Prof. Dr. Kim Drasa: Seksi dhe infarkti i miokardit

Author

Categories

Share

Prof. KIM, ka berë shumë studime edhe në këtë fushë, e cila është shumë aktuale sepse ka patur shumë diskutime: A duhet të bëhet sex kur meshkujt kanë pësuar Infarkt miokardi ? Për këtë problem ju drejtuam Prof. KIM, si specialisti kompetent në këtë fushë.

Prof. KIM na shpjegoni për lexuesit tanë se si qëndron realisht kjo lidhje midis Sexit dhe Zemrës, pasi zemra ka pësuar Infarkt?

Kjo pyetje bëhet në të gjithë botën sepse janë shtuar rastet me infarkt miokardi, tek meshkujt. Këtu pyetja kryesore është se: “A ndalon ZEMRA gjatë aktivitetit sexual”? Por si fillim po sqaroj se cfar duhet të dinë pacientët rreth medikamenteve që marrin dhe sexit. Disa medikamente për zemren dhe presionin e gjakut, kanë efekte anësore (dëmtuese) mbi funksionimin sexual. Kryesorja është ndikimi negativ sic është: Rrënja e nivelit të ngasjes sexuale (Sex drive). Theksoj se po të ndodhi ky dëmtin i funksionimit normal sexual, pacientët nuk duhet ti ndalojnë asnjëherë marrjen e medikamenteve për Zemrën dhe presionin Arterial. Në këtë rast pacientët duhet të inkurajohen për të folur me doktorin e tyre dhe ky duhet të shikoj për ta ndërruar mjekimin me ndonjë grup tjetër, të cilët mund të shkaktojnë më pak efekte anësore. Ky veprim mund të dojë shumë kohë për tu gjetur mjekimi i përshtashëm për zemrën dhe njëkohësisht të mos keqsojnë funksionimin normal sexual. Por është e rëndësishme për jetën e pacientët që si prioritet është mbajtja e shëndetshme e zemrës.

Prof. KIM, a duhet pacientët të përdorin medikamentet sic njihen gjerësisht- Viagra, Levitra, Cialis?

Më e rëndesishmja, të cilën nuk duhet ta harroni kurrë është: “Këta paciente nuk duhet të përdorin asnjiherë medikamente për të bërë sex sic janë (Viagra, Levitra, CIALIS), kur janë duke përdorur medikamente me përmbajtje nitratesh (për zemrën)”. Marrja e këtyre dy grupeve medikamentesh njëkohësisht, mund të shkaktojnë rënje të menjëherëshme, të presionit të gjakut, tek burrat, në nivele të rrezikeshme për jetën e tyre. Ka patur raste të shumta, të cilët kanë përfunduar me humbje të jetës. Pacientet me ulje te funksionit sexual (Dysfunksion sexual-IMPOTENCE), duhet patjetër të provohet, të trajtohen me medikamente të tjera, sic i trajtoj personalisht, të gjithë ata pacientë, të cilët paraqiten për konsultë.
Prof. Kim, na shpjegoni me konkretisht se cili nga medikamentet për sexin e shpejtë, të çastit është më i miri?

