Prof.Dr. Kim M Drasa: Sekrecionet vaginale & kruarjet vulvo-vaginale

Author

Categories

Share

PROF. DR. KIM M. DRASA

SEXOLOG & UROLOG

PRESIDENT i A.U.S.A “MAKSUT DRASA”

Gazetarja: Prof. KIM, aktualisht është një nga Seksologët & Urologët më të famshëm, në botë. Emri i tij është në dy web-site e Sexologjisë & Urologjisë, botërore dhe me të drejtë të mjekojë pacientë nga e gjithë bota. Konkretisht ka mjekuar paciente me probleme të impotencës seksuale sic është rasti i një onkologu nga Ohaio si dhe pacient nga Islanda, Suedia, Norvegjia, Kanada, Dubai etj.

Sekrecionet vaginale & kruarjet vulvo-vaginale

Po ju jap intervistën më serioze për femrat sepse kjo është çelsi i pastërtisë së organeve genitale të femrave që ka direkt impakte negative mbi shëndetin sexual të femrave dhe meshkujve.

(I)Sekrecionet vaginale

Sekrecionet Vaginale janë ndodhia me e shpeshtë, regullisht dhe normalisht. Mirëpo, ka disa tipe të sekrecioneve, të cilat mund të tregojnë se ka infeksion, në vaginë.

Sekrecionet jo-normale shkaktohen zakonisht nga Infeksioni Candidosa Vaginale ose nga infeksionet bakteriale. Femra nëqoftëse vëren ndonjë sekrecion, i cili duket jo-i zakonshem ose ka aromë jo të mirë duhet menjëherë të paraqitet tek specialisti për të bërë diagnozën dhe percaktimin e skemës së trajtimit.

 Variantet e sekrecioneve vaginale

Ka variante të ndryshme të sekrecioneve vaginale. Këto variante janë kategorizuar në bazë të konsistencës dhe ngjyrës. Disa variante të sekrecioneve janë normale por të tjerat mund të dëshmojne se ka nje kondicion themelor, i cili kërkon trajtim mjeksor. Po ju paraqes, llojet e sekrecioneve vaginale sipas ngjyrës sepse ngjyra është ajo që femra konstaton fillimisht:

(1) Sekrecione te bardha: Sekrecionet me ngjyrë të bardhë, vecanerisht në fillim ose në fund të ciklit menstrual janë normale. Mirëpo nëqoftëse sekrecionet janë të shoqëruara me kruarje dhe kanë një konsistencë ose një pamje të jashtme, me sy të lirë si gjizë (e bërë vetë, në mal) atëherë nuk jeni para një rasti normal dhe kjo konsiderohet rast jo-normal dhe nevojitet patjeter fillimi i trajtimit. Ky variant i sekrecionit mund të jetë një shenjë e infeksionit Candidoza Vaginale.

(2) Sekrecione të pastra dhe si ujë: Një sekrecion si ujë dhe i pastër është perfekt normal e mund të ndodhi në cdo kohë, të muajit. Ky lloj sekrecioni mund të jetë në sasi të madhe mbas ushtrimeve fiskulturore.

(3) Sekrecione të pastra dhe të shtrira (një-uniformë): në rastet kur sekrecionet janë të pastra por të shtrira dhe si mukus, në vend që të jenë si të ujshme, ajo tregon që juve  ka të ngjarë, më e pranueshme është qe jeni në Ovulacion. Ky është një variant normal i sekrecioneve.

(4) Sekrecionet kafe ose të përgjakura: sekrecionet me ngjyrë kafe ose të përgjakshme janë zakonisht normale, vecanerisht kur kjo ndodh gjatë ose menjëherë pas ciklit menstrual. Një sekrecion i mëvonshëm, në fund të periodave mund të duket kaf, në vend që të jetë i kuq. Femrat mundet gjithashtu të paraqesin një sasi të vogël sekrecionesh si të përgjakura, në mes të periodave, i cili quhet vrojtim (diktim). Nëqoftëse ky lloj sekrecioni (diktimi) ndodh gjatë kohës, normale, të periodave dhe ju kontaktin e fundit seksual e keni bërë pa mbrojtëse, kjo mund të jetë një shenjë që ju jeni shtatzanë. Spoti gjatë fazës së hershme të shtatzanisë mund të jetë një shenjë e Abortit spontan. Kjo ju detyron që të takoheni me Obst-Gjinek.

