BARNI I PARË NATYRAL KUNDRA KORONAVIRUSIT I GATSHËM PËR TESTIM TË DOKUMENTUAR

Author

Categories

Share

BARNI I PARË NATYRAL KUNDRA KORONAVIRUSIT I GATSHËM PËR TESTIM TË DOKUMENTUAR

I krijuar dhe vetë-eksperimentuar nga unë, Sander Kola, ky barnë natyral në kohë rekord prej 15 minutash heq si me magji bllokimin e frymëmarrjes dhe dhimbjen e kokës, ul temperaturën e trupit në nivel normal, si dhe risjell shijen e nuhatjen e humbur nga Kovid-19 brenda ditës

Këndvështrim i të Mbijetuarit të Parë nga Kovid-19 përmes SKola Counter-coronavirus Natural Remedy.

Ndonëse ka filluar vala e dytë e Pandemisë së Koronairusit dhe jemi në muajin e nëntë, akoma ka njerëz që mendojnë, besojnë dhe propogandojnë se koronavirusi nuk egziston, por është një sajesë e politikës mbarëbotrore. Si i mbijetuar nga koronavirusi duke eksperimentuar në rrethana të panjohura dhe plot rrezik, unë tashmë mund të them se në sajë të nuhatjes së mprehtë dhe fuqisë analitike funksionale të trupit ndaj rrethanave natyrore kam krijuar bindjen time personale për natyrën, transmetimin, dhe pasojat e këtij lloj virusi që akoma mbetet apo shpallet si jo krejt i njohur për natyrën e ndryshueshmërisë nga Doktorë e Shkencëtarë të fushës.

Gjëja që Vazhdon të Mbetet e Panjohur ose e Pashpallur
Ajo çfarë vazhdon të mbetet e panjohur për mua si i mbijetuar është burimi i pandemisë. Mbeten hamendësime nëse shkak është gabimi njerzor apo pasoja e ndonjë dukurie natyrore. Megjithatë, ajo çfarë mund të them për njerëzit bazuar në përvojën personale është se koronavirusi egziston. Në fillim Doktorët në televizione rekomandonin larjen e duarve sa më shpesh, gjë që kishte një të vërtetë sepse mua më rezultonte se vetë ajri përmbante elementë ndotës që depozitoheshin në sipërfaqe (ndonëse askush nuk e thoshte një gjë të tillë), duke ndikuar edhe në frymëmarrje. Pastaj Doktorët theksonin
vendosjen e hundzave/maskave për të parandaluar përcjelljen e virusit përmes stërpikave të pështymës, që që edhe kjo kishte vlerë sidomos në takime me shumë njerës në mjedise të mbyllura, por që për mua hundza është e tepërt nëse ka qarkullim ajri natyral në mjedis. Në fillim të verës nuk lejoheshin njerzit të notonin në Dete sepse Doktorët mendonin se uji mund të ndikonte në shtimin e rasteve pozitive me kovid, por, në një komunikim në Whatsapp me Doktorin e nderuar Z. Tritan Kalo, unë u shpreha: ‘Më shumë i druhem ajrit sesa ujit të Detit.’ Ajri i natyrës tani nuk është aq i pakëndshëm sa ç’ishte në pranverë, ndoshta ngaqë moti ka qenë me Diell dhe jo i ftohtë.

Krijimi dhe Përshkrimi i Efektit Magjik të Produktit të Parë Natyral kundër Koronavirusit

