Maska për fytyrë pa rrudha

Author

Categories

Share

Gëzimet, hidhërimet, dimrat e beharet, dashur padashur lënë shenjat e tyre mbi ne, duke bërë të mos dimë se nga t’ia mbajmë.  Mirëpo kjo vështirësi nuk duhet keqkuptuar, sepse pamundësia financiare nuk përkthehet domosdoshmërisht në mungesë dëshire për vetëpërmirësim. Të gjithë, pa përjashtim kemi nevojë të ndihemi bukur dhe komodë me veten tonë. Prandaj merrni laps e letër dhe filloni të shënoni përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e maskës eliksir me veprim dezinfektues, antirrudhë, tonik, lëmues, pastrues dhe numërimi i dobive nuk ka të sosur.

Përbërësit

50 gr gjethe nenexhiku

1 e bardhë veze

Gjysmë kastraveci

2 pika vaj bajame

5 pika lëng të freskët limoni

Përgatitja

Pasi të keni grirë nenexhikun dhe kastravecin, shtoni të bardhën e vezës, lëngun e limonit, vajin e bajames dhe përziejini mirë së bashku derisa të homogjenizohen plotësisht. Ne pas aplikojeni në lëkurë, duke e lënë të veprojë 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 2 herë në javë.

 

Author

Share