Në raste të rralla, sekrecionet kafe ose të përgjakura mund të jenë shenjë e kancerit Cervikal, të avancuar. Kjo është arsyeja që pse është e rëndësishme me u ndërgjegjsu që të filloni menjëherë ekzaminimet pelvike dhe Pap test (njollës), gjatë të cilës, gjinekologu do të të bëj check up për zonën Cervikale, të vaginës.

(5) Sekrecionet e verdha ose jeshile: Sekrecionet e verdha ose jeshile vecanërisht kur janë të trasha e të dendura ose të shoqëruara me një aromë jo të mirë, nuk janë normale. Ky lloj i sekrecioneve mund të jetë një shenjë e infeksionit TRICHOMONIASIS, i cili është i zakonshëm që të përhapet nëpërmes kontaktit seksual (Intercourse).

Shkaktaret e sekrecioneve vaginale

Normalisht sekrecioni vaginal është një funksionim i shëndetshëm i trupit dhe kjo është mënyra fiziologjike e trupit të femrës, për të pastruar dhe mbrojtur vaginën. Gjithashtu është normale që sekrecionet vaginale të shtohen në rastet: a) Eksitimi seksual; b) Fiskultura; c) Përdorimi i pilulave anti-shtatzani; d) Emocioni nga stresi.

Sekrecionet vaginale jo-normale janë zakonisht të shkaktuara nga infeksioni. Dhe këto infeksione janë:

(1) VAGINOZA BAKTERIALE: Eshtë një infeksion bakterial dhe pothuaj i zakonshëm. Infeksioni vaginozës bakteriale shkakton sekrecione të shumta, të cilat kanë aromë të rëndë dhe shume shpesh kanë aromë peshku. Pothuajse, në disa raste nuk shkakton asnjë simptomë (rastet më të komplikuara për tu zbuluar, sa më shpejt ngaqë nuk kanë simptoma). Femrat, të cilat përdorin seksin oral ose kanë shumë partnerë, meshkuj, kanë një rritje të rrezikut për tu përfshire nga ky infeksion.

(2) trichomoniasis: Kjo është një lloj tjetër i infeksionit vaginal por shkaktohet vetëm nga një lloj shkaktari që quhet Protozoan (një organizëm një-qelizor). Trichomoniasis përhapet zakonisht nga kontakti seksual por mundet gjithashtu të përhapet nga perdorimi i peshqireve ose robdishanit të banjës, të përbashkët. Ky infeksion rezulton në një sekrecion në ngjyrë të verdhë ose jeshile, i cili ka një aromë jo të mirë. Dhimbja, inflamacioni dhe kruarja janë gjithashtu simptomat shoqëruese. Megjithëse, disa femra nuk paraqisin asnjë simptomë.

(3) Infeksioni Candidoza Vaginale: Eshtë një infeksion fungal që prodhon sekrecione të bardha si djath mali dhe pervec kesaj ka edhe ndjenjën (sensacionin) e kruarjes e të diegies. Prezenca e kandidës në vaginë është normale por nëqoftëse shtohet sasia e saj atëherë jemi para një situate, e cila mund që në disa kondita kjo situatë të na dali jasht kontrollit. Ka edhe arsye të tjera, të cilat shtojnë sasinë e sekrecioneve të kandidozës vaginale dhe këto janë: a) Stresi; b) Diabeti; c) Përdorimi i kontraceptiveve; d) Shtatzania; e) Antibiotikët (vecanërisht kur përdoren mbi 10 ditë).

(4) gonorrhea dhe chlamydia: Këto dyja janë infeksione vetëm sekualisht transmetuese, të cilat mund të prodhojnë një sekrecion jo-normal, i cili është shpesh me ngjyrë të verdhë, jeshile ose si me re.

(5) Sëmundja inflamatore pelvike: Kjo është një infeksion që përhapet shpesh nga kontakti seksual. Kjo ndodh kur bakteri përhapet në zonën e sipërme të vaginës dhe në organet e tjera, të riprodhimit. Kjo mund të prodhojë sekrecione me aromë jo të mirë.