Në këtë pyetje po ju paraqes studimin, personal, të cilin e paraqita në kongresin vjetor i 18 të i mjeksisë seksuale të Europës (ESSM, Madrid, 4-6 February, 2016). Sildenafil (Viagra) nuk ia kam rekomanduar asnjëherë pacientëve të mi sepse ka shkaktuar dhe fatkeqsisht vazhdon të shkaktojë shumë raste me mortalitet (vdekje). Për këtë arsye madhore, ky studim paraqiste se cili medikament i grupit Phosphodiesterase-5 Inhibitors (PDE-5 Inhibitors: Cialis vs Levitra) është më i pranueshëm për organizmin tonë. Studimin e bëra sepse u bënë shumë raste, të cilët i kishin gjetur të vdekur, pas përdorimit të Viagrës. Sic përmenda, këta kishin humbur jetën-gjatë aktit sexual ose disa orë pas aktit sexual (kjo kohë nuk përcaktohej se nuk dihej ora kur kishin bërë sex). Më tronditëse ishte humbja e një mikut tim (R. B), i cili punonte natën dhe në mëngjes e gjetën me kokën të rënë mbi banakun e kioskës. Fatkeqsia, më e madhe është se njerëzit vazhdojne ta kenë tabu bisedën për sexin dhe kështu ndodhi edhe me këtë mikun tim sepse ai nuk më kërkoi asnjëherë këshilla mjeksore për disfunksionin Erektil (Impotencën). Këta përfundojnë rregullisht me humbje jete menjeherë ose disa orë pas pirjes se Viagrës (Kështu i ndodhi edhe vllait, të tij). Medikamentet PDE- 5 Inhibitors janë konsideruar si linja e parë, në trajtimin e pacientëve me impotencë. Qellimi kryesor i këtij studimi ishte investigimi i efektit shpëtues: Tadalafil (Cialis) 10mg dhe Vardenafil (Levitra) 10mg, në një popullsi të gjerë. Pacientet, i përkisnin moshave nga 18—70 vjec. Pacientët duhet të kishin impotencë, të paktën në 6 muajt e fundit. Impotenca e këtyre individëve, u përcaktua si për të gjithë meshkujt sipas pyetësorit botëror IIEF-EF, SEP2, SEP3. Konkretisht, Impotent konsiderohet një person kur në tre tentativa, në tre ditë të ndryshme, jo në ditë – njëra pas tjetrës, paraqesin impotencë. Pacientet u ndanë në dy grupe 1) Cialis 10mg dhe 2) Levitra 10mg, çdo ditë, për 12 javë.
Konkluzioni i studimit:
1) Cialisi, përmiresoi sinjifikatisht funksinin Erektil;
2) Cialisi tolerohet nga organizmi më mirë sesa Levitra
3) Cialis është zgjedhja më e mirë, për cdo moshë
4) Cialisi, mund të quhet:”Medikamenti i kenaqësisë për Week-
end” sepse veprimi i tij zgjat 34-36 orë (me 1 kokër).

Prof. KIM, sa ka mundësi që meshkujve gjatë aktit sexual, t’ju ndodhi ndalimi i papritur i ze?mrës

Ndalimi i Zemrës (Arrest kardiak) është i mundur të ndodhi, tek
disa meshkuj, si gjatë aktit sexual dhe ose pas aktit sexual. Aktualisht, mundësitë e zbulimit sesi ndodh realisht, janë shkencërisht të pakta. Personalisht, nga kultura e përgjithshme mjeksore, po ju shpjegoj se: Ndalimi i papritur i zemrës (Arrest kardiak) ndodh kur ka një problem, difekti, në sistemin elektrik të zemrës dhe ndodh ndalimi (Stop) i menjëherrshëm i rrahjeve, të zemres. Disa herë, kjo shkaktohet nga Aritmia (Ritmi jo-normal i Zemrës). Ndalimi i papritur i zemrës nuk ka shenja keqsimi, paralajmëruese qe do ndodhi prandaj dhe quhet: I papritur. Arresti i papritur kardiak është i ndryshëm nga ataku kardiak sepse ataku kardiak ndodh kur blokohet fluksi i gjakut, drejt zemrës. Në takimin vjetor të shoqatës Amerikane të zemrës (Nendor 2017), shkencëtarët diskutuan probabilitetin e arrestit kardiak (të papritur) gjatë aktit final sexual (Intercourse). Ata kishin studiuar të dhënat mjeksore te 4.557 meshkujeve adultë, të cilet kishin pësuar Arrest kardiak të papritur, midis viteve 2002- 2015, në Oregon (USA). Ata përcaktuan se nga këta: 32 raste ishin meshkuj dhe 2 raste ishin gra- ku arresti kardiak i papritur kishte lidhje me aktivitetin sexual. Me fjalë të tjera, më pak se 1% e të gjithë pacientëve, të cilëve ju verifikuan kartelat mjeksore, kishin lidhje midis sexit dhe arrestit kardiak, të papritur. Kjo fatkeqesi ju kish ndodhur ose gjatë aktit sexual ose brenda 1 ore pas kontaktit sexual. Shumica e tyre kishin patur një histori të sëmundjes së zemrës dhe pjesa më e madhe kishin përdorur medikamente për zemrën. Një zbulim, i cili përfshihet tek kërkimet shkencore, ishte se vetem 1/3 e pacientëve kishin marrë reanimim Kardio-Pulmonar(CPR). Theksuan se kur ndodh arresti kardiak, CPR mund ti shpëtojë jetën pacientit. Shkenctarët bënë thirje për më tepër edukim publik mbi CRP dhe për inkurajimin e popullit për të mësuar CPR.