Produkti është autentik sepse përbëhet nga një përzierje prej nëntë elementësh origjinal natyral në një raport mase të përcaktuar nga unë dhe të eksperimentuar fillimisht tek vetja ime në Mars 2020, gjë që mund të kishte rezultuar tejet e rrezikshme. I ndodhur përpara një rreziku tjetër të quajtur Koronavirus që po më rëndonte frymëmarrjen në formën e një gazi helmues që shkonte në thellësi të sistemit të frymëmarrjes, duke më krijuar ndjesinë se gjindesha në një dhomë kuoksigjeni po rradhohej sado përpiqesha të merrja frymë thellë pas gargarës dhe lajes së fëtyrës me ujë, dhe që dalëngadalë po më shtonte dhimbje në ballë dhe nxehtësi të lehtë trupore, vendosa ta bëj eksperimentin e plotë siç e kisha planifikuar për rastin kur unë mund të gjindesha në një çast të tillë pa ndërzgjedhje të tjera, përveç spitalit që nuk ishte i sigurtë askund në botë. As unë nuk e prisja një efekt magjik të tillë aq të shpejtë, duke bërë që e njëjta dhomë pas 15 minutash të më dukej sikur ishte zhvendosur në breg të detit me oksigjenin që të mbushte krahrorin shëndetshëm. E kam provuar gjithsej tri herë për nevojë në Mars dhe një herë në fund të Prillit për t'ia bërë përshkrimin sa më të saktë Dikasterit përkatës me kërkesën e tij. Tani në Nëntor unë e përdora përsëri këtë barnë për të risjellë shijen dhe nuhatjen e aromave pas dështimit të eksperimenteve të tjera gjatë një jave. Ajo çfarë më bën përshtypje është se pas rreth 7 – 10 minuta, flegrat e hundës mbyllen plotësisht në përthithje në pak sekonda dhe të hapet goja për të nxjerrë dioksodin e karbonit vrullshëm derisa e ndien veten krejt të qetë. Mundet që ky lloj pastrimi të vazhdojë të bëhet vetvetiu më pak edhe pas një apo dy orësh. Thjesht ndien se po gëzon një freski në aparatin e frymëmarrjes dhe një lloj frymëmarrje të krahasuar me atë që provon në breg të detit.

Dëshmi të Tjera për Efekteshmërinë e Barnit Natyral SKola Counter-coronavirus
Për më shumë informacion bindës, unë përmend faktin se produkti ka pasur efekt të
menjëhershëm jo vetëm tek unë, por edhe tek Xhaxhai im, Ndoc Kola, me bashkëshorten, Tone Kola, (mbi 80-vjeç, por të fortë) në Milano, të cilët për dy-tri ditë kanë pasur temperaturë mbi 38.5 °C, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje koke, në kohën kur spitalet në Milano në Mars-Prill ishin të tejngopura dhe doktorët nuk ishin të disponueshëm, përndryshe edhe ata mund të mos e kishin provuar këtë barnë nga mosbesimi. Kushëriri im, me të cilin isha konsultuar në Shkoder për idenë time dhe përbërësit e mundshëm pak para se të mbylleshin kufijtë, e mori sinjalin nga unë për ta pergatitur produktin në Milano sipas idesë së diskutuar dhe të provuar tashmë nga unë dhe u nxit t'ua çonte atyre në shtëpi pa e bërë publike as me të afërm. Të afërmit habiten si shpëtuan ata të dy, por pak kush e din një gjë të tillë. Një rast tjetër me të afërm është me tezen time, Leze Patani, e cila e provoi barnin në Shtator dhe menjëherë më telefonoi nga Shkodra duke më thënë: ‘Ma ka heqë dhimbjen e kresë (kokës) krejt.’

Rast tjetër i dokumentuar me video dhe i bërë publik në Facebook-un e revistës LCPJ është
përdorimi i barnit nga mjeshtri i IT-së, Z. Endrit Shalësi, në Tiranë, në Shtator. Zakonisht kur
tjetri shfaq shenja të kovidit, edhe të afërmit rrinë larg duke ua lënë vaktin e bukës tek dera dhe duke u larguar pa u parë apo qëndruar afër, qoftë edhe nëna me fëmijën. Megjithatë, unë nuk mund ta lija një shok, që më ka vlejtur për kompjuterin, të merrte drejtimin e spitalit kur
egzistone mundësia që unë ta ndihmoja. Kur të afërmit e mi më kanë parë në video edhe pa
maskë duke ndihmuar në largimin e kovidit të shokut, kam marrë kritika prej tyre dhe madje
ndonjë ka mbajtur largësi nga frika se mund të isha infektuar duke shëruar të tjerët. Fatmirësisht, përderisa nga natyra jam dhe kam rezultuar si gjysëm-mjek alternativ në disa probleme shëndetsore për vete e të tjerë pa asnjë lloj shpërblimi, unë kisha bindjen e plotë se meqenëse ky barnë më ka shpëtuar mua në pikun e valës së parë të koronavirusit në Mars-Prill të këtij viti, atëherë ai është në gjendje të shpëtojë këdo në botë, duke krijuar imunitet të plotë.