(6) Human papillomavirus (hpv) ose kanceri cervikal: Infeksioni HPV, i cili përhapet nga kontakti seksual mund të cojë në kancer cervical (qafa e mitrës). Ndërsa mundet të mos ketë simptoma, ky lloj kanceri mund të prodhojë sekrecione me ngjyrë të përgjakshme, kafe dhe/ose ujosur, me aromë jo të mirë (pra femrat duhet të jenë shumë të vëmendshme për konstatimin e këtij lloji sekrecioni sepse ka lidhje me kancerin Cervikal). Kanceri Cervikal mundet lehtësisht të parandalohet ose mund të zbulohet me bërjen e pap test (të hershëm, pa u vonuar) dhe testim për HPV.

(7) Candidoza vaginale është një infeksion i zakonshëm i femrave, i shkaktuar nga një fungus. Symptomat e Candidozës vaginale përfshijnë: 1) Kruarje intensive; 2) Enjtje vaginës; 3) Irritim.

Trajtimi është sic jua rekomandova, më sipër. Absolutisht, personalisht, nuk jua filloj kurrë mjekimin femrave, pa ju bërë në fillim dy analizat kryesore: AF Genital dhe Strisho vaginale, ku patjetër të përcaktohet Ph i vaginës.

(8) vulvovaginitis: Eshtë infeksion i zakonshëm i vulvës dhe vaginës. Simptomat mund të përfshijnë: 1) Kruarje; 2) Jo-rehati kur urinojnë; 3) Shtim i sasisë sekrecioneve vaginale.

(9) Atrofizimi i vaginës post-menopaus: atrofizimi (tharja) e vaginës ndodh pas përfundimit të periudhës së menopauzës. Atrofizimi mund të cojë në rritjen e rrezikut dhe rasteve të shumta të ndodhisë së infeksioneve vaginale. Gjithashtu, mund ta bëjë shumë të dhimbshëm kontaktin seksual (Intercourse-futja e penisit në vagine).

Personalisht, po ju këshilloj praktikisht: Ju duhet patjeter që para kontaktit seksual, ta lyeni vulvën me cfardo lloji solucioni vajor, esencial. Ta dini mirë se pas cdo rasti që nuk do bëni sic ju këshillova, do të keni dhimbje të forta, të cilat shtohen kur lëvizni dhe më e keqja, më e madhe, do ju duhet të rrini kohë të gjatë pa bërë seks.

*“Mund të lini cdo qejf por kur mos lini seksin”

 (KIM M. DRASA, Nëntor2014).

(II) Kruarja vulvo–vaginale

Kruarja Vulvo–Vaginale është një simptomë Jo-e rehatshme dhe ndonjëherë shumë e dhimbshme. Kruarja mundet të ndodh shpesh për shkak të përdorimit të substancave irrituese, infeksionet vaginale ose menopausa. Gjithashtu, ajo mundet të ndodh shpesh si rezultat i disa crregullimeve të lëkurës ose nga sëmundjet seksualisht transmetuese (STDs). Në raste, të rralla, kruarja Vulvo–Vaginale mund të zhvillohet për shkak të stresit ose kancerit vulvar. Pjesa më e madhe e kruarjeve Vulvo–vaginale nuk kanë shkaktarë për tu përfshirë në këtë temë. Pra të pa-rëndesishëm dhe pa probleme, për femrën.

Shkaktarët e kruarjes vulvo–vaginale janë klasifikuar si në vazhdim:

(1) Irritantët: Ekspozimi i Vulvo–Vaginës ndaj substancave kimike mund të shkaktojë kruarjen vulvo–vaginale. Këta irritant mund të “shkrepin” një reaksion alergjik, i cili krijon skuqje, në vende të ndryshme të trupit, përfshi edhe vulvo–vaginën. Kjo skuqje e detyron femrën të kruaje vulvo–vaginën. Irritantët kimik më të zakonshëm janë: 1) Sapuni; 2) Banja me flluska; 3) Spray femrave; 4) Dushi; 6) Kontraceptiv Vaginale; 7) kremrat; 8) pomadat; 9) Detergjentet; 10) zbutës pëlhurash; 11) Letrat aromatike tualeti.

 (2) Sëmundjet e lëkurës

Disa sëmundje lëkure sic janë ekzema dhe psoriaza mund të shkaktojnë skuqje dhe kruarje, në zonën genitale, të femrës. Ekzema njihet si Dermatitis atopik, e cila është një rrash që fillimisht ndodh në femrat asmatike ose alergjike. Rrash është një strukturë me luspa, i kuqërremtë dhe kruhet. Rrash mund të përhapet tek vagina, në disa femra me ekzemë. Psoriaza është një kondicion i zakonshëm i lëkurës, e cila shkakton luspa, kruarje, njolla të kuqe, të formuara përgjatë kokës dhe nyjeve artikulare. Nganjëherë, shpërthime të këtyre simptomave mund të ndodhin edhe në vaginë.

