjëherë në shëndetin e shumëkujt prej jush sidomos në shtimin e rasteve të gripit dhe ftohjes tek fëmijët. Sigurisht, për të mos thënë në shumicën e kohës prindërit detyrojnë fëmijët të ushqehen”pafund” supë shtëpie dhe çaj. Por, jo më rrallë edhe ndonjë gotë me lëng portokalli. Edhe pse lëngu i portokallit i shtypur është më i freskët dhe i shëndetshëm se lëngu i blerë,  i cili ka sheqerna të shtuara, përbërës kimikë për konservimin për një periudhë sa më të gjatë, nuk është aspak ide e mirë. Duke qenë se portokalli bën pjesë në familjen e agrumeve, pavarësisht vlerave ushqyese që përmban, ka edhe përbërës acidikë që irritojnë mukozën e gojës dhe laringun. Nëse doni që fëmijët tuaj ta konsumojnë duhet ta shoqërojnë me mjaltë organik ose me pak ujë të vakët.

Author

Share