Pastroni arteriet me ushqime të rekomanduara

Author

Categories

Share

Mbajtja e arterieve të pastra nënkupton parandalimin e kolesterolit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Mbajtja e arterieve pa kolesterol është mënyra më e mirë për të parandaluar probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë sulmet në zemër, është e rëndësishme të adoptoni një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të kujdeseni për ushqimin. Ushqimet që konsumojme çdo ditë mund të jenë të dëmshme për shëndetinm, me kalimin e kohës, ata mund të pengojnë muret e arterieve, për te bllokuar plotësisht kalimin e gjakut drejt zemrës dhe anasjelltas. Rekomandohen disa nga ushqimet ideale për të mbajtur arteriet e pastra dhe për të siguruar kalimin pa veshtiresi të rrjedhës së gjakut.

 Ushqimi për të mbajtur arteriet të pastra nga kolesteroli

 Drithërat

Tërshëra: është një drithër e pasur me fibra e cila, pasi të konsumohet thith vëllimin e saj të ujit 25 herë, duke promovuar menjëherë një ndjenjë të fortë të ngopjes.  Zvogëlon kolesterolin dhe mban arteriet e pastra, duke parandaluar arteriosklerozën dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Yndyrat e mira

Peshku përmban acide Omega 3, të cilat sjellin përfitime të shumta për trupin dhe i mbajnë arteriet e pastra. Ndër llojet e ndryshme të peshqve përmendim sardelen, troftën, tonin dhe salmonin.

Fruta të thata

Janë të pasura me yndyra të pangopura dhe acide yndyrore Omega 3. Mund të zgjidhni bajamet, lajthitë, kikirikët, gjëja e rëndësishme është që t’i konsumoni me moderim.

Vaj ulliri

Duhet konsumuar ekstra i virgjër, pasi lejon që vetitë e tij të mbeten të paprekura. Falë përmbajtjes së tij zvogëlon rrezikun e vuajtjes nga sëmundjet e zemrës, duke shmangur akumulimin e kolesterolit në arterie.

Frutat dhe perimet 

Avokado

Ky frut ekzotik ka sasi të lartë yndyrash të pangopura, ideale për të mbajtur arteriet e pastra dhe për të shmangur rrezikun e aterosklerozës.

 Hudhra

Antioksidantët e saj zvogëlojnë kolesterolin e keq (LDL) dhe rrisin kolesterolin e mirë (HDL). Hudhra zvogëlon presionin dhe rrjedhën e gjakut.

 Domate

Eshtë një perime e pasur me likopen, një oksidues që zvogëlon shanset e kolesterolit të keq ose LDL  që oksidohet dhe ngjitet në muret e arterieve. Ne këshillojmë që të përfshini domatet nëushqimet e përditshme.

 Spinaqi

Përmbajtja e lartë e vitaminave A dhe C parandalon oksidimin e kolesterolit dhe zvogëlon rrezikun e vuajtjes nga arterioskleroza. Spinaqi i përket familjes së perimeve me gjethe jeshile, të cilat sjellin përfitime të shumta për trupin.

Shega

Eshtë frutI me përmbajtjen më të lartë antioksiduese, më të larta se boronica, portokallet dhe manaferrat. Ndaj është një aleat i shkëlqyeshëm për të mbajtur arteriet të pastra.

Molla

Ky frut i shijshëm përmban pektin, një fibër që bashkohet me kolesterolin dhe e zvogëlon atë. Nëse konsumohet rregullisht, përgjysmon rrezikun e një sulmi në zemër, falë flavonoideve që përmban.

Asparagus

Eshtë një nga ushqimet më të mira për të pastruar gjakun dhe arteriet. Asparagus ul presionin e gjakut në vena dhe parandalon formimin e mpiksjeve të dëmshme që ndonjëherë mund të bëhen fatale.

Ndiheni të lodhur dhe nuk e dini pse? A tregojnë testet e gjakut nivele të larta të kolesterolit

  1. Përzieni gjysmë gote uthull molle me 20 gr kanellë plkuhur. Konsumojeni këtë përgatitje në mëngjes me stomakun bosh. Konsumojeni për 8 ditë.
  2. Përzieni tre karrota dhe dy mollë. Lëreni të ftohet në frigorifer. Konsumojeni atë në mëngjes, me stomak bosh, për një javë.
  3. Përzieni tre lugë mjaltë me një lugë gjelle lëng limoni dhe dy lugë gjelle ujë të nxehtë. Konsumojeni çdo ditë për 10 ditë.

Author

Share