(3) Kandidoza vaginale

Shkaktari i Infeksionit kandidozës vaginale është një fungus (kërpudhe) që ndodh natyrshëm dhe është normalisht i pranishëm në vaginë. Ky fungus, zakonisht nuk shkakton probleme por kur rritja e tij kalon në një situatë jo-normale, e pakontrollueshme nga organizmi, atëherë mund të rezultojë një infeksion i pakëndshëm, i mundimshëm.Ky infeksion njihet si infeksioni kandidozës vaginale. Ky është një kondicion i zakonshëm, duke prekur 3 nga 4 femra dhe jo vetëm një herë por disa herë gjatë jetës. Infeksioni shpesh ndodh mbas përdorimit të një kure me antibiotik si dhe lloje të tjera medikamentesh, të cilat mund të shkatërojnë bakteriet e mira, (normale) në vagine dhe ti zëvëndësojë me bakterie të këqia për vaginën dhe organizmin. Bakteriet e mira janë të nevojshme për të mbajtuar nën kontroll rritjen e kandidës. Mbi-rritja e Candidës në vaginë mund të rrezultojë në simptoma të pakëndshme, të parehatshëm, më tepër të mundimshme kur përfshihen: Kruarja, diegia, sekrecione vaginale me kokla, të trazuara (Jo-të njëtrajtëshme).

(4) Vaginoza bakteriale

Kjo është një arsye, tjetër, e zakonshme, e cila shkakton kruarje vulvo–vaginale. Si infeksioni i Candidozës vaginale edhe kjo shkaktohet nga një jo-balancim midis sasisë së bakterieve, të cilat natyralisht ndodhen në vaginë dhe sasisë së bakterieve të këqia, të cilat krijohen në vaginë. Vaginoza bakteriale nuk është e thënë që gjithmon të ketë simptoma. Në kohën kur shfaqen simptomat, në mënyrë tipike ato përfshijnë: Kruarjen vulvo–vaginale dhe sekrecione jo-normale, me aromë jo të mirë. Sekrecionet mund të jenë me ngjyrë gri e hapur ose e bardhë. Në disa raste sekrecionet mund të jenë të shkumëzuara.

(5) Sëmundjet seksualisht transmetuese

Sëmundjet të cilat mund të transmetohen gjatë seksit pa mbrojtie shkaktojnë kruarje në zonën vulvo–vaginale. Këtu përfshihen chlamidia, gonorrhea, lythat genitale, herpes genital, trichomoniasis.

(6) menopausa

Në kohën që gratë po kalojnë menopauzën ose ato që e kanë kaluar menopauzën janë në rrezik të lartë për të patur kruarje Vaginale. Kjo ndodh për shkak të reduktimit të nivelit hormonit estrogen dhe progesteron, e cila ndodh gjatë menopauzës, kjo  con zonën vulvo–vaginale drejt hollimit, tharjes dhe lehtësisht më e prekur nga infeksionet. Konkretisht ndodh atrofia vaginale (hollim i mukozës), e cila shkakton tharje të tepërt, jasht mase, të vagines. Thatësira e vaginës mund të shkaktojë kruarje ose irritim nëqoftëse nuk mjekohet. Kjo ndodh më tepër se në këtë gjëndje, vagina irritohet sapo preket nga urina dhe kjo con edhe në rritjen e sekrecioneve. Vagina e holluar është më lehtë që të zhvillojë infeksione vaginale e të shoqëruara me sekrecione jo-normale. Qartësisht, femrat që në fillim dhe deri në menopauz kanë sekrecione vaginale, normale, të cilat përvec qëllimit kryesor për të mbrojtur vaginën nga infeksione bëjnë edhe një gjë të mirë se i mbajnë të lagura të dyja buzët e vulvës dhe hyrjen në vaginë dhe kur femra urinon, urina kalon posht pa problem (nuk thithet nga vulva dhe vagina). E keqja ndodh kur femra është në menopauz dhe është krijuar Atrofia e vulvës dhe vaginës. Konkretisht, në këtë kur femra urinon, urina mund të thithet nga buzët e thata të vulvës dhe vaginës (si cdo gjë e butë që kur laget e thith një pjesë të cdo lëngu, aktualisht, thith urinën). Kjo thithje e urinës, nga sipërfaqia vulvo—vaginale, është e rrezikeshme kur gruaja ka infeksion urine dhe patjetër ky infeksion do kalojë edhe në vaginë. Prandaj, absolitisht, unë në cdo rast kur një grua vjen për konsultë, për infeksion urinar dhe  aq më tepër kur pacientia është në menopauz ose post-menopauz, i bëj patjeter dhe testimin e shkallës së pastërtisë së vaginës.