 

Krahasim Reagimesh ndaj Koronavirusit të Panjohur në Dobi të Publikut
-Keshille nga Organizata Botrore e Shëndetsisë në website-in zyrtar të OBSH-së (24 Mars 2020):
Virusi Covid-19 mund të transmetohet në çdo zonë, duke përfshirë vendet me mot të nxehtë
dhe të lagësht. Mënyra më e mirë për ta mbrojtur veten nga Covid-19 është larja e duarve
shpesh. Në këtë mënyrë ju eleminoni viruset që mund të jenë në duart tuaja dhe shmangni
infektimin që mund të shfaqet pastaj duke prekur sytë, gojën dhe hundën.
– Këshilla për nxënësit e mi përmes shpjegimit onlain në gjuhën Angleze në javën e parë të mësimit virtual, në Mars, për shkak të pandemisë për të cilat kam marrë mirënjohje me shkrim: A sikur të mos kishim kaq shumë frikë. Ne duhet të jemi të fortë për ta mposhtur këtë pandemi gripale. Qeveritë e quajnë luftë, apo jo? Në fakt është luftë pa armë dhe kundër asnjë personi. Arma është brenda nesh: vullneti për të ndryshuar mënyrën e jetesës së përditshme. Ne duhet të përqëndrohemi në pastërtinë thuajse absolute të vetes dhe mjedisit tonë. Përderisa quhet gripi i tokës (jo dhe aq i ajrit), ne duhet të përpiqemi të mos i lëshojmë gjërat në tokë. Tani, ju e kuptoni pse mësuesi juaj nuk ka pranuar të marrë në dorëzim fletët e testit të rëna në tokë në klasë, apo jo? Këshillat gjithmonë janë të mira, kështu që pse të mos i merrni parasysh këto: 1. Kur të keni kohë qëndroni jashtë në Diell gjatë ditës, por mos rrini jashtë gjatë natës ngaqë mund të ketë mjegull/lagësht me ndotje. 2. Sapunët me shkumë janë armët më të mira për t’u armatosur. 3. Asgjë nuk rrin apo zgjat gjithmonë, kështu që vazhdoni të jeni të kujdesshëm dhe aktivë në mësime për një fitore më të lehtë kundër Covid-19.
– Koment tek FaceBook-u i TopChannel TV përmes LCPJ.pro: Jo pamje surreale, por krejt reale për situatën. Mjedisi i mbyllur dhe ajri me elementë ndotës duhet të jetë burimi kryesor i koronavirusit. Nuk ka pasur makina në Tiranë gjithë këto ditë dhe prapë ajri nuk ka qenë dhe nuk është ai ajër i kthjellët i pranverës që të bën të ngopesh me frymëmarrje. As tani nuk mund ta lësh shumë dritaren hapur pas perëndimit të Diellit sepse ndihet efekti negativ i këtij ajri që të bllokon frymën pa e kuptuar. Botës i është ofruar zgjidhja nga LCPJ.pro

Potenciali i Barnit Natyral Anti-kovid me Emërtimin “SKola Counter-coronavirus Natural Remedy”

Ky barnë, i bërë publik që me datë 27 Mars 2020, nuk ka dalë si rezultat i ndonjë studimi shkencoro- laboratorik, por ka në themel analizën funksionale të trupit mbi bazë vetë-eksperimentimi të guximshëm. Nëse ai ka dhënë rezultat për pesë vetë, mbetet po aq rezultativ edhe për pesë miliardë apo më shumë njerëz në botë. Përbërësit apo mënyra e përdorimit nuk mund të tregohen sa kohë që egzistojnë abuzimet e mundshme, por megjithatë ka një mënyrë për ta bërë të disponueshëm. Nuk mungon gatishmëria që ky barnë të testohet në mënyrë të dokumentuar përmes filmimit, dhe t’i besohet ndonjë institucioni serioz, duke ruajtur autorësinë.
Sander Kola
Mësues i Anglishtes dhe Bashkëkryeredaktor i LCPJ-së, Linguistic and Communicative Performance
Journal
www.lcpj.pro

Anti vs Counter
(Gjetur në Google)

anti-terrorism = implies preventive measures
counter-terrorism = implies actions to reverse the affection or the result
Derived terms
* counter agent * counter fugue * counter current * counter revolution * counter poison

Author

Share