MITI i SHEQERIT “Embel” (SUGAR CRUSH)

Author

Categories

Share

MITI i SHEQERIT “Embel” ( SUGAR CRUSH)

Prof. Dr. Kim M. Drasa

UROLOG & SEXOLOG

President i Shoqatës Urologëve & Sexologëve.

Prof. Kim aktualisht është Urologu & Sexolog i pregatitur, që ka Shqipëria dhe njihet në të gjithë botën. Kemi rastisur të takojmë pacient nga e gjithë bota (USA, Europa), të cilët mjekohen on-line nga Prof. Kim sepse emri i tij figuron në dy website nga më të rëndësishme, në boë: 1) Post Finasteride Syndrom Foundation, Awarness page (New Jersey) dhe 2) Internacional Society Sexual Medicine (ISSM)- Find a Provider (Hollande). Gjithashtu, Prof. Kim ka vite që merret me sukses, me trajtimin e gjithë problemeve Seksuale si dhe me Infertilitetin Femëror e Mashkullor.

Për gjithë këtë CV brilante të Prof. Kim, Ju drejtuam për ti kërkuar një intervistë për problemet e Intolerancës Ushqimore.

Prof. Kim, a mund të na jepni një intervistë për ndonjë problem shqetësues të Intolerancës Ushqimore?

Intoleranca ushqimore është një temë e kohës. Personalisht nuk merrem, specifikisht me këtë fushë studimi por për arsye sociale, si Intelektual dhe prind kam dëshirë dhe detyrim moral që të paraqes një problem madhor, i cili po shqetëson dhe po hap shumë debate, në të gjitha format. Mendova të flas për problemin e karbohidrateve në rolin e tyre pozitiv apo negativ në shëndetin tonë. Po e nis me karbohidratet, saktësisht për SHEQERIN sepse në këtë periudhë të gjatë, tranzicioni, sa herë që kam shkuar nëpër kafene, jam habitur që kamarieri të bie dy paketa sheqeri për kafen dhe tre për cajin. Kjo situatë më ka trondit sesi ka mundësi që ky popull përdor kaq shumë sheqer direkt dhe për këtë në cdo local i kam thënë kamarierëve: “Mos ju jepni kaq shumë sheqer klientëve se do bëhen të gjithë diabetik, pas 6 muajve dhe kështu do ngelni pa klientë e do falimentoni. Çuditërisht të gjithë kamarieret kanë patur të njëjtën përgjigje: “Po nuk ju dhe kaq sheqer bëjnë sherr, por ka plot klient që duan 5 sheqer për cajin”. Absurditet, klient që patjeter nuk e dinë që po dëmtojnë shëndetin ose shpjegimi tjetër është që sheqerin e kemi patur me tollon, në diktaturë dhe tani që ka me shumicë , e përdorin pa kriter, se kanë qënë të uritur për sheqer. Personalisht, jam në “luftë” me sheqerin dhe po kërkoj edhe për popullin një luftë të tyre me sheqerin, lufta kundër sheqerit duhet të përfshihet se është në të mirën e shëndetit.

Në këtë artikull po paraqes studimet shkencore dhe observimet personale, në lidhje me sheqerin. Po ju citoj dy shprehje, të cilat më janë fiksuar në mëndje:

E para, kur kam qenë student në fakultetin e mjeksisë në vitin e tretë, Profesorja e nderuar Liljana Mero, jepte lëndën e Fiz-patologjisë përmendte për mos ta haruar asnjëherë, thënien:” YNDYRNAT DIGJEN NE FLAKEN E KARBOHDRATEVE”. Kjo do të thotë shkencërisht se duhet të konsumosh patjetër karbohidrate (sheqerna), për të arritur diegien e yndyrave. Këto i kam përmendur gjithë jetën, sa herë që miqtë, duke qënë mjek, me kërkonin mendim për sheqerin (Të ëmblat) që: “Ta konsumonin apo ta reduktonin apo ta ndalonin përdorimin e Embëlsirave”.

E dyta, sapo filloi demokracia dhe një madamë Franceze erdhi këtu e në bisedë me të, ajo theksoi se në Francë kanë një shprehje, si rregull i pashkruar që të gjithë e pranojnë. “RUHUNI NGA TRE TE BARDHAT: 1) Nga Sheqeri; 2) Nga Kripa; 3) Nga Droga”. Më qartë se kaq nuk ka prandaj mu është fiksuar në mëndje që prej 30 vitesh.