Prof. KIM, a është e sigurt që pacientët me probleme kardiake ose pasi kanë pësuar infarkt miokardi mund të bëjnë sex?

Për këtë problem kam folur qartë në intervistën, në TV, me titull:”Te flasim për Sexin” (Nëntor 2014). Intervista ka patur audience nga më të lartat. Por meqënëse më pyete po paraqes dicka edhe në këtë intervistë, nga një studim i publikuar ne Journal of the American College of Cardiology (2015) pra një vit pasi dhash intervisten, në TV Klan (Rudina).Ky artikull paraqiste kërkimet e reja, shkencore, duke përfshirë rrezikun ndërveprues midis atakut kardiak dhe sexit. Këtë studim e kishin bërë një grup shkenctarësh Gjerman pasi kishin studiuar 536 persona, të cilët kishin pas pësuar një atak kardiak. Pacientët ju pergjigjën pyetjeve rreth aktivitetit sexual deri një vit më parë se t’iu ndodhte ataku kardiak. Pas kësaj, shkenctarët vazhduan monitorimin e këtyre pacientëve, për 10 vite, sesi vazhdoj progresi i shëndetit, të tyre. Shkenctarët konkluduan se aktiviteti sexual nuk ka gjasa të shkatojë një atak kardiak sepse më pak se 1% e pacientëve kishin bërë kontakt sexual, më pak se 1 orë, përpara se tu ndodhte ataku kardiak. Dhe pothuaj 80%, nuk kishin kryer kontakt sexual, brënda 24 orëve, të fundit. Gjatë 10 viteve të observimit te pacienteve, studiuesit konstatuan se midis këtyre pacientëve ndodhen 100 “ngjarje Kardiovasculare” dhe këto ishin: 1) Atak Kardiak, ose 2) Vdekje prej sëmundjeve kardiake. Për më tepër, këto 100 raste, nuk kishin lidhje me kontaktin sexual. Pacientët, të cilët janë mirë para fillimit të një aktiviteti fizik të lehtë dhe pas fillimit ndjejnë se kanë dhimbje gjoksi nuk Ju lejohet të bëjnë kontaktin sexual, derisa këto simptoma të stabilizohen. Pra, të presi me qetësi derisa të qetsohet. Pacientet me: 1) Presion gjaku, te pa kontrolluar (nuk stabilizohet as me medikamente); 2) Dëmtime kardiake të avancuara 3) Atake kardiake, kohët e fundit 4) Aritmi; 5) Muskuli i zemrës i dobët. Nuk duhet te bejne sex derisa mjeku te japi OK. Disa herë doktorët rekomandojnë kufizim të aktivitetit sexual. Kjo duhet të kuptohet që të bëni sex sa më pak, duke luajtur një rol sa më tepër pasiv, ose duke qenë sa më pak energjik, për të mbajtur poshtë (të ulura) rrahjet e zemrës.

Prof. KIM cilat jane mesazhet per lexuesit?