(7) Stressi

Stresi emocional dhe fizik mund të shkaktojnë irritim dhe kruarje vaginale, kjo ndodhi nuk është gjë e zakonshme. Kruarja dhe irritimi mund të ndodhin kur stresi ju ka dobësuar sistemin imunitar, duke ju lënë më të prirur drejt infeksioneve që shkaktojnë kruarje.

(8) Kanceri i vulvës

Rrallë, mund të shkaktojë kruarje të vaginës si një nga simptomat e kancerit të vulvës. Ky lloj kanceri që zhvillohet në vulva është në pjesën e jashtme të genitaleve femërore. Ai përfshin buzët e jashtme e të brendshme të vulvës, clitoris dhe zonën e hyrjes në vaginë. Kanceri vulvar mundet, jo gjithmonë, të shkaktojë simptoma. Sidoqoftë, kur simptomat ndodhin, ato përfshijnë kruarjen, hemorragji jo-normale e dhimbje në zonën vulvare.

Trajtimi mjeksor per kruarjen vulvo–vaginale

 Kursi i trajtimi specific duhet të varet mbi kondicionin specifik që shkaktoi kruarjen:

1) Infeksionet kandidozs vaginale trajtohen me medikamente antifungale (kundra mykut) ku përfshihen kremrat, pomadat, pilulat vaginale.

2) Vaginoza Bakteriale trajtohet me antibiotik, të cilët mund të jenë që i pini nga goja ose i vendosni lokalisht (Pilula ose Ovula) ose kremra të cilat futen brënda në vaginë. (Personalisht, pacientëve që konsultoj ju rekomandoj vetëm ovula vaginale që futen në vaginë mbasi shtrihen në krevat, për të fjetur).

3) Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) trajtohen vetëm me antibiotik, antiviral ose antiparasitik. Kontaktin seksual (Intercourse) patjetër me mbrojtes. Personalisht kam mbi 30 vite që studioj dhe i kam trajtuar me sukses SST. Për më tepër, kam paraqitur studimin, personal, ne kongresin vjetor të urologjisë Europiane (EAU; Stockholm, 2009) dhe u kërkova që në percaktimin e protokollit të trajtimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të bëhet ky ndryshim, thelbesor:

Trajtimi i partnerit seksual është “i nevojshëm” (necessary) të ndryshohej e të emertohej:”I domosdoshëm” (Mandatory). Fatmirësisht, për mua dhe për pacientët, kërkesa ime për ndryshim u pranua botërisht. Kjo ndodhi sepse ju sqarova që fjala: “I nevojshëm” nuk është urdhëruese dhe shumë mjek mund mos ta bëjnë dhe aktualisht sic po ndodhte. Kurse fjala: “I detyrueshëm” është komandë, të cilën duhet ta zbatojnë të gjithë specialistët, të cilët trajtojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Fatkeqsisht, përditë konstatoj, gjatë konsultave shumë dermatolog, gjinekolog, infeksionist vazhdojnë të mos e mjekojnë, detyrimisht, partnerin seksual. Personalisht, unë i mjekoj patjetër edhe partnerin/en seksuale sepse po nuk u mjekua edhe ai/ajo, atëherë femra/mashkulli futen në një circulus vicioz nga ku nuk dalin, kurrë sepse jemi në një periudhë, të renduar, nga rritja e rezistences mikrobiale (kemi ngelur tek gjenerata e IV të e prodhimit të antibiotikëve dhe gjeneratën e V-të nuk po e prodhojnë dot. Jemi ne stanacion). Fatkeqesia më e madhe, në rastet e SST, të pa shërueshme, është se femra nuk ka mundësi të ngeli shtatzanë. Gjithashtu, femra edhe mashkulli mund të kalojnë në infertilitet dhe impotencë (përcaktuar në Kongresin 17-të, të akademikëve të riprodhimit njerëzor ‘Human Reproduction’, Romë, Itali). Në këtë kongres më ishte dhënë e drejta, nga komiteti shkencor, për të paraqitur studime dhe 2 studime, të cilat i prezantova, absolutisht me sukses.