Këtë nr të Gazetës Mbretëresha e Shëndetit   ( gazeta me informacione shumë të dobishme mbi shëndetin) ja besova  këtë intervistë me vlerë  që mund të shpëtojnë mijëra njerëz, po e filloj me të parën: SHEQERIN

Sheqeri “ëmbël” është kthyer në ‘mit’. Argumentimet e zakonshme të ndjesisë dhe kënaqësisë sugjerojnë që karbohidratet mund të influencojnë në humorin, gjëndjen shpirtërore dhe heqien e mërzisë. Ndërsa vera arrin kulmin, ju duhet të jeni të sigurtë se prindërit po ju kërkojnë fëmijëve, të tyre, që të ndalojnë me përdorimin e pijeve me sodë, në partet apo diskot, të cilat janë të shfrenuara, në të gjtha drejtimet. Sikundër është dhe titulli i artikullit, sugjerohet:

Marrja e sheqerit (ose Karbohidrate)në sasi të madhe, menjëherë, ka qënë shpesh menduar që kjo të çon në diegien e energjisë (Sugar Rush) si fillim dhe mbas kësaj gjendje, personi kalon në “Sugar Crash”( Lodhje prej diegies së energjisë, në fazën e fillimit).  Ky është shpjegimi i këtij “Miti”.

Nocioni i “Sugar Rush” filloi të përdorej në komunitetit shkencor që nga viti 1995, kur një studim në nivel meta-analiz demostroi që sheqeri nuk ka efekt mbi sjelljen ose performancën Conjitive (njohëse), tek fëmijët. Megjithatë, “miti” mbijetoi edhe për 25 vite  pas kësaj meta-analize. Shkenctarët nuk u ndaluan por vazhduan me përkushtim në studimin se:”A influencon sheqeri në: Humorin, gjendjen shpirtërore, Heqjen e mërzisë. Ky studim u krye në kontekst të popullsisë Amerikane sepse këta janë të parët, në botë, në përdorimin masiv të pijeve me përbërje: Sode, energjike, sportive si një nga burimet, në nivelin më të lartë (Top ten), për të fituar energji: Disa studime me specifike investiguan ndërveprimin midis heqies së mërzisë dhe përdorimit të sheqerit, kanë sugjeruar se ka ndryshime në performancën njohëse (Cognitive) e në mirqënien emocionale.

Një hipotezë tërheqëse në lidhje me karbohidratet dhe mirë-qenies emocionale është hipoteza e Serotonines (hormon). Kjo hipotezë, detajet e të cilës janë përcaktuar veçanërisht si:

Hypoteza e lidhjes së Karbohidrateve & Serotoninën në një guackë arre, paraqitet si më poshtë, në katër hapa:

Hapi 1 – Vaktet me karbohidrate në sasi të lartë i japin fund Insulinës.

Hapi 2 – Insulina i detyron indet të thithin (absorbojnë) amino acide të tjera në sasinë më të lartë në lidhje me trytofanin, i cili është në qarkullin.

Hapi 3 – Më pak amino acide konkurrojnë me tryptofanin për të kaluar barrierën gjak-tru, relativisht më tepër tryptofan mund të hyjë në tru.

Hapi 4 – Niveli më i lartë i tryptofanit çon në prodhimin më të lartë të nivelit të serotoninës në tru.

 

Kjo tabelë e mësipërme përkufizohet si Postulat (dicka që nuk diskutohet pra është e vërtetë) është që: “Konsumimi i Karbohidrateve (CHOs) do të çojë drejt nivelit më të lartë të ndjehen-mirë neurotransmetuesit e serotoninës, në tru, si rezultat i nivelit më të lartë të tryptofanit (pararendës i serotoninës), të disponueshëm”. Ky postulat është mbështetur nga raportimet e individëve të cilët janë duke vuajtur prej çrregullimeve të humorit (depresion, ankth, etj.), të cilët tentojnë të mjekohen vetë me vakte ushqimore, të pasura me karbohidrate. Si përmbledhje e atyre që paraqitëm më sipër është se: Karbohidratet, janë besuar që influencojnë mbi sjelljen dhe humorin. Ndërsa disa studime sugjerojnë marrja e karbohidrateve do të rris veprimtarinë e neurotransmetuesve të mirë-qënies për prodhimin e serotoninës dhe rritjen e performancës cognitive (njohëse), disa raportojnë për jo influencë, nëqoftëse nuk ka efekte pak të dëmshme. Prandaj studimi që po paraqes ka qëllim të përcaktojë sasinë e efekteve e të shpjegojë rezultatet konfliktuale të studimeve të tjera dhe këtë e arrin duke bërë një meta-analizë të rezultateve dhe faktorëve ngatërues, të cilët mund të influencojnë negativisht mbi nderveprimin e supozuar midis CHOs dhe humorit.