1)Duhet të shqetësohemi rreth përdorimit të këtyre medikamenteve, nga pacientë të cilët tashmë kanë pësuar Atak kardiak” dhe ajo vazhdon me fjalin, e cila edhe kjo është e rëndesishme: “ Kjo është relativisht e sigurte”. 2) Pacientët mbasi kanë pësuar Infarkt miokardi e kanë të lejuar të bëjnë sex (shif Youtube-intervsta: Kim Drasa “Te flasim per Sexin”) por duhet të vinë patjetër për konsultë, para se të vendosin për të kryer aktin sexual. 3) Meshkujt mos të përdorin më: Viagra (Sildenafil) dhe Levitra (Vardenafil) sepse këto dy medikamente kanë shkaktuar shumë humbje jete. 4) Meshkujt të përdorin vetëm Cialis (Tadalafil) dhe mundësisht Avanafil (Spedra) si fjala e fundit, e shkencës(USA). 5) Shkencërisht akoma nuk mund të rekomandohet (jepet leja) per të gjithë pacientët (TOTALISHT), të cilët kanë kaluar infarkt miokardi, që të përdorin medikamente PDE-5 Inhibitors (Cialis,etj) por vazhdon akoma të jetë selektive.6) Pacientët, në bazë të pikës 5, duhet të konsultohen detyrimisht, për të vendosur shkencërisht se cili medikamentu lejohet të përdorin për impotencen, pasi kanë pësuar infarkt miokardi. 7) Ka pacient që pasi kanë pësuar Infarktin e parë, kanë fatin se duke përdorur medikamente PDE-5 Inhibitors (Cialis, Avanafil) mund të reduktojnë rrezikun e shtrimit përsëri në spital ose rrezikun e mortalitetit (Vdekjes).8) Medikamentet PDE-5 Inhibitors (Cialis, etj) veprojnë,pozitivisht, duke dhënë: a) Zgjerim të enëve të gjakut, b)Përmirësuar fluksin e gjakut në Penis dhe c) Duke ia lehtësuar penisit mundësine që të arrijë dhe të mbaj një ereksion të qëndrueshëm.9) Pacientët që kanë pësuar infarkt miokardi dhe nuk ju lejohet të përdorin medikamente PDE-5 duhet detyrimisht të vinë për konsultë për të vendosur se:” A i lejohet të përdori medikamentin i cili vepron njësoj si medikamentet tipit PDE-5 Inhibitors, i cili futet lokalisht, në penis (MUSA)”. 10) Pacientët me probleme kardiake nuk duhet të bëjnë, asnjëhere, kontakt sexual në ambiente të mbyllura, pa ajrosje, qoftë edhe në dimër. 11) Pacientët me probleme kardiake nëqoftëse kalojnë 10 minuta dhe nuk po arrijnë në orgazëm si dhe paraqesin lodhje duhet detyrimisht ta nderpresin kontaktin sexual (Intercourse) dhe mos të tentojnë ta provojnë përsëri atë ditë. Ju këshillohet të tentojne mbas disa ditësh kur e ndjen natyrisht se kanë dëshira sexuale. 12) Në ndihmë për të kuptuar qartësisht mesazhin në pikën 11 dhe të gjithë thelbin e artikullit, Ju duhet ta mësoni dhe mos ta harroni kurrë “Aksiomen (shprehjen) personale”:* SEXI nuk bëhet kurrë me “Urdhër”: ‘O Sot o Vdes’!!! Por vetëm kur ta kërkon Trupi se në të kundërt fatkeqësisht, vërtet, mund të VDESËSH* (Drasa.K 2014).

Kilnika MMC. Cel. 068-29-20-327

*Presidenti Shoqates UROLOGEVE & SEXOLOGEVE “MAKSUT DRASA”

(AUSA).

*Antar i POST FINASTERIDE SYNDROME FOUNDATION "Media Awareness

page”(New Jersey,USA).

*Website: “ISSM Find a Provider Directory”.

*SENIOR Membership EAU.

*Anëtar Shoqatës Amerikane Urologjisë “AUA”; Mjekësisë Sexuale Europiane &Botërore (“ESSM – ISSM”).

Author

Share