4) Menopausa

Në lidhje me kruarjen, e shkaktuar nga menopauza, mund të trajtohet me krem estrogen ose tablet ose futjen e nje “unaze” vaginale me Estrogen.

 

Kruarjen vulvo–vaginale si përfundim të studimit e shkaktojnë:

”11 kondicione patologjike” dhe këto janë:

1) Candidoza Vaginale (Infeksion)

2) Vulvovaginitis

3) Atrofia post-menopause (Vaginitis)

4) Trichomoniasis;

5) Infeksioni nga Krimibi i kuq (krimbi i zorreve)

6) Uretritis (Infeksioni Uretres)

7) Lythat vaginale

8) Kanceri Vulvar

9) Crregullimet anksioze, te gjeneralizuara ose GAD

10) Sindroma (crregullim Autoimune);

12) Diabeti

 

Kujdesi në shtëpi për:

Sekrecionet vaginale dhe kruarja vulvo-vaginale

Femrat për parandalimin e sekrecioneve vaginale dhe kruarjen vulvo-vaginale duhet të zbatojnë një higjenë të cilësisë së lartë. Kryesorja janë zbatimi i porosive, në vijim:

* Vishni vetëm dhe vetëm mbathje me cotton 100% sepse vetëm cottoni siguron që ajrosja e zonës genitale të jetë perfeksion (Lagështira, armiku kryesor i genitaleve të femrave).

* Spray:

Ndalohet përdorimi i spray në zonën genitale (Vulva, hyrja në Vaginë) sepse mund të shkaktojnë sekrecione, të keqia dhe kjo ndodh se spray i ngordh bakteriet e florës normale vaginale.

* Tangat

Janë rrezik i lartë i shkaktimit të infeksioneve vaginale. Femrat që i përdorin tangat nuk duhet ti mbajnë gjithë kohës (ditë e natë).

* Lines

Janë shkaktarët nga më kryesorët e shkaktimit të këtyre dy patologjive sepse cilësia e tyre është skandaloze, “horror”.

*Ju kërkoj

Për të parandaluar infeksionet mykotike (Candidoza vaginale), gjatë kohës që po përdorni antibiotik, duhet të hani KOS, i cili përmban bakterie të gjalla dhe aktive. Rastet kur ju e dini që keni, aktualisht një infeksion kandidoze ju mundet gjithashtu ta trajtoni atë me një krem antifungal (Candidoze) ose me një ovule vaginale. Ovulen futeni në vaginë vetëm kur shtriheni, në krevat për të fjetur, natën. Kjo është taktika më e mirë që rekomandohet. Rastet që konsultoj, pothuaj cdo ditë, ju shtoj një tip shampo speciale ose një përbërës me kamomil, i cilësisë së lartë që me atë të shpëlahen: a) Në mëngjes; b) Mbas cdo rasti që bëjnë kontaktin seksual; c) Pas cdo urinimi dhe d) Para gjumit. Kjo taktike e aplikuar tek pacientet e mia, ka pasur gjithmonë rezultat special, fantastik.

Mesazhi i studimit

1) Zbatimi i porosive të këtij studimi është celësi i perfeksionimit të cilësisë së jetës (kam 15 vite që studioj dhe trajtoi pacientet/ët për tju rregulluar cilësinë e jetës, ‘Quality of Life’ se te  Quality of Life gjthë jetojnë por me cfar cilësie jete sepse kjo nuk ka të bëjë me pasurinë por me vet-ndërgjegjsimin e rrezikut për sëmundjet. Fatkeqsisht, ka edhe femra, të pasura dhe shumë të pasura, të cilat janë të prekura nga këto dy probleme, nga më seriozet për femrat).

2) Merrni seriozisht cdo sekrecion  vaginal, jo të zakonshëm, për ju.

3) Absolutisht, mos e lini vehten deri në gradën e fundit kur as mjeksia nuk munden tju shpëtojnë.

4) Zbatoni me përpikmëri se cfar ju këshillova.

5) Artikullin mbajeni në dokumentat personale, i cilësuar si i “Rëndësisë së vecantë.”

 

Author

Share