Prof. Kim, Cili dhe Çfarë është studiuar?

Studimi, i cili po paraqes në këtë rast është rasti i parë, në të cilin bëhen review dhe meta/analiza e 31 studimeve (RCTs), ku u vleresuan efektet e ngrënies së menjëherëshme të CHOs me elementët e humorit, tek të rriturit. Studimet e pranueshme do të vleresojnë efektet e CHOs e të ndonë tjetri përbërës (si kafeina), vetëm nëse përbërësi tjetër ishte prezent, në grupin e kontrollit të studimit. Në këto studime u përfshinë 1.259 pjesmarës, me moshë mesatare nën 30 vjeç. 16 studime përdorën glukozë, 4 studime përdorën sucrose, 3 studime përdorën përzjerjen e glukozës & sukrozës; 1 studim përdori Maltodextrin dhe 7 studime përdorën një CHOs, të pa specifikuar. Në grupin placebo u futën personat të cilët përdorën një ëmbëlsirë të zakonshme artificiale. Pjestarët në studim u testuan pas një nate të plotë “agjërimi” ose u ishte kërkuar të agjëronin për 2-3 orë para se të hanin ushqimin e pregatitur për testim ose të një përbërje me 15-128 gr me karbohidrate, të bërë shake(tundur) para përdorimit. Të gjitha studimet raportonin për rezultate të përbëra për ndërtimin e humorit (vigjilencë, gjakftohtësi, tension, ankth, etj.), të dala nga të dy testimet.

Testimi i parë ishte Bond-Lader- shkalla analoge vizuale

Pjesmarrësit zgjodhën se ku e klasifikonin vet-vehten, midis dy antonimeve (të kundërta). Një shembull, të një palë antonimi, ishte: “ I tensionuar” dhe “i relaksuar”.

Testimi i 2të ishte Profili i gjendjes se Humorit, me 65 pika

Meta-analiza e vecantë u bë për 3 kohët, pas marrjes së ushqimit me karbohidrate dhe ishin: 1) Imediate (0-30 minuta) 2) Afat-shkurtër (31-60 minuta) 3) Afat-gjatë (më tepër se 60 minuta). Paragjykimet e publikimit u vlerësuan duke përdorur testin për integritet dhe statistika.

Prof. Kim, kush ishin rezultatet e reja që u zbuluan nga ky studimi, madhështor

Zbulimi më i madh ishte se mbigjithçka kishin përmirësim të Humorit pas 60 minutash të përdorimit të karbohidrateve, krahasuar me ata persona që ishin në grupin Placebo. Gjithashtu, u pa se nuk kishte diferenca midis dy grupeve, pas orareve më pak se 30 minuta ose 30-60 minuta. Për më tepër, u konstatua se për cdo shkallë të humorit, nuk kishte ndryshime statistikore, sinjifikante midis dy grupeve në cdo kohë pervecse për një reduktim të vigjilencës në kohën 30-60 minuta dhe një rritje të lodhjes (Fatigue) në më pak se 30 minuta, pas marrjes së sasisë të caktuar të karbohidrateve.

Heterogjeniteti ishte i ulët dhe jo sinjifikant, përmes pothuaj të gjithë komponentëve, përbërës të humorit. Analiza e mëtejshme e këtyre ndryshimeve zbuluan se pacientët e grupit që përdorën CHOs raportuan sinjifikatisht për më pak lodhje (fatigue) në krahasim me grupin e pacientëve (Placebo), të cilën nuk morën CHOs pas detyrimit fizik të kërkuar nga studiuesit e jo pas detyrës së kërkuar konjitive (Njohëse). Një trend (p=0.078), gjithashtu u zbulua për reduktimin e lodhjes prej përdorimit të CHOs pasi ka kryer detyra Stresuese (pra i pari përdori ushtrime fizike dhe i dyti përdori detyra stresuese) dhe kjo ndodhi pasi kaluan 61 minuta, të përdorimit të CHOs.

Dr. Kim, Çfar realisht ky studim na tregoi?

Rezultatet nga ky studim sugjerojnë që:

1)      Personat, një orë pas përdorimit të karbohidrateve (CHOs=Sheqernat) mund të kenë efekte përfituese, të mira (Benefite) mbi gjithcka që përbëjnë humorin.

2)      Personat, mund të kenë reduktim të lehtë të vigjilencës nga 31’-60’pas marrjes së CHOs.

3)      Personat, mund të kenë rritje të lodhjes brenda 0-30’pas marrjes së CHOs, të paktën në vlera minimale.

4)      Personat, mund të kenë tension, 0-30’ pas marrjes së CHOs.

5)      Personat, mund të kenë konfusion, 31’-60’ pas marrjes se CHOs.

6)      Personat, mund të kenë depresion, mbi 60’pas marrjes së CHOs.

Studiuesit shënojne se gabimet në kalkulime (Confidence Intervals-CI) mund të jenë ekstremisht të vogla ose jo fare. Theksojnë se në këto rezultate duhen të kihen parasysh vecanërisht ata individe, të cilët kanë probleme me rregullimin e glukozës (Intolerancën).

Prof. Kim, a ka benefite cognitive nga marrja e CHOs?

Kjo është pyetja që bëjnë shumica. Qartësisht si drita e diellit është marrja e CHOs siguron lehtësime Cognitive (Njohëse) kur truri kërkon 100-150 gr glukozë në ditë, për të funksionuar normalisht. Gjithashtu, studimet për kequshqyerjen kanë treguar që ketonet (Metabolite të yndyrave) mund të furnizojnë me “Lëndë djegëse”, 60%-70% të energjisë që i duhet trurit për të funksionuar, si dhe mëlçia mund të prodhojë glukozë, të mjaftueshme për ato pjesë të trurit, të cilat ngelin “thatë”, pas harxhimit të energjisë që lëshojnë ketonet.

Prof. Kim, cfar mesazhi jepni për lexuesit e gazetës mjeksore (Mbretëresha e Shëndetit)

Mesazhet që kam dëshirë ti paraqes si intelektual dhe si prind janë keto:

1)      Mos dilni kundra “Nënës Natyrë” pra konsumoni çdo gjë që është për njeriun.

2)      Trupi i njeriut ka nevojë për të tre komponentët kryesor: Proteina, karbohidrate yndyra.

3)      Gaboni rëndë kur nuk konsumoni një nga këto tre komponentë.

4)      Karbohidratet vetëm mund të kenë një slight benefit mbi humorin, në popullsinë e shëndetshme.

5)      Karbohidratet kanë efekte të mira, potenciale, të dukeshme kur individet i nënshtrohen stresit fizik e njohes.

6)      Karbohidratet kanë efekte të mira (Benefite) mbi të gjithë komponentët përbërës të humorit, një orë pasi e kemi përdorur por kjo nuk zgjat shumë dhe mbas këtyre benefiteve vjen keqsimi i gjëndjes si në pikën 7.

7)      Vigjilenca reduktohet dhe Lodhja shtohet, mbi një orë pas marrjes së karbohidrateve pra pas përmiresimit të humorit ndodh keqsimi.

8)      Rinia në pabe duhet të jetë shumë e kujdesshme në përdorimin e ushqimeve e pijeve me karbohidrate, soda, energjike se marrja e tyre e tepërt mund të jetë shkaku kryesor i skandaleve dhe humbje jete, që po ndodhin zakonisht.

9)      Mos kaloni masën që ju lejon trupi.

10)   “Nëna Natyrë” i ka caktuar njerëzimit, në përgjithësi si dhe secilit në vecanti sesa e ka kufirin normal për përdorimin e çdo lloj ushqimi. Gjejeni këtë kufi dhe mos e kaloni asnjëherë. Zbatimi I këtij rregulli, të natyrës, ndihmon për të jetuar sa më mirë, sa më gjatë dhe pa pobleme sociale e familiare.

 

Prof. Dr. Kim M. Drasa Klinika Multi Medical Center Cel. 068-29-20-32

Author

Share